Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDËRKÓHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ndodh ndërkohë, që ndodh brenda kësaj kohe. Lirim i ndërkohshëm. Largim i ndërkohshëm. Ndërhyrje e ndërkohshme. Tensionim i ndërkohshëm. Hapa të ndërkohshme.
NDËRSEKTÁR,~E mb. Që ndodh ndërmjet sekteve të ndryshme; që ka të bëjë me dy a më shumë sekte. Mbështeten në baza ndërsektare. Persekutim i zgjatur ndërsektar. Urrejtje ndërsektare. Konflikt ndërsektar. Tensionim ndërsektar. Luftë ndërsektare.
PANATYRSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i panatyrshëm; vetia e diçkaje që është e panatyrshme; kund. natyrshmëri. Binte në sy (në dukje) një panatyrshmëri dhe tensionim i situatës.
TENDÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shtrirje, hapje, nderje (e diçkaje të mbledhur); kund. shtendosje, lirim. Tendosja e telit (e kavos, e litarit, e harkut). Tendosja e muskujve. Tendosja e plotë e forcave. Tendosja e gjymtyrëve.
2. libr. Acarim, ashpërsim (i marrëdhënieve), gjendje e nderë. Tendosja e marrëdhënieve mes dy shteteve.
✱Sin.: hapje, shtrirje, shtriqje, acarim, ashpërsim, përshkallëzim, tensionim.
TENSIONÍM,~I m. Ashpërsim, acarim, përshkallëzim (marrëdhëniesh). Tensionim i gjendjes (i situatës).
✱Sin.: ashpërsim, acarim, përshkallëzim, ftohje, përplasje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë