Fjalori

Rezultate në përkufizime për “terrinë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUNACË

BUNÁC/Ë,~A f. 1. Errësirë e madhe natën ose kur koha është e vrenjtur; errësirë brenda në një pyll shumëdendur etj. Bunaca e natës. Bunaca e pyllit. Ra bunaca. Në fshat ishte bunacë. U bunacë e madhe. Hapu, moj bunacë, bëju vetëtimë, / Kur të vjen bandilli, më s’ta gjen shtëpinë. (folk.).
2. det. Det fare i qetë para ose pas stuhisë; gjendje qetësie e detit, pa erë e pa lëvizjeujit; kund. burë. Det me bunacë. Në bunacë e në furtunë. Fillon bunaca. Ra detibunacë.
3. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë. Bunacë e keqe. Tokë bunacë. Llapashitnin këmbët nëpër bunacë.
4. fig. Gjendje a kohë pa trazime, pa turbullira etj.; amulli. Çaste bunace.
Sin.: ligatë, ligatinë, moçal, moçalishtë, burishtë, ujerë, ujnajë, bërrakë, pellgishte, errësirë, terrinë, terr, skëterrë, ferr, qetësi, amulli, fashë, prehje, qeti.
U bëra bunacë krahin. 1. M’u rrit barku, m’u fry barku ngangrënët, nga një sëmundje etj.; u bëra daulle; u bëra kacek. 2. v. III U errësua shumë, nuk sheh dot nga errësira.

BURG

BUR/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Ndërtesë e posaçme ku mbahendënuarit me heqjelirisë, vend ku mbahenburgosurit; birucë; banesa e re (euf.). Burg i sigurisë lartë. Roje burgu. Qelitë e burgut. Regjim burgu. E futënburg. Ra (përfundoi) në burg. U lirua (doli) nga burgu. Iku (u arratis) nga burgu. Burgu-varri i të gjallëve. Burgu e ka derën e madhe për të hyrë, por të vogël për të dalë. (fj. u.).
2. krahin. Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish. Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësëgjallë).
3. Burgim2. Burg i rëndë (i lehtë). I dënuar me burg. Një vit burg. Bëri burg. Shpëtoi nga burgu.
4. fig. Vend ku jeta është e rëndë dhe e padurueshme për shkakshtypjes e të terrorit, të mjerimit e të ndjekjeve. Burg fashist. Burg popujsh.
5. fet. Vend ku sipas besimitpopujve paganë, jetojnë dhe dënohengjithë shpirtrat e të vdekurve; ferr. Kur të dalësh në atë fushëgjerë, / Kërkoi burgjet gjithë ku janë. (folk.).
6. Errësirë e madhe, terr i madh. U (është) burg. Burg për tokë mjegulla ka rënë. (folk.).
7. Kodër e vogël shkëmbore e veçuar nga mali; majë shkëmbore e një mali, shkëmb i thepisur.
8. Grumbull thneglash.
Sin.: hapsanë, bodrum, qilar, bimsë, errësirë, errësim, bunacë, terrinë, terr, skëterrë, ferr.
Iu burg (jeta) (dikujt) iu jeta e rëndë dhe e padurueshme, iu nxi jeta. Ia bëri udhën (rrugën) burg (dikujt) ia errësoi punën e s’e la të kuptojë se si duhetveprojë a nga t’ia mbajë. I thotë burgut *hapu (dikush).

SKOTINI
TERRIM
TERRNAJË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.