Fjalori

Rezultate në përkufizime për “terak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PATREDHUR

PATRÉDHUR (i, e) mb. Që s’është tredhur (për mashkullin e disa kafshëve); kund. i tredhur. Dash (kalë, ka, qen) i patredhur. Kafshë e patredhur.
Sin.: i paçjerrë, varvat, ter, terak, racator.

TAROÇ

TARÓÇ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Mëzat, terak, dem. Taroç i fortë. Taroç i madh. Ushqen taroçin. Theri taroçin. Është bërë si taroç.
2. Djalë i ri i shëndoshë, i pamartuar; qejfli femrash.

TER

TER,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Dem, mëzat, terak. Mbajti një ter. Theri terin. Lopa mori ter u mbars.
2. si mb. I patredhur. Dem (buall) ter.
Sin.: dem, mëzat, terak.

TERAK

TERÁK,~E mb. I thatë, pa lagështi, pa ujë (për vendet e për tokat). Vend terak. Tokë terake.

TERAK

TERÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dem, mëzat.
2. fig. Djalë, burrë i fuqishëm. Trarin le ta mbajë nga para ai teraku.
3. iron. Mashkull i papërmbajtur, qejfli femrash, hamshor. Djemtë e të pasurve dhe terakët e të varfërve plaken shpejt. (fj. u). Terak ndër mëshqerra është kollajjesh, po terak ndër terakë është zor. (fj. u.).
4. si mb. m. I patredhur. Buall terak.
5. si mb. m. është i fuqishëm (për një djalë a burrë). Djalë terak. Burrë terak.
6. si mb. m. është qejfli femrash, i papërmbajtur, hamshor.
Sin.: dem, mëzat, djalë, burrë, mashkull, qejfli, hamshori, i patredhur, rashqel, krehër, grabujë.

TERAK

TERÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Rashqel, krehër, grabujë. Mbledh kashtën me terak.

TOROK

TORÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Terak, dem. Torok i fortë. Torok i ushqyer mirë.

VISTRAK

VISTRÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Ka me trupmadh, të hedhur e të bukur, ka i patredhur, terak, dem.
Sin.: dem, taroç, mëzat, terak.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.