Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEPRESIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjeogr. Ultësirë nën nivelin e detit; vend i ulët, gropësirë. Depresion tektonik (malor). Depresion i thellë.
2. spec. Rënia e presionit; presion i ulët. Depresion barometrik (meteor.) rënia e presionit atmosferik. Ka depresion në lartësitë e mëdha (meteor.).
3. mjek. Gjendje shpirtërore patologjike e njeriut, që shfaqet me një lodhje të përgjithshme, me dobësimin e guximit e të vetëveprimit, rënie shpirtërore. Depresion moral (shpirtëror). Depresion mendor (psikik). Depresion nervor krizë nervore. Gjendje depresioni. Pati një depresion.
4. fig., ek. Rënie e ndjeshme a amulli e përgjithshme në jetën ekonomike e shoqërore të një vendi ose në një degë të ekonomisë. Depresion ekonomik (financiar). Depresion ndërkombëtar. Depresion i fortë (i thellë). Depresion në tregti.
✱Sin.: ultësirë, gropësirë, ulje, rënie, amulli.
►MBISHTR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Vendoset mbi diçka tjetër që ekziston më parë, mbivendoset; kund. poshtështrohet. Formacion ultrabazik që mbishtrohet mbi një formacion tektonik. Dalloj kuptimet që u mbishtresohet fjalëve me kalimin e kohës.
2. pës. e MBISHTRÓJ. Material që mbishtrohet te kartoni i përfunduar.
TEKTONÍK,~E mb., gjeol. Që lidhet me tektonikën; që i përket tektonikës, i tektonikës; që është formuar nga lëvizjet dhe ndryshimet e kores së Tokës nën veprimin e forcave të brendshme. Hartë tektonike. Analizë tektonike. Studim tektonik. Forca tektonike. Zona tektonike. Lëvizje (çarje, fundosje) tektonike. Me prejardhje tektonike. Lugina (liqene) tektonike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë