Fjalori

Rezultate në përkufizime për “telëzueshëm”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GADOLIN

GADOLÍN,~I m., kim. Element kimik i tokave të rralla, metal magnetik me ngjyrë të bardhë në të argjendtë, i petëzueshëm e i telëzueshëm (simboli Gd).

KALLAJ

KALLÁJ,~I m. 1. kim. Metal në ngjyrë të argjendtë, i butë saqë mund të përkulet me dorë pa vështirësi, i petëzueshëm dhe i telëzueshëm, që i qëndron oksidimit në ujë a në ajër, që shkrin lehtë dhe përdoret veçanërisht për të kallajisur enët (simboli Sn). Ngjit (lyej) me kallaj. Oksid kallaji. Aliazhi i kallajit me bakrin është bronzi.

2. fig., mospërf. Shkëlqim i jashtëm, lustër për t’u dukur ose për të fshehur realitetin a një të vërtetë; mashtrim. I dha një kallaj i dha një pamje të jashtme sa për t’u dukur ose për të fshehur diçka. Ia nxori kallajin në shesh bëri që t’i dalë pamja e vërtetë dikujt; ia nxori kallajisjen ose lustrën.

Sin.: lustër, mashtrim.

I doli kallaji keq. (dikujt a diçkaje). 1. I iku vlera dikujt, i doli fytyra e vërtetë; humbi emrin e mirë ose nderimin e të tjerëve; i doli bakri; i doli boja; u bajat. 2. Humbi vlerën diçka, u vjetrua nga përdorimi i dendur; u zbulua diçka, iu hoq ajo që e fshinte, e kanë marrë veshgjithë, nuk është më e fshehtë; i doli bakri; i doli boja; u bajat. Kaloi me kallaj mbi gunë (dikush a diçka) kaloi kot, pa bërë a pa ndodhur asgjë; nuk pati një qëllim që të ndiqej derifund; u diçka jo si duhej, me mënyra e me mjete që nuk shkonin ose në mënyrësipërfaqshme e për ta mbuluar. Ia nxori kallajin (dikujt) keq. ia zbuloi fytyrën e vërtetë, bëri që të dalë ashtu siç është, ia hoqi atë që e fshihte se si është në të vërtetë; ia nxori bojën. S’i zë kallajimisur (në ibrik) (dikujt) shih nuk i shkon kali (gomari) në urë (dikujt).

TELËZUESHËM

TELËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. mundtelëzohet. Metaletelëzueshme. Bakri është i telëzueshëm.

VANADIUM

VANADÍUM,~I m., kim. Element kimik (simboli V), metal me fortësi mesatare, me ngjyrë hiriargjendtë, i farkëtueshëm e telëzueshëm, pjesa më e madhe e të cilit përdorettrajtën e aliazhit të tij me hekurin si shtesë te çeliqet speciale me fortësimadhe e të qëndrueshme ndaj brejtjes, që përdoreninstrumente për prerjeshpejta, vegla dore (çelësa anglezë, kaçavida, pinca) etj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.