Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tejngopje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUHITJE

BUHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur buhit dikë a kur buhitem; velje, tejngopje.
2. Gjendja kur buhitemi.
Sin.: velje, velitje, tejngopje, veselitje.

DUQATJE

DUQÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur duqat; zënie me shtupa e vrimës së fuçisë, të lëfytit etj.
2. Mbledhja shuk e diçkaje. Duqatja e letrës (e leckës, e shamisë etj.).
3. Tejngopje; mbushje e barkut me ushqimtepërt.
Sin.: shtuposje, shukatje, zhulatje.

MBINGOPJE

MBINGÓPJ/E,~A f., spec. 1. Ngopje e tepërt, ngopje mbi masën e zakonshme; tejngopje. Mbingopja e tretësirës.
2. fig. Teprimdiçkapadëshirueshme, negative ose pa vlerë. Mbingopje me lajme negative.

PALLIM

PALLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur palloj ose kur pallohem.
2. Rrahje a kopanisje e rrobave.
3. fig. Rrahje e dikujt.
4. fig. Mundje, mposhtje.
5. fig. Përlarje, tejngopje.
6. fig., bised. Kryeje marrëdhëniesh seksuale me dikë.

TEJNGIMIE

TEJNGÍMI/E,~A f., spec. Tejngopje, mbingopje.

TEJNGOPURI
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.