Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►TERRTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bie nata; errësohet, erret, ngryset, terret. Paska nisur të terrtiset. Nisu para se të terrtiset. Terrtiset herët (vonë).
2. vetv., vet. v. III Bëhet i errët, errësohet U terrtis mjedisi (qilari, dhoma).
3. fig., vetv. Ngrysem, nxihem, vrenjtem kur marr vesh diçka që më shqetëson a nuk më pëlqen. U terrtis nga inati. Ç’e ka gjetur që është terrtisur ashtu?
4. pës., vet. v. III e TERRTÍS.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë