Fjalori

Rezultate në përkufizime për “televiziv”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABONOHEM

ABON/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. ek., vetv. Bëj parapagimin për një shërbimcaktuar (për një gazetë, një revistë, një program televiziv etj.); pajtohem për një organ shtypi a për diçka tjetër (porosi, blerje etj.). Abonohem çdo gjashtë muaj për programin televiziv. Abonohem për shërbime interneti. Abonohem për shërbime mirëmbajtjeje. U abonuan për shërbime teknike. Abonohu edhe ti!
2. pës. e ABONÓJ.
Sin.: pajtohem, parapaguhem.

ABONUES

ABONÚES,~E mb. është abonues në një gazetë (revistë, program televiziv etj.); që ka të bëjë me abonimin, i abonimit. Mediat abonuese. Moduli abonues. Llogari abonuese.

APARAT

APARÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mjet, pajisje ose mekanizëmpërbëhet prej pjesëshimëta e të punuara me përpikëri, që përdoret për të kryer matje etj., në laboratorë, në teknologji, në industri, në mjekësi etj. Aparat transmetimi. Aparat matës (ftohës, larës). Aparat kinematografik. Aparat telefonik. Aparat ndriçimi (projektimi). Bleu aparat fotografik. Aparat matës për presionin e gjakut. Aparat fotografik digjital. Aparat digjital dëgjimi. Aparat dëgjimi me sensorë. Aparat distilimi (me vakum, me avull). Aparat ftohës. Aparat i thjeshtë kopjimi. Aparat përgjimi. Aparat regjistrimi. Aparat saldimi. Aparat televiziv digjital. Aparat lëvizës rëntgeni.
2. fiziol. Tërësia e organeve, që kanë lidhje ndërmjet tyre dhe që së bashku kryejnë një funksioncaktuarorganizmit. Aparat i frymëmarrjes. Aparat i qarkullimitgjakut. Aparati i tretjes. Aparati i të dëgjuarit. Aparat i të folurit.
3. Tërësia e institucioneve ose e degëveorganizimin shtetëror dhe politik të një vendi, që i shërbejnë drejtimitveprimtarisë ekonomike, politike etj.; punonjësit e këtyre institucioneve ose të degëvetyre. Aparati shtetëror (administrativ). Thjeshtimi i aparatit shtetëror. Shkurtoi aparatin shtetëror.
4. libr. Shënimet sqaruese e ndihmëse, që plotësojnë një vepër shkencore a letrare ose që lehtësojnë përvetësimin e një teme mësimore. Aparati shkencor (kritik, bibliografik). Aparati pedagogjik (metodik).
5. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje aparatesh: Aparat dëgjimi (mjek) pajisjevendosetvesh për të dëgjuar, që përdoret nga njerëz me dëgjimdobësuar ose me dëgjimhumbur. Aparat fotografik aparat për të bërë fotografi. Aparat tensioni aparat për të matur tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Parat fotokopjimi fotokopjuese.

EMISION

EMISIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë e një programiradios a të televizionit. Emisioni i lajmeve. Emision muzikor. Emision televiziv. Emisioni yt i parëradio. Emisionet e mbrëmjes (e mëngjesit). Emision për fëmijët. Programi i emisioneve. Do të kem një emision timin.
2. kryes. fin. Monedhat, kartëmonedhat, letrat me vlerë, pullat e postës etj. që vihen njëherëshqarkullim. Emision bankar. Emision aksionesh. Emision pullash. Është realizuar një emision i ri i kartëmonedhave të prerjeve të ndryshme. Bankë emisioni bankë që ka të drejtënxjerrë kartëmonedha. Vihetqarkullim një emision i ri.
3. fiz. Valë, dritë, sinjale etj. që nxirren jashtë a që çlirohen nga një trup dhe përhapen. Emision drite (energjie). Emision elektronesh.

MIMIKË

MIMÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vet. nj. Tërësia e lëvizjevepjesëvefytyrës dhe e gjesteve të tjera, me të cilat shoqërohetfolurit, shprehen ndjenjandryshme a një gjendje shpirtërore e caktuar dheshpesh shërben për të komunikuar një ide a mesazh edhe pa folur. Mimika e fytyrës. E shpreh me mimikë. Mimika e një të sëmuri. Nuk vërejti asgjëdyshimtë në mimikën e vajzës. Përmes mimikës ai e përshëndeti.
2. edhe sh. Këto lëvizje dhe gjestebën një person i caktuar. Nuk dëgjonte çfarë thuhej prandaj i duhej të orientohej vetëm nga mimikat. Po sodiste vendin, njerëzit, fjalët dhe mimikat.
3. vet. nj. Mjeshtëria e të shprehuritndjenjave vetëm me anëlëvizjevepjesëvefytyrës; shprehja e gjendjes shpirtërore me këtë mënyrë. Mimika e një aktori (e një klouni, e një këngëtari, e një kërcimtari, e një prezantuesi televiziv). Zotëronte mimikën. Njihet për gjestet dhe mimikën e tij.
4. edhe sh. Imitim i shprehjevefytyrës a i gjesteve të dikujt, zakonisht për të krijuar një efekt humoristik ose artistik. Djemtë bënin mimikakamera. Ishte e zonja për mimikat.

MODEROJ

MODER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E drejtoj dhe e kontrolloj duke e mbajtur brenda kufijveduhur që të mos kalojëekstreme (për një emision, një debat televiziv, një aktivitetrëndësishëm etj.). Prezantuesi moderoi emisionin e darkës (një program sportiv). Gazetari moderoi një debat presidencial.

MOSDËSHIRË

MOSDËSHÍR/Ë,~A f. Mungesë dëshire për të bërë diçka a për të pasur dikë ose diçka. Vuri re mosdëshirë për të dalë nga ajo gjendje. Nuk ishindebatin televiziv për shkak të mosdëshirës së tyre.

OPINIONBËRJE

OPINIONBËRJE,~ JA f., libr. Veprimi kur formoj, kur krijoj apo kur ndërtoj opinionin a opinionet te publiku përmes medias, diskursit politik, rrjeteve shoqërore, analizave etj. Procesi i opinionbërjes. Mjetefuqishme për opinionbërje. Mediat kanë rol vendimtar në opinionbërjen publike. Politikanët e shohin debatin televiziv si instrument kryesor të opinionbërjes.

PAEKSPOZUAR

PAEKSPOZÚAR (i, e) mb., edhe si em. Që nuk është i ekspozuar, që nuk është ekspozuar; kund. i ekspozuar. “Dopolavoro”, pjesa e paekspozuar e fashizmit shqiptar.Të Paekspozuarit” është një format televiziv me fokus në gazetarinë investigative dhe aktualitetin politik.

PËRBALLËS

PËRBÁLLËS,~E mb. 1. përballet a përplaset me dikë a me diçka. Palët (shtetet) përballëse. Vështrim përballës.
2. Ballafaques. Palët përballëseparlament (në debatin televiziv).
3. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Përballësit me testin e provimit. Përballësit me vështirësitë e shkretëtirës. Partia e tij është përballësja kryesorebetejën parlamentare.

SINJAL

SINJÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shenjë e caktuarjepet me tinguj, me drita etj. për të njoftuar nga larg diçka, për të dhënë një urdhër, për t'u marrë veshlidhje me diçka etj. Sinjali pamor përbën një prej shenjavekomunikimit. Ra një sinjal alarmi dhegjithë vrapuan. Pas pak u dëgjuan disa sinjaleçuditshme.
2. elektr. Ndryshim tensioni ose rrymeprodhohet për qëllimecaktuara komunikimi në një qark radioelektrik, telefonik ose telegrafik. Sinjali televiziv ishte më i qartë pas rregullimit të defektit. U riparuan sistemet e sinjaleve telegrafike dhe optike.
3. fig. Diçkalajmëron dhe nxit për të filluar një punë, një veprimtari; kushtrim. Sinjalet e zemrës i afruanshumë. Sapo mbërritën në vendroje dhanë sinjalin e fshehtë.
4. psikol. Sendet dhe vetitë e tyreveprojnë mbi shqisat e mbi sistemin nervor dheshkaktojnë një kundërveprimorganizmit. Sistemi i parë i sinjaleve, veprimtaria e reflekseve të kushtëzuara te njeriu dhe te kafshët. Sistemi i dytë i sinjaleve, gjuha, ligjërimi.

SINTONIZOHET

SINTONIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR tek., vetv., vet. v. III Përputhet me gjaninë e rikumbimit. Sintonizohet me një kanal televiziv.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.