Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TEJMBJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bujq. 1. Punë që kryhet për të tejmbjellë një bimë; shkulje e një bimë ose e një peme nga toka ku është dhe mbjellja e saj në një vend tjetër. Mot i mirë për tejmbjellje. Tejmbjellja e fidanëve.
2. mjek. Punë që kryhet për të tejmbjellë një organ; transplantim. Tejmbjellje e vështirë operacion i vështirë për zëvendësimin e organit.
TRANSPLANTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mjek. Transplant, tejmbjellje. Transplantim veshke.
2. bujq. Zhvendosja e një bime nga një vend (vazo ose kopsht i përkohshëm) në vendin përfundimtar të rritjes. Pas rritjes së fidanëve, bëhet transplantimi i tyre në tokë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë