Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AJATOLLÁH,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Titull i lartë fetar i shiitëve në fenë islame; autoritet i pavarur, lider shpirtëror, që ka një ndikim të madh në çështjet fetare dhe politike në botën shiite.
2. Titull që u jepet udhëheqësve politikë të shtetit ose dijetarëve islamikë me njohuri të thella në teologji, në jurisprudencë islame dhe në shkenca të tjera fetare; dijetar islamik, jurist islamik.
ANGLOKATOLÍK,~E mb. Që lidhen me traditën dhe besimet katolike brenda Kishës anglikane; që ka të bëjë me anglo-katolicizmin, i anglo-katolicizmit. Besim anglokatolik. Tradita anglokatolike. Doktrina anglokatolike. Besimtarë anglokatolikë. Prift anglokatolik. Kisha anglokatolike Kisha e Anglisë, që në traditën e saj përmban elemente katolike, sidomos në liturgji, pra në pjesën praktike të fesë dhe të dijes mbi sakramentet, dhe elemente protestante, sidomos në teologji.
ANTITEOLOGJÍ,~A f. Të qenët kundër teologjisë; sistem mendimi ose doktrinë që nuk e pranon ose e mohon teologjinë; kund. teologji. Antiteologjia moderne. Thelbi i antiteologjisë. Metodat e antiteologjisë.
✱Sin.: kundërfetari, kundërfe, antife, antifetari.
HYJFJALËSÍ,~A f. Teologji.
TEOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET fet. Ajo që ka mbaruar shkollë për teologji ose që merret me teologji, specialiste e teologjisë.
TEOLOGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. filoz., fet. Shkencë që ka për objekt studimin e dukurive hyjnore, të dogmave dhe të parimeve fetare; tërësi e mësimeve për Zotin, për hyjnitë dhe për historinë e fesë. Teologjia e krishterë. Teologjia islame. Teologjia pagane. Teologjia judaike. Teologjia budiste. Teologjia mistike bektashiane. Teologji dogmatike (skolastike, morale, asketike).
2. fet. Degë që merret me studimin e fesë, të dukurive hyjnore, të dogmave dhe të parimeve fetare. Student i teologjisë. Studionte teologji. Studion për teologji. Doktor në teologji. Profesor i teologjisë. Fakultet i teologjisë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë