Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tenjavur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TENJAVUR

TENJÁVUR (i, e) mb. 1. Që i ka hyrë tenja, që e ka ngrënë tenja; i tenjosur.
2. fig. I krimbur, i kalbur, krejt i korruptuar. Regjim (sistem) i tenjavur.
Sin.: i tenjosur, i krimbur, i kalbur, i korruptuar, i blerë, i shitur.

TENJOSUR

TENJÓSUR (i, e) mb. 1.është i brejtur a i ngrënë nga tenja, që i ka rënë a që i ka hyrë tenja; i tenjavur. Grurë (hambar) i tenjosur. Dyllë i tenjosur.
2. Që e bren sëmundja, që vuan nga një sëmundje; që nuk shëndoshet. Dhëmb i tenjosur. Njeri i tenjosur.
3. fig. është i shitur (i blerë, i korruptuar). Zyrtar i tenjosur.
Sin.: i brejtur, i tenjavur, i molepsur, i prishur, i krimbur, i kalbur, i korruptuar, i shitur, i blerë.

TENJOSUR

TENJÓSUR,~IT (të) as. 1.tenjavur, tenjosje, molepsje, krimbje, prishje. tenjosurit e dhëmbëve. tenjosurit e grunjërave. Të tenjosurit e dyllit.
2. fig. Tenjosje, korruptim. tenjosurit e zyrtarëve të pandershëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.