Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIOMÁS/Ë,~A f. 1. biol. Tërësia e qenieve të gjalla në një zonë a në një vëllim të dhënë; masë organike për njësi sipërfaqeje. Biomasa e pyjeve tropikale.
2. spec. Material organik ose substanca që rrjedhin nga materialet organike, si drurët, bimët, mbeturinat ushqimore etj., që përdoren për prodhimin e energjisë përmes djegies, fermentimit etj. Energji me biomasë. Termocentral me biomasë. Biomasë natyrore. Djegie ekologjike me biomasë. Riciklimi i biomasës.
PARÚAJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të ruhet; kund. i ruajtshëm. Energji e paruajtshme. Termocentral i paruajtshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë