Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TESTAMENTÁR,~E mb. Që ka të bëjë me testamentin, që lidhet me testamentin, që bëhet nëpërmjet testamentit, që i përket testamentit. Dispozita testamentare. Trashëgim testamentar. Vullneti i tij testamentar. Dokumente testamentare.
TRASHËGIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. drejt. Ai që trashëgon pasurinë a diçka tjetër pas vdekjes së pronarit; ai që ka marrë ose ka të drejtë të marrë nga prindi një trashëgim. Trashëgimtar testamentar (me testament). Trashëgimtar i caktuar që më parë.
2. Ai që ka të drejtë të marrë pushtetin në një shtet monarkik pas vdekjes së monarkut, sipas ligjeve në fuqi; princ. Trashëgimtar i fronit.
3. Ai që trashëgon, ruan, zhvillon e pasuron një trashëgim kulturor, artistik, shkencor etj.; vazhdues i një veprimtarie të shquar. Trashëgimtarët e veprës së rilindësve.
4. bised. Fëmijë (djalë), pasardhës, mbajtës i themelit (shak.). Kam dy trashëgimtarë. Ka edhe trashëgimtarë edhe trashëgimtare. Pret një trashëgimtar.
✱Sin.: trashëgues, vijues, fëmijë, pasardhës, filiz, princ, pinjoll.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë