Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shtrat me shtrojë prej pëlhure të fortë me dy drurë anash a me këmbëza me rrota, që përdoret për të mbartur të sëmurët ose të plagosurit; vig. Barelë me rrota. E sollën me barelë. E vunë në barelë. Përdornin barelën.
✱Sin.: vig, tezgë, vishë, trinë, lesë, shkalc, çatalle, shul, tabut, tezgjere.
TELÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Barelë, shkalc, vig. Të plagosurin e çuan në spital me teligë. E vunë në teligë.
2. Arkëmort, arkivol, qivur, tabut. Të mbajtshin në teligë! (nëmë). Të qitshin në teligë! (nëmë). E sjellshin në (me) teligë! (nëmë).
3. Tevlik, kular. I vuri teligën kaut.
✱Sin.: barelë, çatalle, shkalc, shul, tezgë, tezgjere, vig, arkëmort, arkivol, qivur, tabut.
TÉZG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tryezë e posaçme, e gjatë dhe e hapur përpara, që vendoset brenda ose jashtë dyqanit dhe mbi të cilën vihen mallra që shiten. Shiste me tezgë. Doli me tezgë. Vuri mallrat në tezgë. E kishte mbushur tezgën plot. Pazar i tezgave treg sendesh të përdorura.
2. Përdorëse e përbërë prej disa dërrasash të mbërthyera në dy drurë, që mbahet nga dy veta për të mbartur dhe, pleh, gurë, tulla, thasë a materiale të lehta ndërtimi në largësi të shkurtra. Tezgë e madhe (e vogël, e lehtë, e rëndë). Mbushi (zbrazi) tezgën. Hoqi dheun (plehun) me tezgë. Mbanin gurë (tulla) me tezgë.
3. Shtrat i posaçëm prej pëlhure a prej doku të fortë, me dy drurë të gjatë anash, që përdoret nga dy veta për të mbartur njerëz të sëmurë, të plagosur a të vdekur; vig, shkalc. E prunë (e çuan) me tezgë. E sjellshin me tezgë! (nëmë.)
✱Sin.: tryezë, lesë, trinë, shtrat, vig, shkalc, bartore, tezgjere.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë