Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TESTAMENTÁR,~E mb. Që ka të bëjë me testamentin, që lidhet me testamentin, që bëhet nëpërmjet testamentit, që i përket testamentit. Dispozita testamentare. Trashëgim testamentar. Vullneti i tij testamentar. Dokumente testamentare.
TRASHËGIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Ajo që trashëgon pasurinë a diçka tjetër pas vdekjes së pronarit; ajo që ka marrë ose ka të drejtë të marrë nga prindi një trashëgim. Trashëgimtare e pasurisë. Trashëgimtare testamentare (me testament). Trashëgimtare e caktuar që më parë.
2. Ajo që ka të drejtë të marrë pushtetin në një shtet monarkik pas vdekjes së mbretëreshës sipas ligjeve në fuqi; princeshë. Trashëgimtare e fronit.
3. Ajo që trashëgon, ruan, zhvillon e pasuron një trashëgim kulturor, artistik, shkencor etj.; vazhduese e një veprimtarie të shquar. Trashëgimtare e denjë e traditave më të mira.
4. bised. Fëmijë (vajzë), pasardhëse. Ka edhe trashëgimtare edhe trashëgimtarë. Pret një trashëgimtare pret një vajzë.
✱Sin.: trashëguese, vijuese, fëmijë, pasardhëse, princeshë, pinjolle.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë