Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PÁKTËN (të) ndajf. 1. Në sasinë ose në masën me të vogël të mundshme a të domosdoshme, aq sa duhet të jetë, të ketë a të bëhet medoemos, aq sa kërkohet patjetër; jo më pak se... Duhet të pushojë të paktën dy muaj. Duhen të paktën mijëra lekë. Mori të paktën dhjetë copë. E ka parë të paktën dy herë.
2. Në rast se nuk ka tjetër mundësi, në rast se nuk bëhet dot ndryshe. Të paktën rri sonte. Të paktën të ma kishte thënë.
✱Sin.: së paku, e pakta, paksëpaku, tekefundit, tekembramja, pakmos, mostjetër, makar, dobare, sadomos.
SADOMÓS pj. Së paku. Shëmbëllen sadomos me fytyrë njeriu. Sadomos një punë të vogël e bën.
✱Sin.: e pakta, të paktën, paksëpaku, tekefundit, tekembramja.
TEKEFÚNDIT ndajf. 1. Në fund të fundit; u pa (kjo punë), tekembramja. Tekefundit, ç’të keqe ka? Tekefundit, le të vijë. Tekefundit, shko edhe ti! Tekefundit, s’e lidh asnjë gjë me ta.
2. Po nuk pati mundësi tjetër, nëse (në qoftë se) nuk ka zgjidhje tjetër. Tekefundit, kthehu.
3. Më së fundi, në fund fare. Tekefundit, do të japë e do të japë e do të dorëzohet.
TEKEMBRÁMJA ndajf. 1. Tekefundit, në fund të fundit. Tekembramja, ç’kërkonte aq vonë? Tekembramja, u kthyen. Tekembramja, u bind.
2. Po nuk pati mundësi tjetër, nëse (në qoftë se) nuk ka zgjidhje tjetër. Tekembramja, hapi udhën.
3. Më së fundi, në fund fare. Tekefundit, pranoi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë