Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AEROTERRORÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Sulm terrorist me bomba nga ajri; bombardim me bomba a mjete të tjera luftarake-ajrore në një territor të banuar me njerëz civilë (në një qytet a në një vendbanim tjetër çfarëdo për të frikësuar, për të shqetësuar ose për të dëmtuar apo për të vrarë për qëllime politike, ideologjike, fetare etj. Aeroterrorizëm i paralajmëruar. Dënohet verbalisht aeroterrorizmi. Aeroterrorizëm me rrezikshmëri të lartë.
ANTITERRORÍST,~E mb. Që është kundër terroristëve dhe kundër terrorizmit; që parandalon veprimet terroriste; që lufton terrorizmin; kund. terrorist. Operacion antiterrorist. Masa antiterroriste. Ligji antiterrorist. Njësia antiterroriste. U aktivizua njësiti antiterrorist.
KAMIKÁZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Pilot japonez që flijonte veten në një luftë a betejë.
2. Ai që armatoset me eksploziv të cilin e vetëshpërthen duke vrarë veten dhe një shumicë njerëzish përreth; terrorist vetëflijues. Vetëvrasja (masakra) e kamikazit.
3. si mb. Vetëvrasës, vetëflijues. Ushtar (djalë) kamikaz.
✱Sin.: terrorist, vetëflijues, vetëvrasës.
NARKOTERRORÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Terrorist që merret me tregtinë e drogave ilegale.
►RIVARRÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e RIVARRÓS. U rivarrosën viktimat e aktit terrorist.
TERRORÍST,~E mb. Që ka tiparet e një terrori, që bëhet për terror a me terror; që bën terror. Akte (vepra, veprimtari) terroriste. Organizatë terroriste. Sulm terrorist. Vepra terroriste. Kërcënim terrorist.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë