Fjalori

Rezultate në përkufizime për “termite”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARI

ARÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. zool. (lat. Ursus) Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trupmadh e të rëndë, të mbuluar me qimeashpra, me ngjyrëmurrme a të bardhë. Ariu i murrmë. Ariu i bardhë. Ari pylli. Arinjtë e cirkut. Lëkurë ariu. Putër ariu. Ecën si ari ecën rëndë. Punon si ari punon fort.
2. fig., bised. Njeri i rëndë e i ngathët, por i fortë; njeri i pagdhendur, që silletmënyrëvrazhdë.
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme arinjsh: Ariu amerikan (lat. Ursus americanus, Euarctos americanus) ariu i zi. Ariu i bardhë (lat. Ursus maritimus, Thalarctos maritimus) ari trupmadh me gëzofbardhëjeton në Polin e Veriut, që është përshtatur për të jetuarmjediseashpra dhe me akull dhepeshon prej treqind e pesëdhjetë deri shtatëqind kilogramë; ariu polar. Ariu i detit (lat. Enydra lutris) ari me gëzofdendur e të butë me ngjyrëkafenjtë, të hirtë ose të zezë, që jetonujërat e ftohta, që është i shoqërueshëm dhe përdor një varg tingujsh për të komunikuar; lundra e detit. Ariu i diellit ariu malajas. Ariu i Himalajeve ariu i kuq. Ariu i kuq (lat. Ursus arctos isabellinus) ari me gëzofngjyrë kafe, i përshtatur për të jetuarmjediset e ashpra dhendryshmerajoneve malore, me trupgjatë deri në dy metër dhe me peshë nga njëqind deridyqind kilogramë; ariu i Himalajeve. Ariu malajas (lat. Ursus malayanus, Helarctos malayanus) kafshë vetmitare, me gëzofinngjyrëzezë a grierrët, me një shenjëbardhë karakteristikegjoksformën e shkronjës U ose të shkronjës V; ariu i diellit. Ariu i murrmë (lat. Ursus arctos) ari shumë i njohur, me ngjyrën e gëzofit nga e verdha e hapur deri në të kafenjtëerrët ose të zez,ë me gjatësia trupore dhepeshandryshme, që varen nga nënlloji dhe vendi i jetesës. Ariu panda (lat. Ailuropoda melanolleuca) ari bimëngrënës e rrallë mishngrënës, me gëzof me ngjyrëzezë e të bardhë, me gjatësi trupore deri në dy metër, me peshë deri njëqind e njëzet e pesë kilogramë dhejetonpyjet me bambumalet e larta të Kinës. Ariu i përhimë (lat. Ursus arctos horribilis) ari u murrmë, që jetonvetmi, me gjatësiarrin deri në dy metër e gjysmë e me peshë deridyqind kilogramë. Ariu përtac (lat. Melursus ursinus) lloj i veçantë i arinjvejetonterritorin indian dhepeshon derinjëqind e pesëdhjetë kilogramë, me gjatësi trupore deri në një metër e tetëdhjetë centimetër, që jetonvetmi dhe ushqehet kryesisht me insekte, termite, milingona etj. Ariu polar ariu i bardhë. Ariu me syze (lat. Tremarctos ornatus) arijeton kryesisht në Amerikën e Jugut, me peshë deridyqind kilogramë, me gjatësi trupore deri në dy metër, me gëzof të zi ose ngjyrë kafejeerrët dhe me njollabardha ose të verdha rreth syve. Ariu i shpellave (lat. Ursus spelaeus) ari bimëngrënës me tru të madh, që ka jetuarshpella në Evropë para mijëra vjetësh, me peshë deri në një mijë kilogramë. Ariu me xhep (lat. Phascolarctos cinereus) koalë. Ariu i zi aziatik (lat. Ursus thibetanus, Euarctos thibetanus) ari i murrmë e i zi me kraharorbardhë, që jetondisa pjesë të Azisë me trup mesatar, me shenjëbardhëkraharorformën e shkronjës V, me kokë e madhe, me veshëmëdhenj e me kthetraforta e të mprehta. Ariu i zi (lat. Ursus americanus, Euarctos) ari me gëzof të zi, me gjatësi trupore deri në dy metër, me peshë derikatërqind kilogramë, që jetonpyje, në zona të mbrojtura dhe jo rrallë pranë vendbanimeve njerëzore.
Sin.: gojëkyçyr, gojëlidhur, tezë.
Bën *gjumin e ariut (e arushës) (dikush). Hahet me ariun (dikush) është shumë i fortë dhe trim; ia shkul gjuhën ujkut. Ia heq *gjuhën ariut (dikush). Mban *shtegun e ariut (dikush) keq. *Pallë ariu thjeshligj. Pinë arinjtë, pinë dhe minjtë shaka. thuhet për ata që dehen shpejt, që pihen me një gotë raki; dehet pa pirë (dikush) iron. E tremb ariun me *shoshë (dikush) iron. I var *zilen ariut (dikush) shaka. E vranë ariun iron. iku ajo kohë, nuk është si më parë, nuk ka më të mira pa fund; ka kaluar ajo kohë kur e gjeje çdo gjë gati, s’ka më aq lehtë ose qyl; s’ka më qofte te daja iron; s’këndonajo qyqe.

TERMITOFAG

TERMITOFÁG,~E mb., biol. 1. ushqehet me termite, me vezë a me larva termitesh. Mizë termitofage. Insekte termitofage.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Termitofagët luajnë rol të rëndësishëmekosistem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.