Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TERRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Errësirë, terrim. Terrinë e madhe. Terrina e natës.
2. Vend shumë i errët; zgëq i errët, skutë e errët, terrishtë. Zgavrat e mëdha, shpellat etj. janë terrina të frikshme. Ariu ishte futur (fshehur) në një terrinë. Prej terrinës dilnin lakuriqë nate. U struk në një terrinë.
3. fig. Prapambetje e madhe në lëmin e arsimit e të kulturës, padituri; kund. dritë. Terrina mesjetare.
VRÉNJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vrenjt a kur vrenjtet. Vrenjtja e qiellit. Vrenjtja e qiellit tregon se po prishet koha. Vrenjtja e qiellit paralajmëron se do të bjerë shi.
2. fig. Veprimi a gjendja kur vrenjtemi nga zemërimi, inati etj. Vrenjtja e fytyrës tregonte një shqetësim a hall që kishte. Vrenjtja nga zemërimi. Vrenjtja e vetullave.
✱Sin.: errësim, zymtim, murrëtim, vrugim, muzgie, sterrim, terrim, mrrolje, turbullim, nxirje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë