Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
POSHTËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur poshtëroj e kur poshtërohem. Poshtërimi i njeriut. Me qëllim poshtërimi.
2. Gjendja kur poshtëroj ose kur poshtërohem. E çoi në poshtërim.
3. Diçka që ul nderin a emrin e mirë të njeriut, veprim i pandershëm e i ulët, poshtërsi. Bëri një poshtërim. Nuk i duron poshtërimet.
✱Sin.: ulje, përulje, turpërim, fyerje, zhburrnim, dhunim, shkarëzim, përbythje, poshtërsi, damkosje, sharje, telendi, telendisje.
PËRGOJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET keq. 1. Veprimi kur përgojoj ose kur përgojohem.
2. kryes. sh. Të folurit keq e prapa krahëve për dikë; thashetheme. Nuk merren me përgojime.
✱Sin.: përfolje, gojosje, ngojim, shpërrallim, shpifje, prozhmim, përfolshmëri, llapje, thashetheme, telendisje, telendi.
TURP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. zakon. nj. Ndjenjë e fortë turbullimi e hutimi, që na lind kur bëjmë diçka të pahijshme a të pandershme, kur gabojmë, kur nuk ia dalim mbanë një pune, kur na fyen ose kur na vë në lojë dikush etj.; druajtje e madhe përpara dikujt, ndjenjë që na pengon t’i dalim përpara dikujt, t’i flasim etj.; frikë se mos dalim keq ose se mos bëhemi qesharakë para të tjerëve. Me turp të madh. Njeri që ka turp. Njeri pa turp njeri ai që nuk ka skrupuj. Ndjenja e turpit. U bë me turp. Ha (rri) me turp. E zuri turpi. Më vjen turp. Kam turp. Të kesh turp! Turp të kesh! Turp e faqja e zezë! U skuq nga turpi. E ka për turp. Është pa pikë turpi. U afrua me turp. Ia hoqi turpin. I iku turpi. I ka plasur turpi. keq. S’ka turp, s’ke ç’i bën me atë që nuk ka turp, është shumë vështirë të merresh vesh. Kishte turp të dilte në skenë. Turpi të lë pa bukë. (fj. u.).
2. Punë a sjellje e pahijshme dhe e pandershme që të ngjall përbuzje, gjë e turpshme; njollë e keqe që i mbetet dikujt për një punë të tillë të ulët; ai që e ka këtë njollë; kund. nder. Turp i rëndë. Kishte bërë turpe. S’bëri ndonjë turp. Vdiq me turp. Dështuan me turp. E lau turpin. S’është turp të pyesësh. Është turp të flasësh kështu! Ç’janë këto turpe? I mbeti turpi në derë. U bë turpi i botës. Nuk i la turp shtëpisë. S’e duroi turpin.
✱Sin.: marre, drojë, druajtje, zor, perde, cipë, pleng, turpëri, çnderim, koritje, poshtërsi, njollë, telendi.
♦ E ka ngrënë turpin me *bukë (dikush). Ia la turpin te dera (dikujt) e turpëroi, e fëlliqi dhe iku për të mos i lënë kohë të shfajësohet; nuk e mori mbi vete një turp, por ia hodhi dikujt tjetër. E vë (e mbërthej, e gozhdoj) në *shtyllën e turpit (dikë) libr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë