Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SÁKTAS ndajf. 1. Pa të meta a pa cen; pa ndonjë dëmtim a prishje; me rregull e mirë: Kjo orë punon saktas. Ky sipërmarrës ndërton saktas dhe me përgjegjshmëri. Motori i riparuar funksiononte saktas.
2. Me siguri; pikërisht ashtu. E di saktas si ka ndodhur ngjarja.
3. Në mënyrë të përpiktë, me saktësi: Ai flet pak e saktas. Kjo formë nuk i përgjigjet saktas drejtshkrimit.
✱Sin.: saktë, sak, sakllam, cok, saktësisht, terjak.
SÁKTË ndajf. 1. Pa të meta a pa cen; pa ndonjë dëmtim a prishje; me rregull e mirë: Kjo orë punon saktë. Ky sipërmarrës ndërton saktë dhe me përgjegjshmëri. Motori i riparuar funksiononte saktë.
2. Me siguri; pikërisht ashtu. E di saktë si ka ndodhur ngjarja.
3. Në mënyrë të përpiktë, me saktësi: Ai flet pak e saktë. Kjo formë nuk i përgjigjet saktë drejtshkrimit.
✱Sin.: saktas, sak, sakllam, cok, saktësisht, terjak.
TERJAQÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Njeri që është mësuar të pijë me rregull raki, verë, kafe, duhan etj., burrë që e njeh mirë cilësinë e tyre dhe di t’i zgjedhë e t’i shijojë; qejfli pijesh, duhani, kafeje, terjak. Terjaqi i madh (i vjetër). Terjaqi i rakisë. Terjaqi duhani. Terjaqi pas kafesë. Terjaqi për verë. S'jam terjaqi. E pi si terjaqi. Është terjaqi, s’ke ç’t’i thuash!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë