Fjalori

Rezultate në përkufizime për “terret”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TERRATISEM

TERRATÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Errësohet, erret. U terratis qielli. U terratis jashtë. M’u terratisën sytë. Iu terratis mendja.
2. Vrenjtem, nxihemfytyrë. Ç’pati që u terratis ashtu? Ishte terratisur keq.
Sin.: errësohet, erret, terret, vrenjtem, nxihem, sterrohem, ngrysem.

TERRISEM

TERRÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. fig. Vrenjtem, mrrolem, nxij, sterroj, terrohem. Ç’kishteishte terrisur ashtu?
2. vet. v. III Errësohet (moti), bëhet terr (errësirë); bie nata. Shpejtkthehemi se u terris. Sapo kishte nisur të terrisej, u dëgjua një krismë.
Sin.: vrenjtem, mrrolem, nxij, sterroj, terrohem, erret, terret, ngryset, errësohet.

TERRTISEM

TERRTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bie nata; errësohet, erret, ngryset, terret. Paska nisur të terrtiset. Nisu para se të terrtiset. Terrtiset herët (vonë).
2. vetv., vet. v. III Bëhet i errët, errësohet U terrtis mjedisi (qilari, dhoma).
3. fig., vetv. Ngrysem, nxihem, vrenjtem kur marr vesh diçka që më shqetëson a nuk më pëlqen. U terrtis nga inati. Ç’e ka gjeturështë terrtisur ashtu?
4. pës., vet. v. III e TERRTÍS.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.