Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tematikë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LARMISHËM
PROBLEMATIKË

PROBLEMATÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tërësi e problemeveshtrohen për t’u studiuar a për t’u zgjidhur ose që trajtohen në një studim, në një kongres a konferencë, në një diskutim etj.; tematikë. Problematika e studimeveardhme. Problematika e bashkimit kombëtar. Problematika e epokës së Skënderbeut.

STIL

STIL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. art., let. Tërësia e veçorive themelore ideoartistike, e mjeteve dhe e mënyraveshprehjes, që bien në sy në krijimtarinë e një shkrimtari, të një artisti, të një rryme a të një epoke dhepërsëriten pak a shumë në një sërë veprash. Vepra e tij karakterizohej nga një stil i veçantë. Stili realist i dramës ishte shumë goditës. Vizituan një kishëstilit bizantin. Stili i arkitekturës mesjetare vërehej në një pjesëndërtesaveqytetit. Stili i shkrimtarëve rilindas është mbresëlënës.
2. gjuh. Zgjedhja dhe ndërthurja e mjetevegjuhës (kryesisht e mjeteve leksikore e sintaksore) në përputhje me kërkesat e një fusheveprimtarisë, me përmbajtjen ose me metodën artistike dhe me qëllimet e shkrimtarit; shtresimi i mjetevegjuhës sipas funksionevekryejnëligjërim. Normativizimipërdorimin e stileve gjuhësore. Stilet funksionalegjuhës. Sistemi i stileve. Stili i plotë i shqiptimit.
3. Mënyra si i shpreh mendimet dikush kur flet a kur shkruan. Ka një stilthjeshtëpërshkrimin e ngjarjeve. Stili i tij i rrjedhshëm e bën prozën të pëlqyeshme. Mangësitëpërzgjedhjen e njësivestilit viheshin re dukshëm.
4. Tërësia e mënyrave dhe e mjetevepërdoren në një veprimtari për të arritur një qëllimcaktuar; mënyra si vepron a si sillet dikush. Stili i ri i punës iu prezantua punonjësvefirmës. Stili i drejtimitinstitucionit nuk ishte i duhuri. Pasi përcaktuan metodat dhe stilin e projektitkërkohej, të gjithë filluan punën. Kjo është tipike për stilin e tij. E përmirësuan stilin, por ishte shumë vonë, dëmi ishte bërë.
5. sport. Mënyra e ushtrimitlëvizjeve në një llojcaktuar sporti. Teknika dhe stili i kërcimit ishinpapërsëritshëm. Në garat e notit, doli kampionstillirë. Stili delfin ishte nga më të vështirët, por ai ia doli me sukses.
6. gjuh. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje stilesh gjuhësore. Stil bisedor stil karakteristikformë dialogupërdoretbisedat e përditshme. Stil libror stilshkruari tipik për ligjërimin e shkruar. Stil shkencor stil i kumtimeve dhe botimeve me tematikë shkencore. Stil telegrafik stil shumë i ngjeshur e i përmbledhur, i shprehur me fare pak fjalë, që i ngjan një njoftimidhënë me telegram. Stil zyrtar stilshkruarishkresa e letërkëmbim midis zyrtarëve; stil formal.
7. arkit., muz. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje stilesh në arkitekturë dhe muzikë. Stil barok stil i arkitekturës, muzikës dhe pikturës evropiane të shek. XVII-XVIII, që karakterizohet nga zbukurimedetajuara. Stil gotik stil ndërtimi me harqethyera me një kënd në mes, kubelartambarojnë nga jashtë me majagjata, të mprehta e të gdhendura, dritaremëdha me xhama shumëngjyrësh dhe zbukurimeimëta e të ndërlikuara, të gdhendura sidomos në gur. Stil rokoko stil i arkitekturës dhe zbukurimit që lindi në Francë si kundërvënie ndaj barokut në fillim të shek. XVIII dhedallohet për larminë e stërholluarformave e të vijave.
8. sport. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje stilesh noti. Stil bretkosë mënyrë notimi si bretkosë, duke lëvizur anash me hapjegjerë këmbët e duart brenda në ujë. Stil delfin mënyrë notimi me lëvizje të të dy krahëve dhe këmbëve njëkohësisht, duke e çarë ujin me gjoks. Stil flutur mënyrë notimi me trupshtrirë, me kokëzhytur në ujë e me të dy krahëthapur, që lëvizin në të njëjtën kohë. Stil i lirë mënyrë notimigarat e shpejtësisë, në të cilën notarët mundnotojnë zakonishtkatër mënyrandryshme.
stilgjerë libr. përpjesëtimemëdha; në sasimadhe; gjerësisht, në mënyrë ballore.

TEMATIKË

TEMATÍK/Ë,~A f. Tërësia e temave dhe e çështjeve, të cilat shtrohen, pasqyrohen, studiohen, shqyrtohen ose zgjidhen një plan a program pune, në një vepër, në një mbledhje, në një bisedë, në një shkrim etj.; sistem i organizuar temash. Tematika e një autori (e një gjinie, e një epoke). Tematikë e larmishme (e shëndoshë). Tematika e studimeve (e mësimeve, e romanit). Hartimi i tematikës. Përcaktuan tematikën. E aktualizuan tematikën.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.