Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TESHI vep., ~A, ~UR 1. kal. Përpjek lehtë; cakëlloj, çokas.Tesh gotën e rakisë me dikë. Teshën vezët.
2. jokal. I bëj vizitë, i shkoj dikujt për ta parë, e vizitoj; vij, dukem, shfaqem. Ka kohë që s’na ka teshur. A po tesh pak se kam një punë?
3. kal. Ndesh, takoj dikë rastësisht. E teshi teksa i ngjitej një të përpjete. E tesha dje.
4. jokal., vet. v. III Lind dielli (hëna). Kishte teshur dielli.
5. kal. Përdoret në mënyrën urdhërore a dëshirore si nëmë a si mallkim për dikë apo si betim për të mohuar diçka. E teshtë pika! i rëntë pika! Të teshtë zana! të shitoftë zana! Të teshtë rrufeja! të rëntë rrufeja! Më teshtë Zoti, po ta kem ditur!
6. kal. Mërzis shumë dikë, e bezdis keq, ia plas shpirtin. Ia teshi shpirtin.
✱Sin.: cakëlloj, çokas, cakërroj, kërcëlloj, vizitoj, vij, dukem, shfaqem, vizitoj, ndesh, takoj, pjek, mërzis, bezdis.
►TÉSH/EMI jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Takohem rastësisht me dikë, ndeshem, pjek dikë në udhë. U teshën në udhë. U tesha dje. S’jemi teshur këto kohët e fundit. Teshemi çdo mëngjes dhe pimë kafe.
2. vetv. Zihem ngushtë (keq), s’kam nga t’ia mbaj, nuk di ç’të bëj. Është teshur keq, s’di se çfarë duhet të bëjë.
3. vetv., vet. v. III Zihen, ndeshen, përplasen (zakonisht për deshtë). U teshën deshtë. Mos u fut në mes, kur teshen deshtë. (fj. u.).
4. vetv. Mërzitem, lodhem (nga diçka). Ishte teshur shumë nga puna.
5. pës. e TESHI.
✱Sin.: ndeshem, piqem, mbudhem, takohem, ndeshem, përplasem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë