Fjalori

Rezultate në përkufizime për “telegram”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

APROVOHET

APROV/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e APROVÓJ. U aprovua një rezolutë (një telegram). Është aprovuar kredia.

BIE

BÍEIV vep., PRÚRA, PRÚRË kal. 1. Mbart diçka nga vendi ku është dhe e sjell afër, sjell; e zhvendos, e sjell dikush nga largvendin ku jam unë; kund. shpie, çoj. E bie dollapin nga kati i dytë në të parin. E bie nga Shkodra në Tiranë. E bie tryezën afër dritares. I pruri me karrocë (me makinë, në krahë). I prunë eshtrat e rilindësitshquaratdhe. E prunë ujin (dritën elektrike) në fshat. -bjer një kazmë (një lopatë, një darë)! I pruri një karrige. -bjer një pjatë (një lugë)! -bjer një gotë ujë! - Bjerma ta shoh! Dinaku të çonçezmë e të bie pa ujë. (fj. u.).
2. Marr e sjell diçka me vete, sjell diçka për një njeri; vet. v. III sjell, çon diku, nxjerr. I pruri një letër (një telegram). I pruri një dhuratë. Pruri një lutje (një kërkesë, një ankesë). - Bjere edhe djalin kur të vish! Bie me vete. Lumi pruri kërcunj. E pruri rryma. E prunë me zor. E pakta bieshumtën. (fj. u.).
3. Vij e bëjditur, vij e njoftoj diçka, sjell një lajm a diçka tjetër, sjell. Pruri një lajm (të mirë, të keq). Ka prurë një përgjigje. Prurifalat (përshëndetjet, falënderimet) e dikujt.
4. Nxjerr dhe parashtroj, paraqit; e sjell, e nxjerr atje ku dua. Bie prova (argumente, fakte). Bie një shembull (një citat). E pruri fjalën (bisedën, muhabetin). E biemend.
5. fig. Sjell një pasojë, bëj që të shfaqet diçka, shkaktoj; bëjketë; siguroj; sjell. Kjo erë bie shi. Bie dobi (të mira, mbarësi, gëzim). Bie shëndet. Pruri çrregullime (vështirësi, pengesa, fatkeqësi). Bie si pasojë. E pruri koha (rasti). Ia pruri mbarë. Sido që ta bjerë puna sido që të ndodhë, sido që të jetë. Ç'bie sahati, nuk bie moti. (fj. u.).
6. Tërheq për të ardhur, bëjvijë; më sjell diku, më çon. E pruri malli për djalin. - Ç'erë (ç'e mirë) të pruri? - Ç'dreq e pruri? Gjurmët e prunë derishtëpi.
7. Bëjjetë, e sjell në një gjendjecaktuar. E bierregull (në vijë). E pruriqejf (në vete). E pruriterezi punën. E pruri në atë ditë (në atë gjendje) e solli në një gjendje shumëkeqe. E prurifuqi.
8. vet. v. III Lëshon një erë, nxjerr; ka erë. Bie erë. I bie erë të keqe (goja, plaga). Bie era shkrumb. Bie erë barut. Çeli gonxhjasaksi, / Bie erë bukuri. (folk.). Po s'hëngre hudhra, s'bie erë. (fj. u.).
Sin.: mbart, sjell, zhvendos, çoj, nxjerr, parashtroj, paraqit, shkaktoj, siguroj.
E pruri (e solli) në *din (dikë) bised. E bie (e sjell) në *jetë (dikë). E pruri (e solli) *kokën (kryet) (dikush) mospërf. E pruri (e solli) kryet (*kokën) (dikush) mospërf. Më ra (më doli) *lotaria. Si ta bjerë *puna. Ia pruri *pus (dikujt). Ia bie (ia sjell, ia hedh) *rrotull (dikujt). bie *rrugaI (udhaI) (diku). bie *rrugaII (udhaII) (diku). Ma pruri (ma nxori) në *shteg (fjalën) (dikush).

BËJ

/J vep., ~RA, ~RË 1. kal. Përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sendetjera, pjesëndryshme etj.; gatit diçka me punë, me duart e mia ose duke përdorur një vegël, një makinë a një mjet tjetër; kund. zhbëj. Bëj bukë (gjellë, një ëmbëlsirë). Bëj drekën (darkën). Bëj tjegulla (tulla). Bëj gëlqere (qymyr). Bëri raki (verë, birrë). Bën çimento (letër, sheqer). Bën pëlhurë (qilima). Bën këpucë. Bëj çorape. Bën folenë (zogu). Bëj mur. Bëri një qerre (një tryezë). Bëj një fyell. Bënë shtëpi. Bëj një zjarr. Qyshfillim duhet t'i bënim disa gjëra dhe të zhbënim disatjera. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç’thuhet. (fj. u.).
2. kal. Krijoj një vepër arti, një vepër shkencore etj.; hartoj, shkruaj, përpiloj. Bëj një vjershë (një këngë). Bëj një roman (një tregim, një dramë, një hartim, një letër, një raport). Bëj një fjalor (një studim). Bëj një vizatim (një pikturë, një karikaturë, një portret). Bëj një monument (një statujë). Bëj një film. Bëj programin. Bëj një plan.
3. kal. Merrem me diçka, kryej një punë a një veprim, veproj; zhvilloj një veprimtaricaktuar politike, ekonomike, kulturore, sportive etj.; zgjidh një çështje, plotësoj një detyrë; kryej; punoj, realizoj. Bëj punë. Bëj detyrën. Bëj rojë. Bëj mësim. Bëj gjimnastikë (stërvitje, ndeshje). Bëj operacion. Bëj kërkime (studime, eksperimente). Bënte tregti. Bënte kontrabandë. Bëri pazarin. Bëj një problem (një ushtrim). Bën xhiro (fin.) shet mallin a qarkullon paratë. Mirë e bëre. - Ç'po bën? S'bën asgjë. Bëj shumë për dikë. Bëjpamundurën. Bëj çmos. Ka (mbetet) shumë për të bërë. - Ç'bën këtu? - S'ke ç'bën! - Ç'do të bësh nesër? Duhet bërë diçka. S'bën gjë pa pyetur. S'bën gjë tjetër veç... Ç'thotë, bën. - Mendohu mirë, pa bëje. Bën zakonin. Me të parë e me të bërë si të vijë puna, si të shohim kur t'i vijë koha, shohim njëherë e pastaj veprojmë. Me të thënë e me të bërë veproj menjëherë, pa u vonuar. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç'thuhet (fj.u.).
4. kal. Hap një vrimë, një gropë etj., çel (duke gërmuar a duke mihur dheun etj.); çaj. Bëj një hendek (një kanal, një llogore, një transhe). Bënë themelet. Bëj gropa. Bënë një vrimë (një pus, një tunel). Bëj qilizmë. Bëj një vijë uji. Bëjnë rrugë. E bëjngushtë (të thellë).
5. kal. Organizoj e zhvilloj diçka; marr pjesë në një ngjarje, në një veprimtari a në një punë. Bëj dasmë (festë). Bënë mbledhje. Bëjnë gara. Bënë një kongres (një konferencë). Bënë grevë (demonstratë). Bëjnë komplote (intriga). Bën manovra. Bëri gjyq. Bëri luftë.
6. fig., kal. Ngre, kurdis, vë; i punoj diçka. I bëri pritë (pusi, një grackë). I bëri një lojë (një marifet, një rreng). I bëri hile. Ia bëri me të pabesë. Ia bëri me qëllim (enkas, kastile, për inat). - Mirë ia bëre! - Ta bën prapa krahëve.
7. kal. Lyej diçka me një lëndë; zë diçka me një lëndë; fëlliq, përlyej me diçka, ndot, ndyj. Bëj murin me gëlqere. Bëj këpucët me bojë. Bëj plasat me allçi (me baltë). Bëj bukën me gjalpë. Bëj plagën me jod. Bëj me ilaç. Bëri buzët me të kuq. Bëj me pudër. E bëri me njolla (me pluhur). Bëj mjekrën me shkumë sapuni. I bëri duart me blozë. Bëri flokët me këna. I bëri duart me gjak.
8. kal. Veproj mbi një njeri, mbi një kafshë a mbi një send, duke i lënë një shenjë, një gjurmë, një mbresë etj. I bëri një plagë (një xhungë). I bëj një shenjëkrah (në kurriz). I bëj një të çarë. Bën vijë. Bëj një vijë me laps. I bëj një kllapë drurit. Më bën përshtypje.
9. kal. Kryej një lëvizje; lëviz, zhvendosem në një drejtim, eci drejt një pike, ia mbaj nga... Bëj një lëvizje. Bëj prapa (përpara, djathtas, majtas, anash). Bëj mënjanë (më tutje). Bëj dy hapa. Bëj një rrotullim (një kërcim, një fluturim). Bëj tatëpjetë (nga dera, drejt shtëpisë). Treni bëri përpara. - Nga bëri? Bëj shenjë me dorë. Ia bëj me gisht (me kokë).
10. kal. I nënshtrohem një veprimi; kryej diçkalidhet me mua, duke iu nënshtruar një veprimi a një procesi; veproj mbi dikë për diçka, ia nënshtroj dikë një veprimi; përpiqemndikoj mbi dikë. Bëj banjë (dush). Bëj gargarë. Bëj një fotografi. I bëj një fotografi. Bëj radioskopi. Bëj banja dielli. Bëj rreze (mjek.). I bëj masazh. I bënë tortura e torturuan. I bën lajka. I bëri kërcënime e kërcënoi. I bëj agjitacion. Bëj punë bindëse me njerëzit.
11. kal. I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje. I bëri një të mirë (një të keqe). I bërizezën. I bëri një padrejtësi. I bën dëm e dëmton. I bën dobi. Të bën kaps. Më bën mirë (keq). Bënë masakra (kërdinë). Bënë zhurmë (shamatë, rrëmujë). E bërilumtur. E bëri me inat (më qejf). E bëri me nerva e nevrikosi. E bëri me turp. - Ai ma bëri këtë! - Çfarë i bënë? - Ç'të bën kjo? S'të bën asgjë. - Çfarë po të bëj? -bëni ç'të doni! Bën masë (kontakt) (elektr.).
12. kal. E detyroj ose e nxit dikëkryejë një punë a një veprim; jam shkaku që... (me një foljemënyrën lidhore). E bëriflasë (të thotë, të bërtasë, të heshtë, të qajë, të qeshë, të inatoset, të mërzitet). E bëjmendohet (të besojë). E bëjlexojë (të mësojë, të punojë, të vijë). E bënrritet (të zhvillohet). E bëjpërparojë (të ecë, të ngrihet). E bëjfluturojë. E bëndërsijë.
13. bised., kal. Pajis me diçka, i jap a i sjell diçka, i siguroj që të ketë diçka, i gjej, i rregulloj. E bënë me shtëpi. E bëri me shkollë (me zanat). E bëri me orë (me biçikletë). I bëri një nuse.
14. kal. I jap dikujt një detyrë, një gradë a një titull, e emëroj, e caktoj në një punë; e quaj, e trajtoj, e paraqit ose e vlerësoj; e marr për... E bëj minator djalin. E bënë kryetar (drejtor, përgjegjës, brigadier). E bëj mik (shok). E bëj timin. E bëj si të shtëpisë. E bëri dhëndër (bir në shpirt). E bëri nënë. E bën vetenzgjuar. Të bën për budalla. E bëjnëmarrë. E bëri (për) qorr. E bënë për të vdekur e quajtën, e kujtuan për të vdekur.
15. kal. E kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj; jap një cilësi, një veti a një pamjecaktuar, i jap cilësitë a tiparet e dikujt a të diçkaje tjetër; e paraqit diçka si dua unë a si mendoj unë, duke e ndryshuar. E bëjbutë (të fortë). E bëjlehtë e lehtësoj. E bëjbardhë (të zi, të verdhë). E bëjgjatë e zgjat. E bëjgjerë e zgjeroj. E bëjshkurtër e shkurtoj. E bëjmadh e zmadhoj. E bëjvogël e zvogëloj. E bëjlëmuar (të rrumbullakët). E bëj pjellor. E bëjshkathët. E bën qesharak. E bëj qumështin kos (djathë). E bën ujin akull. E bëj mishin qofte. I bëri paratë mall. I bëj qepët varg. I bëj flokët gërsheta. Ia bëri kokën tullë (rrikë) e qethi shumë shkurt. E bëj fillin lëmsh. E bëj zyrë. E bëj shtëpi banimi. E bëri koloni. E bënë rob. Ky kostumbën të ri. E bëri zakon (ves). E bëri çështje (problem). E bëri mishmash. E bëri monopol e monopolizoi. E bëj flamur e kthej në një simbol. E bëri histori (legjendë) e mori nëpër gojë. E bëri rrëmujë (han, pazar). E bëri lesh e li e pështjelloi, e ngatërroi. E bëri shesh. E bëri gardh e ktheu në një pengesë. E bëri rrafsh (lëmë, lëndinë, bar) e shkatërroi krejt. E bëri thërrime (pluhur, përshesh). E bëri pulë (qengj) e zbuti, e urtësoi, e shtroi, e nënshtroi. Ia bëjlehtë ia lehtësoj; ia paraqitlehtë. Ia bërimbaruar ia paraqit si të mbaruar një punë. E bën buall diçka e fryn tepër. Ia bëri jetën pus (skëterrë, varr) ia bëri jetën shumërëndë, ia nxiu jetën. E bëri ditë e ndriçoi shumë. E bëri natë e errësoi shumë. Bëje ç'të duash!
16. jokal. Pjell, lind; vet. v. III jep prodhim, prodhon, lëshon, nxjerr. Ka bërë dy fëmijë. Bëri vajzë (djalë). Bëri binjakë. Djali ynë sorkadh shullëri, / Lum nëneja që e bëri! (folk.). Bëri viç (lopa). Bëri dy qengja (delja). Bën vezë (pula). Bën qumësht. Bën mjaltë. Bën grurë (ara). Bën farë (kokrra, gjethe, lule, rrënjë). Bën shumë (pak). Sivjet bënë mollët (ullinjtë, qershitë...) prodhuan shumë. S'bëjnë dardhatshënëndre. (fj. u.).
17. kal., vet. v. III Nxjerr nga vetja, lëshon, jep; jashtëqit. Ullinjtë bëjnë vaj. Bën djersë (lëkura). Bën qelb (plaga). Më bëjnë lot sytë. Bën tym. Bën erë. Bën dritë (xixa, hije). Bën bajga. Bën ujët (nevojën).
18. edhe jokal., kryes. v. III Nxjerr një zë a një tingull, bën një zhurmëcaktuar. Bën mu (lopa). Bën ciu (zogu). Bën be (delja). Bën mjau (macja). Bën guga gugat. Bën çak (bam, plluq). Bëri hi-hi-hi. Bëri oh! Më bën veshi piu. Bën si gjel (si mace, si qen). Bëri çak pushka nuk shkrepi.
19. kal. Nxjerr me punë a me një mënyrë tjetër, siguroj; fitoj. Bëri para (pasuri). E bëjmë bukën vetë. E bëri misrin për gjithë vitin. I bënë drutë për dimër.
20. bised., kal. Shpreh me fjalë, them; përgjigjem. Bën amin (përçm.) pranon pa kundërshtuar, pajtohet me dikë e i shkon pas avazit.
21. bised., kal. I paraqit a i parashtroj dikujt një kërkesë, një lutje etj.; i dërgoj, i jap, i drejtoj. I bëj lutje (kërkesë). I bëj një ftesë. I bëj një urim. I bëj një pyetje. I bëj një letër (një telegram). I bëj një raport. I bëjfala. Bëj thirrje. Bën urdhër i jep urdhër dikujt.
22. bised., kal. Përgatit duke peshuar a duke i ndarë dhe ia jap dikujt; ndaj. I bëj dy kile mollë (patate, djathë). I bëj dy metra basmë (stof). I bëj pjesë dikujt i ndajvete e i jap pjesën që i takon. I bëj një akullore (një konjak, një ëmbëlsirë). E bëridysh (më katërsh, në pesë copa).
23. edhe jokal. Jam i zoti ose i aftëkryej një punë, kam mundësikryej një detyrë a të zhvilloj një veprimtari; ia dal mbanë, ia arrij, jamgjendjepërballoj diçka. E bëj këtë punë. Bën çdo gjë. Nuk e bëri dot. E bëj vetë (me forcat e mia). E bëri mirë e shpejt. Bëj edhe pa të. Bëj edhe pa ngrënë. S'bën njëri pa tjetrin. S'bën dot pa syze. - Ti qofsh si bën!
24. zakon. me moh., jokal. Ështëgjendjepunojë, të veprojë a të lëvizë, punon (për organetrupitnjeriut); kam fuqi, vullnet a dëshirëkryej një veprim (edhe fig.). S'më bëjnë sytë. S'i bën koka.
25. kal. Përshkoj një rrugë a një vend, kaloj një hapësirë; udhëtoj me një mjet; kryej një punë a një lëvizje (në një masë ose në një numërcaktuar). Bëj një rrugë. Bëj gjysmën e rrugës. E bëjkëmbë (me tren, me biçikletë). Bën pesëdhjetë kilometra në orë. Bën dyqind rrotullimeminutë. Bën katër rrugëditë. Bëjnë udhë lopët, shkon edhe ai. (fj. u.).
26. kal. Kaloj një kohë (disa ditë, disa muaj etj.); mbush a plotësoj një kohë; kaloj. Bëj pushimetplazh. Bëj lejen. Bëri dyzet vjet. Po bën motin. Bëra dy orë që kam ardhur. Bëri ca kohë. Bëri dy muajfshat. Bëj dy orë mësim. Bëj një jetërregullt. S'e ka bërë muajin. - Bëfshi natën e mirë! (ur.).
27. bised., kal. Kryej një detyrë a një punë në një kohëcaktuar; e përfundoj një punë; ndjek, vijoj; mësoj. Ka bërë shkollë. Studimet i ka bërëUniversitetin e Tiranës. Bëj klasën e parë (vitin e fundit). Bëra një kurs kualifikimi. Bëj praktikën (stazhin). Bëj ushtrinë. Bëri kurbetin. Bëj gjuhë (gjeografi, letërsi...).
28. kal. Formoj diçka me një tjetër a me të tjerë, krijoj një të tërë; vet. v. III përbën a jep një të tërë; del si përfundim, është baras. Bën një të tërë. Bënë një shoqëri. Bëjnë shumicën. Bën rrokje. Njëqind centimetra bëjnë një metër. Njëqind kilogramë bëjnë një kuintal. Shtatë ngjyrat kryesore bëjnë ylberin. Dy dhe dy bëjnë katër.
29. kal., vet. v. III Merr një trajtë tjetër, formon duke u ndryshuar. Bën kthesë (rruga). Bën bërryl (lumi). Bën hark (muri). Bën lak. Bën dredha. Bën rrudha (pala). Bën xhep. E bën numrin shumës (gjininë femërore...). (gjuh.).
30. kal. Merrem vesh a lidhem me dikë për të kryer një punë, lidh; vendosbashku me dikë për të bërë diçka, vendos. Bënë marrëveshje. Bëri kontratë. Bëri paqe. Bëj miqësi (krushqi). S'bëj pazarllëk. E kemi bërë të nisemi nesër. E bënë me besa-besë lidhën besë. Bëri benë.
31. edhe jokal. Sillem a veproj në një mënyrëcaktuar. Bëj si më thotë zemra. Bëj si më urdhërojnë. Bëj si të duash. Bën me kokën e tij (sipas kokës). E bëri me (pa) dashje. - Si t'ia bëjmë? Bën si në shtëpinë e vet. Bën si fëmijë (si i marrë). Bëj si mik. - Mirë e bëre! Bën mirëvish. S'bëri keqerdhi. - Ç'të bësh! S'ke bërë mirë. - Bëj si të bësh! S'di ç'bën. Nuk bën ashtu! nuk është mirësillesh ashtu! Bën sikur...shtiret, vepron sikur... - Ç'do të bësh me djalin? - Ç'do t'i bësh djalit? si do të veprosh me djalin? - Ç'do të bësh me syzet? - Ç'do t'i bësh syzet? si do të veprosh me syzet? - Si t'ia bëj hallit?
32. fig., kal. Kryej një veprimzakonisht lidhet me karakterin, me sjelljen, me qëndrimin e me botëkuptimin e njeriut etj. Bëri trimëri (heroizëm). Bëj sakrifica. Bën mrekulli. Bëri marrëzi. Bëri faj (krim). Bënte turpe. Bëri një budallallëk (një proçkë). Bëri një dredhi. Bënte palaçollëqe. Bëj shaka. Bënte aventura. S'bën lëshime (hatëre, dallavere, hile). Bënënëntëdhjetenëntat bënëgjithakëqijat. Bën numra (bised.).
33. kal. përgatit diçka dikush e ma jep; porosit dikush diçka për mua; kryen një punë për mua, më mbaron një punë. Bëj një palë rroba (një kostum, një pallto) te rrobaqepësi. Bëj një palë këpucë (te këpucari). Bëri flokët u dha formë flokëve te floktari (për gratë).
34. bised., jokal., vet. v. III Kushton, vlen; hynpunë për diçka, përdoret për diçka; është i përshtatshëm a i vlefshëm. - Sa bën? - Sa para bën? Bënte shtrenjtë (lirë). Bën njëqind lekë. S'bën asgjë. Nuk bën për zyrë. S'bën për të fjetur. Nuk bën për pantallona ky stof. Ky miell bën për petë. S'bënte ai për atë vajzë.
35. jokal., vet. v. III Është mirë, është e lejueshme, lejohet. - A bënhyj? - A bën ta di? - S'bën kështu! Bën, s'bën... - S'bën ta thuash! - Pse s'bën?
36. jokal., vet. v. III nxë, më vjen sipas masës (për rrobat, këpucët etj.). bëjnë këpucët (rrobat). S'më bën kapela. S'më bën unaza. S'i bën çelësi kësaj brave. S'i bën kapaku. S'i bën tapa. Ky xham s'i bën.
37. vet.v. III Ka, është (për kohën, për kushtet atmosferike ose të mjedisit); mban një mot i caktuar. Bën ftohtë (nxehtë, vapë). Bën ngricë (acar, ciknë). Bënftohtë i madh. Bën butë. Bën thatësirë (lagështi, mjegull, ufëm). Bën erë (furtunë). Bën kohë e mirë (e keqe). Bën diell. Ka bërë dimër. Bën det ka shumë dallgë, ka shtrëngatë në det.
38. kal. Përdoretbashku me emra (kryesisht prejfoljorë) ose me fjalëtjera dhe formon togjeqëndrueshmekanëpërgjithësi kuptimin e foljeve me të cilat lidhen pjesët e dytakëtyre togjeve. Bëj barazim barazoj. Bënë bastisje bastisën. Bëj be betohem. Bëj çudi çuditem. Bën dashuri dashuron; dashurohet. Bëri deklaratë deklaroi. Bën dritë ndriçon. Bëj durim duroj. Bëj klasifikimin klasifikoj. Bëj krahasimin krahasoj. Bëj krasitje krasit. Bëj kursim kursej. Bëj lajmërimin lajmëroj. Bëj lidhje lidh. Bëj llogari llogarit. Bëj marshim marshoj. Bëj matje mat. Bëj ndreqje ndreq. Bëj ndryshime ndryshoj. Bëj not notoj. Bëj paralajmërim paralajmëroj. Bëj përpjekje përpiqem. Bëj plaçkë plaçkit. Bëj plehërimin plehëroj. Bëj një premtim premtoj. Bëj pritje pres. Bëj qitje qit. Bëj shëtitje shëtit. Bëj shitje shes. Bëj shkelje shkel. Bëj ujitjen ujit. Bëj vëzhgime vëzhgoj. Bëj vrojtim vrojtoj. I bën dredha i dredhon. I bënë gjyqin e gjykuan. I bëj nder e nderoj. Ia bëj ngarkim ia ngarkoj. I bëj qëndresë i qëndroj. I bëj stivë i stivoj. I bëj shërbim i shërbej. Bëj përpara përparoj. Bëj pastrimin pastroj. Bëj bashkë (tok) bashkoj. Bëj gati gatit. Bëj palë palos. Bëj rrafsh rrafshoj. Bëj shesh sheshoj. E bëjnjohur (të ditur) njoftoj.
39. Përdoret si folje gjysmëndihmësebashku me një folje tjetër, me kuptimetnis, zë, filloj, marr të...; përpiqem, matem”. Bëjngrihem. Bëjdal. Bëjflas. Bëjmarr. Bëj ta kap (ta zë).
Sin.: arrij, caktoj, çaj, çel, dal, detyroj, dërgoj, drejtoj, emëroj, fëlliq, filloj, fitoj, formon, gatit, gjej, hartoj, heq, jep, jashtëqit, ka, kaloj, krijoj, kryej, kthej, kurdis, kushton, lejohet, lëshon, lëviz, lidh, lind, lyej, marr, matem, mban, mbaroj, mbush, merrem, mësoj, ndaj, ndërtoj, ndjek, ndot, ndyj, ngre, nis, nxë, nxit, nxjerr, organizoj, pajis, paraqit, parashtroj, përdoret, përfundoj, përgatit, përgjigjem, përlyej, përpiloj, përpiqem, përshkoj, pjell, plotësoj, pranohet, prodhon, punoj, qep, qit, quaj, realizoj, rregulloj, siguroj, sillem, sjell, shitet, shkakton, shkon, shkruaj, shndërroj, shpik, trajtoj, them, udhëtoj, vendos, veproj, vete, vë, vij, vijoj, vlen, vlerësoj, zë, zgjidh, ziej, zhvendosem, zhvilloj.
*Aq më bën! E bëri *akull (dikush). E bëj *alarm (diçka) libr. I bëj *autopsinë (dikujt a diçkaje) libr. Bën *baltë (dikush) tall. S’të bën *baltë (diçka). I bëj *ballë (dikujt a diçkaje). Bëri (dha) *ballë (dikush). Ia bëri *bam (dikush). Nuk ia bën *të bardhë (dikujt). Bën *bark. E bëri *barut (diçka). E bëri (e nxori) *batall (dikë). E bëri (e vuri) *batbat (dikë). Bëj *be. Ia kam bërë *benë (dikujt). Bën *beh (dikush a diçka). E bëj *beh (për diçka). Ia bëj *behun (diçkaje). S’ia bëj *beh (dikujt). Ia bëri *bela (dikujt). Bëj si bëj ia dal mbanë në një farë mënyre, përpiqem dhe arrij diçka me ato mjete a mundësikam, ia dal disi; vij rrotull. Bën ç’bën (dhe...) (dikush). 1. Përpiqet sa përpiqet dhe...; merret me diçka sa merret dhe...; vendos më në fund, vepron. 2. Përsërit një veprim herë pas here, një më dy dhe...; sillet nga sillet. Bëj si të bësh rregullohu vetë a bëj sipas kushteve e mundësiveke, përpiqu t’ia dalëshkrye a ta përballosh diçka si të mundesh. Bërë e pa bërë si të jenë, ashtu siç janë, edhe nëse nuk janë bërë. E bëri *bërllok (dikë a diçka). E bëj *bërnut (diçka). E bëri *bërsi (dikë a diçka). I bën *biografinë (dikujt) keq. Bën *bisht (dikush). I bën *bisht (dikujt a diçkaje). Ia bëri *bletë (dikujt). Ia bëri *bof (dikush). Ta bën *borxh (dikush). E bëj *borzilok krahin. E bëri *brashnjë (dikë) krahin. E bëri (i shpëtoi) në *brekë (dikush) përb. vulg. Bëri *bujë (diçka). E bëri *bujë (diçka). Bëj *bukën. I bëj *buzë (diçkaje). E bëri *byk (diçka a dikë). I bën *cepa (dikujt). E bëri *copë (dikë a diçka). Nuk e ka bërë *çak (dikush). S’bëj *çap (për diçka). Bëj *çare vjet. E bëri *çeçe (dikë a diçka). E bëri *çeço (dikë). E bëri *çerekë (dikë a diçka). Ka shkuar për të bërë *çerepë (dikush) mospër. E bëri (e qiti) *çirak (dikë) vjet. Bëj *çmos. E bëri *çorap (diku a diçka). E bëri çorbë (diçka). Bëj *çudi. E bëj *dalje (diçka) shaka. Bëj *dasmë. E bëri *daulle (dikë) përçm. E bëj *def (dikë). I bëj *derman (dikujt a diçkaje). Bëri *detin (për dikë). E bën (e çon, e hedh) *dëm (diçka a dikë). E bëri ditë (diku). S’i ka bërë *ditët (dikush), edhe mospërf. I bën *djepin (dikujt). S’më bën *dora. S’më bëjnë *duart (për diçka). Ia bëj me *dorë (dikujt a diçkaje) iron. Bën *dredha (dikush). I bën *dredha (dikujt a diçkaje). Bën *dritë (dikush). E bëj *dritë (diçka). Bëj *durim. E bëri për *dyshek (dikë). E bëri *dhallë (diçka). Bëri *emër (dikush). Bëri *epokë (dikush a diçka) libr. Bën *ferk (dikush). E bëri *feta (dikë a diçka). E bëri *fërtele (dikë a diçka). Bën *figurë (dikush) libr. Na bëri *finjë (dikush) keq. Bëj *fjalë (për dikë a për diçka). I bëj (i çoj) *fjalë (dikujt). E bëri me *fjalë (dikë). E bëj me *fjalë (me dikë). S’bën *fjalë (dikush). S’e bëj për *fjalë (diçka). E bëj *fli (dikë a diçka). Bën (ngre, gjen, zë) *fole (diçka). Ia bëri *fora (dikush). E ka bërë *fshesë (dikë) mospërf. E bëri *fugë (diçka). Bëri *furtunë (dikush). E bëri *fushë (dikë). E bëri *fyt (diçka). E bëri *gajde (dikë). Bëj *gallatë (me dikë). S’bën *gëk (as gëk, as mëk) (dikush). E bëri *gërshet (diçka). I bëri *glasën (diçkaje). Ia bëri *gogël (dikujt). Ma bëri *gogol (dikë a diçka). S’më bën (s’më vete) *goja. Të bëfsha (të hapsha) *gropën! mallk. Ia bëri (i hapi) *gropën (dikujt). Bëri *gurgulenë (dikush) bised. Bëri *gjak (dikush). E bëri *gjak (diçka). S’e bëri *të gjatë (dikush). S’ia bëri *të gjatë (dikujt). S’e bëri *gjatë (dikush). Si bëri e gjeti (dikush) e pësoi, vetë e kish fajin. *Gjen pa bën (dikush) keq. Bëri *gjëmën (dikush). bëfsha *gjëmën! mallk. bën *gjëmën (dikush). Nuk më bëjnë (nuk më punojnë) *gjunjët. Bën *gjumë (dikush). Bëj *gjyq (me dikë). S’bën *hair (dikush). E bëri *hak (dikush). Bëj *hall. Ia bëri *hallall (dikujt) bised. bëfsha (të ndafsha, të ngrënça) *hallvën! Ia bëri *haram (dikujt) vjet. Bëri *hatanë (dikush). I bëj *hatrin (dikujt). E bëri *hi (e pluhur) (diçka). I bëj *hije (dikujt). Nuk i bën *hije (askujt). Mos na bëj *hije! shak. Ia bëri me *hile (dikujt). E bëri *hirrë (diçka). Ia bëri *hyrje (dikujt) shaka. bised. Ia bëj *hyzmetin (diçkaje). E bëri për *ibret (dikë). I bën *iso (i mban ison) (dikujt) keq. I bëj *jehonë (diçkaje). Bëj *jetë. E bëri *kacek (dikë). E bëri *kalldrëm (diku) përçm. Ia bëri *kalldrëm (dikujt) thjesht. *Kambëj (me dikë). S’më bëjnë *këllqet. Bën *këmbë (dikush). Ka bërë *këmbë (diçka) iron. Nuk më bëjnë *këmbët. Bëri *kiametin (dikush). Ia bëri *koka (dikujt). I ka bërë *kokën (kryet) (dikujt). Bëj *konak (te dikush a diku) vjet. E bëri (e la) *kopan (dikë) bised. Bëri *krah (diçka) iron. E bëj me *krahë (dikë). S’kam bërë *krushqi (me dikë). I ka bërë kryet (*kokën) (dikujt). Bëri *kthesë (dikush) libr. E bëj *kurban (dikë a diçka). I bën (i jep) *lak (dikujt a diçkaje). E bëri *lakër (diçka a dikë). E bëri *lakror (dikë a diçka). Bën *laradashë (dikush). Bën (shkon) *lart (dikush a diçka). E bëri *leckë (rreckë) (dikë). E bëri *legen (dikë). E bëri *legjendë (diçka) libr. E bëri për *lemzë (dikë). E bëri *lepur (dikë). E bëri *lerë (dikë a diçka). E bëri për *lesë (dikë). E bëri *lesh (diku a diçka). E bëri *lëkurë (për në lëkurë) (dikë) bised. E bën *lëmë (dikush). E bëri *lëmë (diçka a diku). Ia bën *lëmë (dikujt). E bëri *lëmsh (diçka). E bëri *lëndinë (diçka). E bëri *lëvere (dikë). E bëri *lëvozhgë (dikë). Bën *ligjin (dikush) keq. E bëri litar (*tërkuzë) (diçka). E bën *livadh (diçka). Bën *lodra (dikush). Bën *lojë (me dikë). Bën (luan) *lojën (e dikujt). E bëri *lolo (dikë). E bëri *lule (dikë). Bëri *llafe (me dikë). E bënë me *llaf. E bëri *lloç (diçka a dikë). E bëri *llum (diçka a dikë). E bëri *të madhe (bërimadhen) (dikush). I ka bërë *magji (dikujt). Bën *majë (diçka). Ia bëj me *majë (dikujt). E bëri (e zuri) *mat (dikë) libr. Bëj *mend. E bëj me *mend (për diçka). U bëfsh një *mëhallë! ur. Bën *mu (diçka). I bëj *naftën (diçkaje) vulg. Bën *namin (dikush). Bën *naze (dikush). I bën *naze (diçkaje). I bëj *nder (dikujt). S’e bën (më) *nëna (dikë). Si e ka bërë (e ka lindur) *nëna. E bëri *nuse (dikë). Bën *njërën (dikush). S’e bëj për *osh (dikë). E bëri *paçavure (dikë a diçka). Ma bëri *pajë (dikë a diçka). E bëri *palaço (dikë). E bëri *palë (dikë a diçka). Bëj *pallë. E bëri *pambuk (dikë). Ia bëri *paq (dikujt). Sa *para bën! E bëj *pasqyrë (diçka). E bëj *pastërma (diçka) tall. E bëri *patështinë krahin. (dikë a diçka). Bëj *pazar (me dikë). Ia bëri *pe (dikujt). E bëri *pelte. bëri *pellg (dikush a diçka). S’të bën për *pesë (dikush). E bëri *pestil (dikë). E bëri *peshk (dikë) bised. Ma bëri (ma la) *peshqesh (dikë a diçka). E bëri *petë (dikë a diçka). Ka bërë (ka çarë) *përpara (dikush). Bën (shkon) *përpjetë (dikush). S’të bën *përse (dikush). S’ia bën dot *përsipër (diçka). E bëri *përshesh (diçka). E bën *përrallë (diçka). Bëj *pjesë. E bëri *pleh (dikë). Shkoi për të bërë *ponica (dikush) iron. Bën (shkon) *poshtë (dikush a diçka). Ka bërë *prapa (dikush). E bëj *problem (diçka) libr. S’bën *prokopi (dikush). Ia bëri *puc (dikujt) krahin. Bëj *qejf. I bën *qejfin (dikujt). E bën *qorr (dikë) keq. bëri *qull (dikush a diçka). I bëj *radhë (dikujt). Sa për të bërë *radhën. E bëri *retra (diçka a dikë). E bëri *rezil (dikë) bised. I ka bërë *rradaken (dikujt). bised. E bëri rreckë (*leckë) (dikë). Ia bëj *rrethin (dikujt a diçkaje). E bëj *rreze (diçka). Bën *rrugë (udhë) (diçka). Ia bëri pa *rrugë (dikujt). Bën (mban) *sehir (dikush) keq. Ia bëri *skëterrë (jetën) (dikujt). bëjnë *sytë. Ma bën me *sy. E bëj me *shëndet (diçka). E bëri *shi (diçka). I bëj *shurrën (diçkaje) përçm. vulg. Bëj *timen (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). E bëri *rrugë (udhë) (dikush). E bëri *sallatë (diçka a dikë). I bëj (i jap) *strehë (dikujt). E bëri *sukull (dikë) krahin. Bëri *shamatë (për diçka) vjet. E bëri për *shkalc (dikë). *Shohim e bëjmë. E bëri *shoshë (diçka). E bëri *shportë (diçka). I bën *shteg (dikujt a diçkaje). Ia bëri *shtëllungë (dikujt). Ia bëri *tetën (dikujt) keq. vulg. E bëri *tërkuzë (litar) (diçka). Bëj *toka (me dikë). Bëri *tufan (dikush). E bëri *tul (dikë) tall. Nuk bën *tutje (dikush). E bëri *tym (diçka). Bëj *theror (dikë a diçka). E bëri *thëngjill (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). I bëj (i lëshoj, i hap) *udhë (rrugë) (dikujt). E bëri udhë (*rrugë) (dikush). Bëj *udhë. Më bëri *ujë (dikush a diçka). E bëj *ujë (diçka). E bëri *usta (dikë). Bëj *vaj (për dikë a për diçka). Bën *vaki vjet. bën *vapë (dikush) shpërf. Ia bëri *vapën (dikujt). Ia bëri (i hapi) *varrin (dikujt). bëfsha *varrin! mallk. E ka bërë *vazhdë (diçka). E bëri për *vdekje (dikë). E bëri (e la) *të vdekur (dikë). Bëri *vend (diçka). Ia bëj *verë (diçka). bëjnë (më gënjejnë) *veshët. S’e bëj *veten. Më bëri për *vete (dikush). Sikur e ka bërë *vetë (një fëmijë). Ia bëri *vëng (dikujt). E bëri për *vig (dikë). E ka bërë *vijë (diçka). bëri *vrer (dikush a diçka). Bën *xixë (dikush). E bëj *xixë (diçka). bëri *xurxull (dikush a diçka). E bëj *xham (diçka). E bëri *zap (dikë a diçka). Bëj *zemër. S’më bën *zemra (për diçka). I bëj *zë (dikujt). S’bën *zë (dikush). S’e bëj për *zë (diçka). E bëri *zhele (diçka a dikë). Bën *zhibla (dikush). E bëri *zhubël (dikë). Bëri *zhurmë (dikush a diçka).

DREJTOJ

DREJT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëjdrejtë diçka që ka qenë e shtrembër, e lakuar a e përkulur, e kërrusur, e pjerrët a me dredha; e bëjsheshtë; kund. shtrembëroj, përkul. Drejton telin (gozhdën). Drejton shkopin (shufrën, thuprën). Drejton gardhin. Drejtoi krahun (këmbët). Drejtoi qafën. Drejton dërrasën. Drejton kapakun (llamarinën, kapakun e tenxheres, fundin e tiganit). Drejtoi hunjtë (shtyllat, furkat). Drejtoi fidanët. I drejtoi faqet.
2. Rregulloj diçka duke e kthyergjendjen e vet të zakonshme. Drejtoi supet. Ia drejtoi sytë (për dikë që i ka pasurshtrembër). I drejtoi sytë vështroi drejt përpara (për dikëvështronte shtrembër).
3. I jap drejtimin në një pikëcaktuar, e kthej dikë a diçka nga ajo anë drejtcilës do të lëvizë; e vë drejt asaj ane a hapësire ku gjendet dikush a diçka; e kthej në një drejtimcaktuar. E drejtoi nga lindja (nga veriu, nga ana e detit, me fytyrë nga dielli). E drejtoi nga vetja. E drejtoi grykën lart (poshtë, anash). I drejtoi topin. E drejtoi andej (në anën e kundërt).
4. E vë diçka në një qëndrimcaktuar, ashtu si duhet ose sipas drejtimitdiçkaje tjetër. E drejton pingul (horizontalisht). E drejtoi sipas murit (sipas tavanit, sipas truallit).
5. E çoj te dikush, e këshilloj dikëshkojë diku në një zyrë etj. për punën që ka; e çoj a e nis në një drejtimcaktuar, e dërgoj diku. E drejtoiministri. E drejton te të tjerët. - Për ku po më drejton? - Mos i drejto tek unë! I drejtoi për në fshat (për në Durrës).
6. I dërgoj dikujt një letër, njëftesë, një shkresë, një lutje etj.; i dërgoj nga larg një letër përshëndetjeje, të fala etj.; i bëjnjohur diçka me gojë ose me shkrim; i kërkoj diçka ose i bëj thirrje për diçka. I drejtoi një letër (një telegram). I drejtonfala (përshëndetje). I drejtoi një thirrje (një notë). I drejtoi një lutje (një kërkesë, një ankesë). I drejtoi një pyetje.
7. fig. Hedh në një drejtim; përqendroj. Drejton sytë (vështrimin) te (nga) dikush a te (nga) diçka. Drejton vëmendjen.
8. libr. Ngas një automjet ose një aeroplan. Drejton makinën (buldozerin, aeroplanin).
9. Dirigjoj orkestrën ose korin. Drejton korin (orkestrën).
10. Organizoj e udhëheq punën a veprimtarinë e një institucioni, të një grupi njerëzish, në një fushëveprimtarisë shoqërore etj., jam përgjegjës e kujdesemajoshkojë mbarë e të përparojë; organizoj një mbledhje a një konferencë, kujdesem për të, jap udhëzimeveçanta gjatë zhvillimitpunimeve, mbaj radhën e rregullin gjatë diskutimeve etj. Drejton institutin (kompaninë, shoqatën, shkollën). Drejton punën (praktikën mësimore, seminaret, ekspeditën). Drejton grupin (nxënësit, studentët). Drejton mbledhjen (konferencën).
11. fig. I tregoj dikujt rrugën për t'ia arritur një qëllimi, i caktoj atij pikësynimet e afërta e të largëta dhe rrugënduhetndjekë për t'i arritur ato. Drejton kryengritjen (demonstratën).
Sin.: shtrij, zgjat, ndreq, rrafshoj, kthej, sjell, çoj, hedh, dërgoj, paraqit, parashtroj, bëj, ngas, prij, kryesoj, dirigjoj, udhëheq, qeveris, komandoj, mbuloj.
E drejtoi (e ndreqi, e rregulloi) *gojën (dikush). Drejtoj *sytë. I ka drejtuar *shigjetën (dikujt a diçkaje). E drejtoi *shpinën (kurrizin) (dikush).

DREJTUES

DREJTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që organizon e drejton punën a veprimtarinë e një sipërmarrjeje, të një institucioni, të një organizate etj.; ai që u tregontjerëve rrugën për të arritur një qëllim; ai që qëndronkryepunëve, ai që drejton në një fushëveprimtarisë; udhëheqës. Drejtues i aftë (i zoti). Drejtues politik (ushtarak, artistik). Drejtues i pushtetit vendor. Drejtuesi i garave (i ekspeditës, i kursit).
2. Ai që vë në punë a në lëvizje një makinë, një mekanizëm etj., ai që drejton një makineri, një aparaturë etj.; anëtar i ekuipazhit të një anijeje, të një aeroplani etj. që ndjek lundrimin detar a ajror dhe mban drejtimin. Drejtuesi i anijes (i aeroplanit, i tankut).
3. elektr. Pajisje a aparatkthen rrymën e ndryshueshmerrymëvazhduar.
4. Ai që dërgon në një drejtimcaktuar një letër, një telegram, një shkresë etj., dërgues. Drejtuesi i letrës (i telegramit). Drejtuesi i lutjes (i shkresës).

DËRGOJ

DËRG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Nis një njeri që të shkojë diku; e nis dikë për të kryer një punë a një detyrë, për të mësuar etj.; çoj. E dërgoi te gjyshja (te fqinji, te mjeku). I dërgoi fëmijëtfshat (për pushime). E dërguan me shërbim. Dërgoi trupafront. Dërgoi një përfaqësues (një delegacion). - Dërgoje të na marrë ca rrush! I dërgoi krushqit. E dërgoishkollë (në universitet, në kursin e patentës).
2. kal. Nis diçka me një njeri, me një mjet etj. për ta shpënë në një vendcaktuar ose për t'ia dhënë dikujt, çoj; kund. marr. I dërgoi librin (gazetën). I dërgoi një letër (një telegram). I dërgoi ca plaçka (një dhuratë). Ia dërgoi me djalin (me postë).
3. jokal. I bëjnjohur dikujt diçka nëpërmjet një njeriu ose me letër, e njoftoj dikë për diçka; i drejtoj nëpërmjet dikujt ose me letër urime, përshëndetje etj.; i shpreh nga larg, i çoj nga larg; kund. marr. I dërgoi fjalë. I dërgonfala (urime, përgëzime). I dërguan ultimatum. U dërgoishokëve.
4. libr., kal. Hedh dikë a diçka deri në një vend ose në shenje; e hedh tutje, e çoj në një drejtim. E dërgoi predhënshenjë (plumbintabelë). E dërgoi topinrrjetë (sport.). Dielli dërgon rrezetTokë.
5. fig., kal. E shpie dikë në një gjendjekeqe, e çoj dikuvuajë e të heqë. E dërgoilitar (në varr). E dërgoi në atë jetë (mospërf.) e vrau, e vdiq.
Sin.: çoj, shpie, nis, përcjell, njoftoj, drejtoj, shpreh.
E dërgoi (e çoi) prapa *diellit (dikë). Ia dërgoi *haberin (dikujt) euf. vulg. I dërgoi *pusullën (dikujt).

EKSPRES
FOTOTELEGRAM

FOTOTELEGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET telegr. Telegram i transmetuar me anë të fototelegrafit. Dërgoi disa fototelegrame.

LAJMËROJ

LAJMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap një lajm dikujt, i çoj fjalë për diçka; e njoftoj për diçkapanjohur për të. E lajmëroj vetë. E lajmëroi me telegram (me telefon, me letër, me imeil). E lajmëroi për gjendjen.
Sin.: njoftoj, kumtoj, them, thërras, shpall, trumbetoj.

LETËR

LÉT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. nj. Lëndënxirret nga përpunimi i drurit, i kashtës etj. dhepërgatitet e përdoret zakonishttrajtën e një flete të hollë; edhe sh. fletë e hollë prej kësaj lënde, me përmasa e ngjyrandryshme, që përdoret për të shkruar, për të vizatuar a për të shtypur në të, për të mbështjellë diçka me të etj. Letër e bardhë (e hollë, e trashë, e tejdukshme, e ndritshme). Letër thithëse. Letër higjienike. Letër shkrimi (vizatimi). Letër shtypi. Letër cigareje. Letër me ngjyra. Letër për mbështjellje. Brumë letre. Një fletë (një copë, një tabak) letër. Rrip letre. Qeskë (prej) letre. Kapëse letrash. Kosh letrash. Fabrika e letrës. Palos (pres) letrën.
2. Fletë nga kjo lëndë, e lyer me diçka, që përdoret për nevojandryshme; fletë e hollë prej ndonjë lënde tjetër, që përdoretindustri për të mbuluar, për të veshur ose për të bërë sendendryshme. Letër ngjitëse (mizash). Letër dylli. Letër vaji. Letër karboni (kopjative). Letër bitumi. Letër alumini. Letër zbukurimi.
3. Fletë nga kjo lëndë, ku shkruajmë diçka dhe ia dërgojmë dikujt larg nesh; teksti i shkruar në një fletëtillë. Letër familjare (private, zyrtare, përcjellëse, shoqëruese). Letër e porositur (e thjeshtë). Letër urimi (përshëndetjeje, falënderimi, ngushëllimi, dashurie). I shkroi (i dërgoi) një letër. Mori letër. Lexonte letrën e nënës.
4. Secila nga fletët e trashatrajtë katërkëndëshe, me numra e me figura, në ngjyrëkuqe e të zezë, me të cilat luajmë bixhoz; loja me këto fletë. Letra bixhozi. Letra spathi. Hodhi (tërhoqi) një letër. Luanin (me) letra.
5. Dokument zyrtar i shkruar ose i shtypur, që shërben si dëshmi për diçka; dokument zyrtar që i dërgohet një njeriu ose një qendre zyrtare për ta njoftuar për diçka. Letra kredenciale. dipl. Letër diplomatike. zyrt. Letër thirrjeje. Letër njoftimi letërnjoftim. Letër ankesë (drejt.) letërpërmban një ankesë për një çështjecaktuar.
6. sh., libr. Letërsi. Fakulteti i letrave. Letrat shqipe (let.) Letërsia shqipe. Poeti qytetarrebelhistorinë e letrave shqipe.
7. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme letrash. Letër smerili (kim.) material gërryesprodhohet me ngjitje të kokrrizave të një materiali abrazivsipërfaqen e një letrefortë. Letër higjienike letërpërdorettualet për të fshirë pjesët intime.
Sin.: telegram, kartë, fletë, dërgesë.
Iu dogjën letrat (kartat) në dorë (dikujt) iu prishëngjitha planet, dështoi, s’mundiarrinte qëllimet a synimet e veta. Ia djeg letrat (kartat) në dorë (dikujt) ia kuptoj qëllimet që më parë dhe nuk e lë t’i plotësojë, ia zbuloj planet dhe ia prish para se t’i vërëjetë, i prish punë. I fshehu letrat (kartat) (dikush) nuk foli hapur; i mbuloi qëllimet e planet që ka bërë, i fshehu synimet; kund. i hapi letrat (kartat). I hapi letrat (kartat) (dikush) i zbuloifshehtat; foli hapur me dikë, ia tha qartë ç’kishte ndërmend; kund. i fshehu letrat (kartat). Ta këndon (ta lexon) letrën (kartën) pa hapur zarfin (dikush) shih t’i lexon (t’i këndon) letrat (kartat) në xhep (dikush). *Kështjellë (kala) prej letre keq. Letër (pusullë) bakalli keq. shkresë a letër e shkruar keq dhe e mbajtur fare pa kujdes. Letër (kartë) e djegur plan, veprim, taktikë etj. që s’hyn më në punë, që s’mundpërdoret më, se është zbuluar; njerishërbimdikujt, që nuk mundveprojë më, se është zbuluar ose ka rënë shumë poshtë në sy të të tjerëve. Me letra (me karta) të hapura pa fshehur asgjë, duke i thënë gjërat sheshit; haptas e drejtpërdrejt. T’i lexon (t’i këndon) letrat (kartat) në xhep (dikush) është shumë i zgjuar dhekupton menjëherë, ta zbulon mendimin vetë, të zbulon çdo të fshehtë. Luaj letrën (kartën) e fundit libr. përdor edhe mundësinë e vetme që më ka mbetur për t’ia arritur diçka; luaj (hedh) gurin e fundit. Mbetiletër (diçka) u tha me fjalë a u shkrua në një vendim, por nuk u , nuk u zgjidh; dështoi; nuk u vu në jetë. Ia ngatërroi letrat (dikujt) nuk e la të arrijë qëllimet, e pengoi, ia prishi planet; i prishi punë. Nxin letër (dikush) mospërf. shkruan gjëra fare pa vlerë, krijon diçka me shkrim që nuk tërheq asnjë. *Tigër prej letre libr. mospërf.

MARR

MARR vep., MÓRA, MÁRRË kal. 1. E kap diçka a dikë me dorë a me një send tjetër dhe e heq nga vendi i vet; e rrok me duar a me diçka tjetër dhe e mbaj. Mori bukën (kazmën, librin, penën, rrobat). Mori gotën e çajit (e rakisë, e qumështit). Marr topin. Merrni nga një mollë! E mori me duar (me mashë, me lugë, me pirun). E mori me dhëmbë. E mori për krahu (për flokësh, për veshi). Ia mori me forcë.

2. E shpie diçka a dikë në një vend tjetër duke e mbartur a mbajtur vetë ose me një mjet, e çoj diku; sjell me vete; mbaj me vete. E mori çantën (thesin, dengun) në krah. E mori fëmijënshpinë (në duar, në krahë, në qafë). E mori vogëlushin hopa. E mori për dore (zvarrë). I mori fëmijët me vete. Nuk e kishte marrë kartën e identitetit me vete. E mori lumi (era).

3. biedorë një send që ma dërgon dikush ose diçka që më takon për punën a për vepratkam kryer etj.; fitoj; më vjen diçkaështë për mua; (fig.) e dëgjoj a e mësoj diçka, më bëhet e njohur diçka. Mori një letër (një telegram, një lajmthirrje). Mori pakon. Mori një njoftim (një lajm, një mesazh). Mori emërimin. Mori urdhra (udhëzime) të reja. Mori një porosiveçantë. Mori urimet. Marr rrogën (pagën mujore). Mori shpërblim. Sa merrmuaj (në ditë)? Morën flamurin. Morën diplomat (fletëlavdërimet, medaljet). Mori titullinDoktor i shkencave’. Marr lejen e zakonshme. Ç’të japësh, do të marrësh. (fj. u.).

4. bised. Blej; porosit diçka për të ngrënë a për të pirëkafe, në restorant etj. Mori ushqimet (bukën, qumështin, një palë këpucë, një kostum, një biçikletë). Mori biletën. I morëmdyqan (në pazar, në qytet, në fshat). E mori për nënën (për babain, për gruan, për fëmijët, për vete). Mori një kafe (një ujë, një birrë, një raki, një kos). E mori lirë (shtrenjtë). Sa (ku) e more?

5. Nxjerr një prodhim duke përpunuar ose duke shfrytëzuar diçka, siguroj një sasicaktuar prodhimi; nxjerr fitime, të ardhura etj. nga diçka. Mori pesëdhjetë kuintalë për hektar. Morën prodhimebollshme. Nga delja marrim leshin, qumështin, mishin. Marrim qymyrgurin (naftën, mineralet) nga toka. Marrinardhuramëdha.

6. Kërkoj një shumë a shpërblimcaktuar për diçka; zgjedh diçka nga një tërësi, nga një grumbull gjërash etj., heq, veçoj a nxjerr një pjesë nga diçka për qëllimecaktuara. Merrnin taksa. Merrnindhjetat. Sa merrnin për të qepur një kostum? Merrnin shtrenjtë. Marr për prova (kafshë, bimë, minerale). I marr gjak (për analiza).

7. vet. v. III Kërkon (një sasicaktuar lënde, sendesh, kohe etj.). Stërvitja i merr shumë kohë. Ndërtesa mori shumë tulla (çimento, gëlqere). Dyert (dritaret) morën shumë bojë.

8. edhe fig. Pajisem me diçka, gjej a siguroj diçka për vete; e shtiedorë a e bëj timen diçka për ta pasur përgjithnjë ose për ta përdorur përkohësisht; përvetësoj. Mori shtëpi (dy dhoma e një kuzhinë). Morën veturareja. Kanë marrë ujë të pijshëm (energji elektrike). Mori një taksi. Marr për një vit (për një muaj, për një natë). E mori me qira. E mori falas. Kanë marrë dije (njohuri) të thella. Mori një mijë lekë hua (borxh). I mori një libër. Ka marrë huqet e t’et. Kanë marrë mënyrën e huajjetesës (modën e huaj).

9. Shtiedorë diçka me luftë a me përpjekje, pushtoj një vend; arrijsiguroj, të fitoj, të kaloj a të kapërcej diçka, ia dalkrye diçkaje. Morën qytetin (kështjellën). Morën pushtetin (fuqinë). I mori provimet. E mori klasën. Mori diplomën (patentën). Mori vendin e parëfestival. E morën me sulm (me dredhi). E mori me vështirësi (me punë).

10. Ia rrëmbej dikujt diçka a dikë ia fitoj dikujtlojë; i heq dikujtdrejtën a mundësinë për të përdorur ose për të shfrytëzuar diçka. I morën paratë (pasurinë, tokën, pronat, çifligjet). I marr dikujt drithin (bukën, ujin). I morën patentën (diplomën). I morën fëmijët peng. I mori dy pikë (një lojë) (sport.). I mori tre ushtarë (kalin, mbretëreshën) (shah.).

11. bised. Fejohem a martohem me dikë. E mori nuse. E mori për burrë (për grua). Morën njëri-tjetrin. E mori me dashuri. E merrnin me mblesëri (burrin, gruan). Nuk e mori vetë, ia dhanë. Lum ai që e merr atë vajzë!

12. bised. E tërheq dikë nga një vend a nga një grup njerëzish dhe e çoj diku; e arrestoj. E mori mënjanë (më tutje). E morën natën. E morën fshehurazi (me forcë).

13. bised. Heq, fshij, pastroj. Marr pluhurat. Marr me fshesë (me leckë).

14. Pres a shkurtoj (për flokët); ha, zvogëloj, ngushtoj (një rrobë). Marr flokët (anët). I mori lart (poshtë). E mori pak te mënga (te supi, te beli).

15. E pranoj a e emëroj dikë në një punë, e caktoj me një detyrë; e pranoj dikë si pjesëfamiljes a të një grupi njerëzish ose e lejojmarrë pjesë diku; e thërres dikëkryejë një shërbimdetyrueshëm; i ngarkoj vetes një detyrë; pranojbëj diçka, i dal zot një pune; i përvishem një pune a një detyre në një mënyrëcaktuar. Morën një punëtor (një hidraulik, një mësues). E morënpunë. E morënçetë (në brigadë). E morishtëpi. E morënfshat. E morën si ndihmës (si specialist). E morën si ekspert (si arbitër). E morënarsim (në teatër, në skuadër). E morën ushtar. E morën për ta edukuar (për ta mësuar, për ta stërvitur). Marr një temë studimi. Mori shërbimin. E morën për botim. Morën zotimereja. E mori me qejf (me dëshirë, me guxim, me frikë, me shaka) punën (detyrën) që i ngarkuan. E mori shtruar (rrëmbyer, me rrëmbim). E moriprovim (në pyetje).

16. ngjitet a më zë një sëmundje. Ka marrëftohur. Mori zgjeben.

17. vet. v. III Nxë, përmban (një masëcaktuar, një vëllim, një sasi etj.). Merr dy litra (pesë kilogramë). Merr dy shtretër (dhoma). Merr dyqind veta (salla). Merr shumë (makina, ena, thesi). Sa merr?

18. bised., vet. v. III E përmbledh, e përfshin e zë (një ndarje administrative, një ligj, një detyrim etj.); përmbahet brendadiçka, e parashikon a e ka diçka (ligji, gazeta etj.). E merr rrethi i Tropojës. E merr plani i qytetit. Ç’merr nga Korça në Bilisht. E merr edhe ligji. E ka marrë gazeta.

19. bised. E sjell dikë a diçka për shqyrtim, si shembull etj., përqendroj a tërheq vëmendjen e të tjerëve te diçka; flas për diçka, e trajtoj, e parashtroj. Lemarrim çështjen e... (problemin e...). Marrim një pikë (një drejtëz, një rrafsh). Marrim kohën e luftës... Marrim për shembull nxënësit... (arsimtarët, ekonomistët, punëtorët, fermerët...). E marrshqyrtim e shqyrtoj.

20. Sillem a veproj me dikë ose me diçka në një mënyrëcaktuar. E mori me të mirë (me të egër, me të keq, me lajka). E morën me të fishkëllyera (me dru, me domate).

21. E quaj, e vlerësoj; e mbaj; më duket se është i tillë ose i atillë, e kujtoj, më duket; e kuptoj, e gjykoj në një mënyrëcaktuar. E merrnin për të zgjuar (për budalla, për të vdekur, për të huaj). E mori për të vëllain (për mjek, për njerimirë). E marr si shembull. E mori pazinë për spinaq. Sido (ngado) që ta marrësh. Merre si të duash.

22. edhe fig. Pësoj një goditje, me zë diçka, ha; më qëllojnë a më gjuajnë me diçka. Mori një grusht (një shuplakë, një shkelm). Mori një plumb. Mori një dru të mirë e rrahën mirë. Mori përgjigjen e duhur.

23. fig., vet. v. III E zë, e kap diçka; arrin ta kapë, mund ta kapë e të veprojë mbi të, e ha. E mori plumbiballë (në kokë, në shpatull, në ijë, në gjoks, në zemër). E mori shkarazi (mirë, drejtpërdrejt). E mori uria (etja). E moriqeshurit (gazi, vaji, frika). Është tepër lart, nuk e merr pushka (plumbi). Nuk e merr era (dielli). I merr mirë qimet brisku (makina e rrojës).

24. edhe fig., bised., edhe jokal., Shkoj, lëviz në një drejtim, ia mbaj nga...; ndjek një rrugë; shkoj drejt një gjendjeje (edhe në një varg njësish frazeologjike). Mori arave (bregut, pyllit, maleve). Mori malet doli në mal. Mori kthesën. Flaka mori qiellin flaka u ngrit deriqiell. Mori nga e djathta (nga e majta, nga jugu). Mori përpjetë (lart, poshtë, tatëpjetë, anës). Mori për keq (për mirë). Mori shtrembër (gozhda, vidha), Mori për në fshat (për në qytet, për në veri). Mori anës lumit (anës bregut). Po merr udhëmbarë (të shtrembër). Ka marrëtatëpjetën. Moti po merr për mbarë. Ç’fill do të marrë?

25. bised. Hipi në një mjet udhëtimi për të shkuar diku. Mori trenin e pasdites (e orës 10). Mori autobusin e unazës.

26. Nis diçka; filloj; vet. v. III Nis. Mori hov (vrull, shpejtësi). Mori valë filloivalojë. Mori vrapin. Merr zhvillim niszhvillohet. Merr cifël nisprishet, merrkrisur. Merrkrisur niskriset. Merrskuqur (të nxirë) nisskuqet (të nxihet). Merr zgjerim niszgjerohet.

27. Fillojkëndoj a të hedh valle ose të luaj një pjesë muzikore (me një vegël). Mori një këngë (një valle). Ia morën këngës shtruar (bashkë). Ia morën labçe. Ia merrte me të qarë. E merrte me fyell. Njëri ia merr, tjetri ia kthen (ia pret).

28. jokal., vet. v. III Fillonndizet a të digjet, ndizet flakë; shkrep (arma). S’marrin (mezi marrin) drutë. S’mori zjarri. Mori eshka. Morën mullarët. S’mori pushka. Mori baruti. Mori menjëherë. Merr shpejt (ngadalë).

29. fig. Shkëput nga dikush një gjë që më hynpunë ose që ështëdobinë time, i kërkoj dikujt një mendim, një këshillë etj. me qëllim që të përfitoj. Marr mendimin e kolektivit. Marr pëlqimin. Marr përvojën (mjeshtërinë) e dikujt. Marr këshilla nga dikush këshillohem me dikë. I marr fjalën dikujt e bëj të më japë fjalën, të zotohet. Ia mori zemrën ia fitoi zemrën, e bëri për vete. Mori një mësimmirë përfitoi shumë, vuri mend.

30. fig., vet. v. III Fillonketë një vlerë, rëndësi a kuptimcaktuar, fiton. Merr rëndësi (vlerë). Merr domethëniemadhe. Merr një kuptim të ri. Merr një trajtë (një ngjyrë) tjetër. Mori përpjesëtimemëdha.

31. jokal., vet. v. III (zakonisht me një emërmashkullit të një kafshe) Ndërzehet; mbarset. Mori dash delja. Mori dem lopa. Mori derr dosa. S’mori lopa sivjet.

32. vet. v. III E bën që të mos lëvizë a të mos punojë më, e paralizon (për pjesë ose organetrupit). Sëmundja i mori gojën (sytë, këmbën, duart).

33. Përdoret zakonisht me emra veprimi për të formuar togje me vlerë foljesh, të cilat lidhen si nga kuptimi ashtu edhe nga ana fjalëformuese me emrat përkatës (edhe në një varg njësish frazeologjike). Merr ajër ajroset. Mori arratinë u arratis. Marr fotografi fotografoj. Merr fund përfundon, mbaron. Merr gjallëri (fuqi, forcë) gjallërohet (fuqizohet, forcohet). Marr guximin guxoj. Marr hak hakmerrem. Marr lidhje me dikë lidhem. Merr masa. Merr ngjyrë ngjyroset. Marr shënim shënoj. Marr vendim vendos. Merr zgjidhje zgjidhet. Marr për bazë bazohem. Marrdorëzim dorëzohet. Marr nën mbrojtje mbroj. Marr nën kujdes kujdesem. Marr për qafe (për gryke) e përqafoj. Mori bark. Merr anë anon nga njëra anë. Mori erë u qelb. Mori zjarr u ndez. Mori frikë (tmerr) u frikësua (u tmerrua). Marr inat (mëri) inatosem.

34. Përdoret si folje gjysmëndihmëse, me kuptimetfilloj, nis, zë; përpiqem, matem’. Marrdal (të hyj, të flas, të ngrihem, të shkoj, ta kap).

Sin.: kap, tërheq, bie, sjell, fshij, pastroj, rrëmbej, heq, përvetësoj, siguroj, blej, porosit, zë, pushtoj, zaptoj, thith, shpenzoj, kërkoj, pres, zvogëloj, shkurtoj, pranoj, mbaj, fut, nxë, zë, quaj, vlerësoj, kuptoj, mbaj, shkoj, fitoj, ha, kap, filloj, shkrep, mbarset, përmbaj.

Harroimarrë *frymë (dikush) tall. *Dhashë e mora. *Japim e marrim (me dikë). As *jep as merr (dikush). Sa *jep merr (dikush). Jep e merr me *gishta (dikush). Nuk më lë të marr *frymë (dikush). I mori *amanetin (dikujt). Merr *amë (diçka). Nuk merr *amë (nga diçka). Marr *anën (e dikujt). merr *ana. I marr *anët (dikujt). Ia marr *anën (diçkaje).Mori *arratinë (dikush). E mori *arratia (dikë). Mori *avull (dikush). Ia marr *avullin (dikujt a diçkaje). Ia mori *avullin (dikujt). mori *barkun (dikush a diçka).I mori bashkën (dikujt) S’merr *bojë (diçka). Si të marrë *bora. Mori *botën (dynjanë) (diçka). Mori *botën (dheun) ndër (në) sy (dikush). E merr me *bu (dikush). E mori me *cep (diçka). E ka marrë për *cep (dikë). Merr *cifël (diçka). Mori *çairet (dikush) keq. Ka marrë *të çarë (diçka). Merr *dallgë (dikush a diçka). Merr *detin (dikush). E mori *deti (dikë a diçka). Marr në *dorë (diçka). I marr *dorën (dikujt). Ia marr *dorën (diçkaje). Ia mori (ia rrëmbeu, ia zhvati) nga duart (dikë a diçka). Mori dynjanë (*botën) (diçka). Mori *dheun. Merr *erëI (diçka). Merr *erëII (nga diçka). E merr *eraI (dikë). E merr *eraII (diçka). I marr (i mbaj) *erë (diçkaje). Ia ka marrë *erën (dikujt a diçkaje). Merr *faqe (diçka). Mori *ferrën (diçka). Merr *fill (diçka). Ka marrë *fitilin (dikush). Mori *flakë (diçka). Marr *frymë. I mori *frymën (dikujt). Nuk merr (më) frymë (dikush). Sa të marrësh *frymë. Derisamarr *frymë. Mezi marr *frymë. Përtonmarrë *frymë (dikush) tall. Ka marrë *fund (dikush a diçka). Mori *fushat (dikush). Merr *fytyrë (diçka).I mori *fytyrën (dikujt). Mori *gardhin (dikush a diçka). S’merr (nuk ha) *të gdhendur (dikush). E merr (e mban) nëpër *gojë (dikë a diçka). E mori (e lau) *gjakun etnogr. I marr *gjurmën (dikujt a diçkaje). Marr (laj) *hakun. Mori (u ) *hamull (dikush). marrsh *hijen! mallk. E merr *historia (dikë a diçka), edhe iron. Merr *hov (diçka). Merr *hundë (dikush). Mori *huq (dikush). E kam marrë *inat (dikë a diçka). Merr *jetë (dikush a diçka). I mori *jetën (dikujt). S’e merr (s’e ngre) *kalemi (diçka). Sa s’i merr (s’i rrok) *kalemi. E mori *kallëp (diçka). Na e mori *të keqen (të ligën) (dikush) mospërf. marrsh *të keqen! mallk. marrsha *të keqen! Mori *këmbë (diçka). Mori *këmbët (dikush). I mori këmbën (dikujt). E mori nga *këmbët (diçka). E merr nëpër *këmbë. Mori *këmbëtkrahë (dikush). Marr *kërrabën. T’i marrësh (t’i rrëmbesh) *kokën (kryet) (dikujt). Merr *kot (dikush). Mora *krahë. I marr *krahët (dikujt). Marr (mbaj) *krahun (e dikujt). E marr nën *krahë (dikë). Mori *kthesën (dikush) libr. Mori *kuturu (dikush). Merr *lak (diçka). E merr *lehtë (diçka). Mora *lemerinë. Nuk merr *lesë (dikush). Merr e lër krejt, si dikush a si diçka tjetër, tamam si ai, gjallë ai, shumë i ngjashëm; hiq e vër atë vetë; lot e shpirt. I mori (i rropi, i hoqi) *lëkurën (dikujt). Na e moriligën (*të keqen) (dikush) mospërf. marrsha *të ligën! Më marrsh *të ligat! mallk. E mori *lumi (dikë a diçka). Ia mori *lyrën (diçkaje). Marrsh *malet! mallk. Mori *malet (dikush). Nuk më merr *malli (për dikë a për diçka) mospërf. Merre ta marrim rrëmujë e potere e madhe diku (kur bëhet një punë e veprohet si të vijë a si të mundet); bjeri burri burrit; s’e merr vesh i paridytin. Merr (për) *mbarë (diçka). I mori *mbrapsht (fjalët) (dikush). Merr *mend (dikush). Merr *mendtë (e dikujt). mori *mendtë (dikush). Ia mori *mendtë (dikujt). E marr me *mend (diçka). Merr *mendjen (e dikujt). Ia mori *mendjen (dikujt). Ma merr (ma ha, ma pret) *mendja. Ta merr (ta pret) *mendja. E mori *mësysh (dikë). marrtë *e mira! ur. marrtë (të ngrëntë) *mortja! mallk. S’e merr *mundimin (për diçka) libr. Merr *musht (dikush). I mori *nderin (dikujt). E merr *ndore (dikë) etnogr. Të më marrësh *opingat! bised. I marr *pahun (diçkaje). Nuk e marr *parasysh (diçka). E mori (e vuri) *përpara (dikë). Merr *përpjetë (dikush). Mori *të përpjetën (dikush a diçka). Marr *përsipër (diçka). Marr *pjesë (diku). Ka marrë *të plasur (diçka). marrsh *pleshtat! mospërf. bised. E merr *prapa (dike a diçka). E mori *së prapthi (diçka). Sa të marrë *prush. S’merr (s’ha) *pykë (dikush). mori më *qafë (dikush). merr më (në) *qafë (dikush a diçka).E merr me *të qeshur (diçka). Ka marrë *revan (dikush). E mori *revanin (dikush). E mori *rrëkeja (dike a diçka). Mori rrëpirën (*tatëpjetën, të tatëpjetën, teposhtën) (dikush a diçka). Mori *rripën (dikush). E mori *rrjedha (dikë a diçka). Mori *rrokullimën (dikush a diçka). Mori *rrugë (udhë) (diçka). Mori *rrugët (udhët) (dikush). E mori *rryma. Të merr nën *sqetull (dikush). E ka marrë (e mban) nën *sqetull (dikë a diçka). Mori *stafetën (dikush) libr. Marr mbi *supe (diçka). T’i merr *sytë (dikush a diçka). E mora në *sy (diçka). Ma merr (ma ha) *syri (diçka). Ta merr prej *syrit (një mendim etj.) (dikush) Mori *sytë (e iku) (dikush). Mora (bëra) një *sy gjumë. S’merr *shat (dikush). E ka marrë në *shenjë (dikë a diçka). Mori *sheshin (diçka). Marr (mbaj) *shënim (për diçka) libr. Marr mbi *shpatulla (diçka). Marr shpirt (*zemër). Ia mori *shpirtin (dikujt). Mori një *shuplakë (një dackë) (dikush a diçka). Nuk e ka marrë (s’e ka) me *tapi (diçka). marrtë *tartakuti! mallk. Mori *tatëpjetën (të tatëpjetën, teposhtën, rrëpirën) (dikush a diçka). E morën me *teneqe (dikë). Mori teposhtën (*tatëpjetën, të tatëpjetën, rrëpirën) (dikush a diçka). Mori *ters (diçka). E mori (për) *ters (diçka a dikë). Mori torbën (*trastën) (dikush). Mori *thellomën (dikush). Merr (zë) në *thua (dikush). Mora *thundrat. Mori udhë (*rrugë) (diçka). Mori udhët (*rrugët) (dikush). merr *vaji. E mori *vala. Merr *valë (diçka). E mori *vala (dikë). E mori me *valë (dikush). Mori vdekjen në *sy (dikush). E marr (e kap) për *veshi (dikë). Marr *vesh. E mori *veten (dikush). *Vetë ia merr e vetë ia pret (dikush). Ia mori (ia dha, ia theri, i ra) *vrapit (dikush). Ia mori *zanatin (diçkaje). Marr *zemër. Më mori *zemrën (dikush). Mori *të zezën (dikush). E mora *zët (dikë a diçka). Mori *zjarr (diçka a dikush). Sa të marrësh një *zjarr. E mori *zvarrë (dikë).

RADIOTELEGRAM

RADIOTELEGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Telegramtransmetohet me anë të radiovalëve; radiogram. Dërgoj një radiotelegram.

SHIFROJ

SHIFR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Krijoj me shifra një tekst a një njoftimfshehtë, duke përdorur numrat si kod, kodoj; kund. deshifroj. Shifroj një telegram. Shifroj tekstin.
2. fin. Shënoj me anë të një numri, e quaj me këtë numër. Shifroj llogaritë.
Sin.: kodoj, kriptoj.

SHIFËR

SHÍF/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. mat. Simbol grafikshënon një numër, sipas një sistemicaktuar. Shifra arabe (romake). Shifra dhjetore. Numër me shumë shifra. Shifër pas presjes dhjetore.
2. Numër i paraqitur me anëkëtyre shenjave; shumë, sasi e caktuar apo e përafërt; tregues i një veprimtarie a i një gjendjeje i paraqitur me numra; të dhëna a tregues numerikë. Nuk dha ndonjë shifër. Shifër e përafërt. Shifrasakta (të zmadhuara, të zvogëluara, të rrumbullakosura). Shifra zyrtare. Shifrafryra. Me gjuhën e shifrave. Mospërputhje shifrash. Dyfishimi i shifrave.
3. Sasi e caktuar parash. Shifër e lartë. Shifër e madhe (e vogël). Shifër astronomike sasi e zmadhuar.
4. nj. Kod sekret i ndërtuar sipas një sistemi numrashzëvendësojnë shkronjat, që përdoret për të dërguar mesazhefshehtaushtri, diplomaci etj. Shifra sekrete. Telegram (radiogram) (me) shifër. Njoftoj me shifër.
5. Sistem numrash për hapjen ose mbylljen e një brave a dryni, çelës. Kod me pesë shifra. Futi kodin me katër shifra.
6. fig. Ai që nuk ka vlerë. Ai për të ishte vetëm një shifër. Nuk donteajoishte vetëm një shifër.
Sin.: numër, kod, çelës.

SHKURTËR

SHKÚRTËR (i, e) mb. 1. Që e ka gjatësinë më të vogëlkrahasim me gjatësinë e zakonshme a me gjatësinë e nevojshme ose në krahasim me një send tjetër; jo i gjatë; kund. i gjatë. Shkop i shkurtër. Shkallë e shkurtër. Pushkë e shkurtër. Degë (rrënjë) të shkurtra. Bar i shkurtër. Me këmbëshkurtra. Flokëshkurtër. Lesh (pambuk) i shkurtër. Rruga më e shkurtër. Hapashkurtër. Valëshkurtra (elektr.). valë me gjatësi 10 deri 150 milimetra. Qark i shkurtër (elektr.). Dritashkurtra dritat e automobilitndriçojnë afër. Krasitje e shkurtër. bujq.
2. Që ka trupvogël; kund. i gjatë, i lartë. Burrë i shkurtër. Grua e shkurtër. I shkurtër nga shtati. Mbeti i shkurtër.
3. Që nuk zgjat shumë, që zgjatpak se zakonisht; që nuk kërkon shumë kohë për t'u kryer; kund. i gjatë. Ditët e shkurtradimrit. Verë e shkurtër. Afat i shkurtër. Kohë e shkurtër. Jetë e shkurtër. Heshtje e shkurtër. Luftim i shkurtër. Mbledhje (bisedë) e shkurtër. Takim i shkurtër. Fjalim i shkurtër. Film i shkurtër.
4. Që ka vëllimvogël (për shkrime e vepra letrare); i përmbledhur, që ka pak fjalë; kund. i gjatë. Roman (tregim) i shkurtër. Shënim i shkurtër. Studim i shkurtër. Hyrje e shkurtër. Telegram i shkurtër. Përgjigje e shkurtër.
5. gjuh. zgjat pak kur shqiptohet, që e ka gjatësinë më të vogël se gjatësia mesatare. Zanore e shkurtër. Rrokje e shkurtër.
6. si em. Sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit. Të shkurtrit qëndroninradhën e parë. I gjati është shërbëtori i të shkurtrit. (fj. u.).
Sin.: i vogël, picingul, i paktë, i imët, imtak, trupvogël, trupshkurtër, shtatvogël, shtatshkurtër, i pabëshëm, i ulët, shkurtuar, i çalë, shkurtabiq, i ngushtë.
I do drutëshkurtra (dikush) nuk i pëlqejnë fjalët e kota e dredhat, do që t’i bien shkurt e shkoqur, kërkonvërtetën pa shumë fjalë; ia pret shkurt (dikujt); i pret drutë shkurt; i pret drutëshkurtra; i ka fjalëtshkurtra. I ka ditëtshkurtra (dikush) nuk do të rrojë gjatë, do të vdesëshpejti; nuk do ta zgjatë shumë në një vend a në një detyrë, së shpejti i vjen fundi; i ka ditëtnumëruara; e ka të shpejtë. I ka duartshkurtra (dikush) nuk ka shumë fuqi, pushtet a mundësi për të kryer një punë (zakonisht jo të mirë), nuk ka fuqi a mundësi për të shtënëdorë diçka; i ka thonjtëprerë; kund e ka dorën (krahun) të gjatë (i ka duartgjata). E ka dritënshkurtër (dikush) nuk është largpamës, është dritëshkurtër. I ka fjalëtshkurtra (dikush) nuk e zgjat shumë me dikë, ia thotë prerë e shkurt ç’ka për të thënë; e do shpejt atë që kërkon; e kërkon diçkamënyrëprerë; ia pret shkurt (dikujt); i pret drutë shkurt; i pret drutëshkurtra; i do drutëshkurtra. E ka mendjenshkurtër (dikush) nuk mendon thellë, është mendjeshkurtër. E ka perinshkurtër (dikush) shih iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi (dikujt). E ka qafënshkurtër (dikush). 1. Është njeri që nuk duron shumë dhe nuk e mban gjatë diçkafshehtë. 2. Flet pa u matur dhe pa u menduar mirë; nxitohet. I pret drutëshkurtra (dikush) nuk e zgjat shumë, i bie drejt e shkurt; është i prerë për diçka, nuk lëkundetkërkesën e tij; i pret drutë shkurt; i do drutëshkurtra; s’i bën drutëgjata; i ka fjalëtshkurtra; ia pret shkurt (dikujt).

SHPIE

SHPÍE vep., SHPÚRA, SHPËNË kal. 1. Marr dikë me vete dhe e përcjell deri në një vend ose deri te dikush, çoj; e nis dikë që të shkojë diku për një qëllimcaktuar a për të ndenjur atje për njëfarë kohe, dërgoj; kund. sjell; bie. I shpuri fëmijëtfshat. E shpien djalinkopsht. I shpuri nxënësitmuze. I shpuri lopëtkullotë. E shpuri larg.
2. Mbart një send deri në një vend ose deri te dikush për ta lënë atje; lëviz diçka deri në një cak; drejtoj një mjet transporti deri në një pikë; nis me një mjet ose me një mënyrë tjetër deri në një vend ose deri te dikush, çoj, dërgoj, kund. sjell; bie. I shpuri drutë. I shpuri kafenë. I shpuri një letër (një telegram). Shpjeri të hajë! Ia shpurizotit. E shpuri dorën te flokët (në ballë, në brez). E shpuri karrocën (makinën) mu te dera. E shpuri lundrënbreg. E shpuri me kamion (me qerre, me kalë. Ku do ta kenë shpënë? Ia shpurishtëpi. Shpjer gojën te buka e jo bukën te goja! (fj. u.) përpiqu, luaj këmbë e duar që të sigurosh atë që të duhet.
3. Ia bëjnjohur dikujt, e vë në dijeni për diçka, e njoftoj nga larg. U shpuri një lajmmirë.
4. vet. v. III Lë të kalojë nëpër të në një drejtimcaktuar, çon. Kanali e shpie ujin derifushë. Gypi e shpie lëngun në enë. Teli e shpie rrymën te llamba.
5. vet. v. III drejton në një vendcaktuar, të çon, të nxjerr. Ku të shpie kjo rrugë? Shtegushpinte në një luginë.
6. fig. Udhëheq në një drejtim; ndihmoj që të zhvillohet, të përparojë, të ecë, çoj. Na shpie drejt fitores. Shpiem përpara revolucionin (prodhimin).
7. edhe fig. Bëj që të arrijë në një përfundimmirë ose të keq, e çoj në një gjendjecaktuar; vet. v. III ka si rrjedhim a si pasojë; çon. I shpuripërfundimedrejta. E shpuribuzëgreminës. Në ç'gjendje e paskan shpënë! Ja ku të shpie mendjemadhësia (kokëfortësia, pakujdesia)!
8. E ngre a e ul deri në një cak ose deri në një shkallë; zmadhoj a zvogëloj deri në një numër; e bëjarrijë një madhësi a një treguescaktuar; çoj. E shpurifund (në majë, në kulm). E shpurizero. E shpure lart, ule ca!. E shpurinjëqind numrin e pikëve.
9. fig. Drejtoj, përqendroj, çoj, hedh. Shpie sytë (vështrimin). E shpie mendjen diku a te dikush.
10. vet. v. III bënshkoj diku, më detyronvete, më çon. Nuk më shpie puna. E shpuri nevoja (halli, e keqja).
11. Shkoj kohën; kaloj jetën, jetoj në një mënyrëcaktuar, rroj; kam këto ose ato përfundime në një punë a në një veprimtari, vete, shkoj; çoj. Si ia shpini këtej? Si ia shpie me shëndet? Si ia shpini me perime? Si ia shpini me dimrin? Ia shpunë me këngë e me valle gjer ndajgdhirë. Ia shpie mirë (keq).
12. bised. E vijoj a e zgjat diçka për njëfarë kohe, merrem me diçka derinjëfarë kohe. E shpuri gjatë e zgjati shumë. Mas e shpjer më tej! Gjer më sa ke ndër mend ta shpiesh sot?
Nuk e shpie (nuk e shtyn) më *gjatë (dikush). Nga (ku) shpien *këmbët. E shpie (e çoj) *mendjen (te dikush a te diçka). Ku të shpie (ku të çon) *mushka?!

STIL

STIL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. art., let. Tërësia e veçorive themelore ideoartistike, e mjeteve dhe e mënyraveshprehjes, që bien në sy në krijimtarinë e një shkrimtari, të një artisti, të një rryme a të një epoke dhepërsëriten pak a shumë në një sërë veprash. Vepra e tij karakterizohej nga një stil i veçantë. Stili realist i dramës ishte shumë goditës. Vizituan një kishëstilit bizantin. Stili i arkitekturës mesjetare vërehej në një pjesëndërtesaveqytetit. Stili i shkrimtarëve rilindas është mbresëlënës.
2. gjuh. Zgjedhja dhe ndërthurja e mjetevegjuhës (kryesisht e mjeteve leksikore e sintaksore) në përputhje me kërkesat e një fusheveprimtarisë, me përmbajtjen ose me metodën artistike dhe me qëllimet e shkrimtarit; shtresimi i mjetevegjuhës sipas funksionevekryejnëligjërim. Normativizimipërdorimin e stileve gjuhësore. Stilet funksionalegjuhës. Sistemi i stileve. Stili i plotë i shqiptimit.
3. Mënyra si i shpreh mendimet dikush kur flet a kur shkruan. Ka një stilthjeshtëpërshkrimin e ngjarjeve. Stili i tij i rrjedhshëm e bën prozën të pëlqyeshme. Mangësitëpërzgjedhjen e njësivestilit viheshin re dukshëm.
4. Tërësia e mënyrave dhe e mjetevepërdoren në një veprimtari për të arritur një qëllimcaktuar; mënyra si vepron a si sillet dikush. Stili i ri i punës iu prezantua punonjësvefirmës. Stili i drejtimitinstitucionit nuk ishte i duhuri. Pasi përcaktuan metodat dhe stilin e projektitkërkohej, të gjithë filluan punën. Kjo është tipike për stilin e tij. E përmirësuan stilin, por ishte shumë vonë, dëmi ishte bërë.
5. sport. Mënyra e ushtrimitlëvizjeve në një llojcaktuar sporti. Teknika dhe stili i kërcimit ishinpapërsëritshëm. Në garat e notit, doli kampionstillirë. Stili delfin ishte nga më të vështirët, por ai ia doli me sukses.
6. gjuh. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje stilesh gjuhësore. Stil bisedor stil karakteristikformë dialogupërdoretbisedat e përditshme. Stil libror stilshkruari tipik për ligjërimin e shkruar. Stil shkencor stil i kumtimeve dhe botimeve me tematikë shkencore. Stil telegrafik stil shumë i ngjeshur e i përmbledhur, i shprehur me fare pak fjalë, që i ngjan një njoftimidhënë me telegram. Stil zyrtar stilshkruarishkresa e letërkëmbim midis zyrtarëve; stil formal.
7. arkit., muz. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje stilesh në arkitekturë dhe muzikë. Stil barok stil i arkitekturës, muzikës dhe pikturës evropiane të shek. XVII-XVIII, që karakterizohet nga zbukurimedetajuara. Stil gotik stil ndërtimi me harqethyera me një kënd në mes, kubelartambarojnë nga jashtë me majagjata, të mprehta e të gdhendura, dritaremëdha me xhama shumëngjyrësh dhe zbukurimeimëta e të ndërlikuara, të gdhendura sidomos në gur. Stil rokoko stil i arkitekturës dhe zbukurimit që lindi në Francë si kundërvënie ndaj barokut në fillim të shek. XVIII dhedallohet për larminë e stërholluarformave e të vijave.
8. sport. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje stilesh noti. Stil bretkosë mënyrë notimi si bretkosë, duke lëvizur anash me hapjegjerë këmbët e duart brenda në ujë. Stil delfin mënyrë notimi me lëvizje të të dy krahëve dhe këmbëve njëkohësisht, duke e çarë ujin me gjoks. Stil flutur mënyrë notimi me trupshtrirë, me kokëzhytur në ujë e me të dy krahëthapur, që lëvizin në të njëjtën kohë. Stil i lirë mënyrë notimigarat e shpejtësisë, në të cilën notarët mundnotojnë zakonishtkatër mënyrandryshme.
stilgjerë libr. përpjesëtimemëdha; në sasimadhe; gjerësisht, në mënyrë ballore.

TEJSHKRIM

TEJSHKRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. shkruarit e tingujve me shenja fonetike; transkriptim; shkrim fonetik i një teksti; sistem shenjash grafikepërdoret për të dhënë shqiptimin e saktëfjalëve. Tejshkrim fonetik. Tejshkrim i një teksti (i një dorëshkrimi). Shenjat e tejshkrimit. Dialektologët e fonetikanët përdorin rëndomtë tejshkrimin e fjalëve.
2. Kopjim a kopjeështë tejshkruar. Tejshkrim i dorëshkrimit. Shumëfishoj tejshkrimin.
3. Telegram.
4. Përshtatje (e një vepre muzikore). Tejshkrimi i një simfonie.
Sin.: transkriptim, shkrim, kopje, telegram.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.