Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►TEJSHKRONJËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Shkruhet me alfabetin e një gjuhe një tekst i shkruar në një alfabet tjetër; transilterohet, transkriptohet. Ky emër tejshkronjëzohet lehtë.
2. pës. e TEJSHKRONJËZÓJ.
✱Sin.: transilterohet, transkriptohet, tejshkruhet.
TEJSHKRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të tejshkruhet, i transkriptueshëm. Tekst i tejshkrueshëm.
►TEJSHKR/ÚHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. gjuh., vetv. Kthehet në shkrimin e sotëm një tekst i shkruar me shkronja e me shenja që ndryshojnë nga sistemi i sotëm i shkrimit; transkriptohet. Ato fjalët janë tejshkruar sipas Alfabetit Fonetik Ndërkombëtar, i cili është i njohur në të gjithë botën. Tejshkruhet një dokument.
2. vetv. Riprodhohet një fjalë, një tekst me ndihmën e një alfabeti tjetër; shkruhen fjalët siç shqiptohen. Si është tejshkruar kjo fjalë?
3. gjuh., vetv. Shënohen tingujt e të folurit me të gjitha dallimet e holla të shqiptimit, duke përdorur disa shenja të veçanta. Si tejshkruhet kjo fjalë?
4. vetv. Kopjohet besnikërisht një shkrim; riprodhohet, rikopjohet, sillet me besnikëri diçka të shkruar më parë. Tejshkruhet një raport në një regjistër.
5. muz., vetv. Ndryshohet a përshtatet për një vegël a për një zë tjetër një vepër muzikore, që është shkruar për një vegël a për një zë të caktuar; rregullohet, përshtatet. Tejshkruhet një simfoni.
6. pës. e TEJSHKRÚAJ.
✱Sin.: transkriptohet, riprodhohet, kopjohet, rikopjohet, rregullohet, përshtatet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë