Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTLÁGUR mb., bised., tall. 1. fig. I përulur e i turpëruar; që s’ia ka arritur qëllimit, i mundur. Iku bishtlagur. E mori rrugën bishtlagur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: i mundur, i përulur, bishtvarur, i turpëruar, i marruar, i zhburrëruar, i njollosur, faqenxirë, ballëfshehur, i telendisur.
POSHTËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është poshtëruar para të tjerëve, që e ka humbur emrin e mirë, që nuk e nderojnë më. E ndiente veten të poshtëruar.
2. bised. I mundur, i mposhtur.
✱Sin.: i fyer, i zhburrnuar, i shkarëzyer, i përbythur, i turpëruar, i nëpërkëmbur, i njollosur, i dhunuar, i baltosur, i damkosur, i mundur, i mposhtur, i telendisur.
QIRIFËLLÍQUR mb. Që është bërë me turp, që është njollosur; shumë i turpëruar. Mbeti qirifëlliqur gjithë jetën.
✱Sin.: i njollosur, i telendisur, faqenxirë.
TELENDÍSUR (i, e) mb., bised. Që është i turpëruar, i poshtëruar në sy të botës; që është marrë nëpër gojë. Burrë i telendisur. Grua e telendisur.
✱Sin.: i turpëruar, i poshtëruar, i sharë, i përgojuar, i poshtëruar.
TURPËRÚAR (i, e) mb. 1. Që e ka zënë turpi; i koritur, me turp. Iku i turpëruar. Rrinte kokulur e i turpëruar.
2. Që është bërë me turp, që është njollosur botërisht. Mbeti i turpëruar për tërë jetën.
✱Sin.: i marruar, i përmarruar, i skuqur, i cenuar, i zhburrnuar, i zhburrëruar, i fëlliqur, i njollosur, faqenxirë, ballëfshehur, i telendisur, i koritur, i çnderuar, i damkosur, i baltosur, i koritur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë