Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TEJ/MBJÉLL vep., ~MBÓLLA, ~MBJÉLLË kal. 1. bujq. Shkul një bimë ose një pemë nga toka ku është dhe e mbjell në një vend tjetër, artis, mbëltoj, përandit. Tejmbjell fidanë. Tejmbjell një ulli.
2. mjek. Heq një organ në rrugë kirurgjikale nga një trup dhurues dhe e vendos në trupin e një marrësi për të zëvendësuar organin e dëmtuar ose të humbur; transplantoj një organ. Tejmbolli veshkën.
✱Sin.: artis, mbëltoj, përandit, transplantoj.
TRANSPLANT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek. Marr një organ a një ind në mënyrë kirurgjikale nga dikush dhe e vendos te një tjetër, për të zëvendësuar një organ të sëmurë; tejmbjell. Transplantoi veshkën (mëlçinë).
2. bujq. Zhvendos një bimë nga një vend në një vend tjetër për ta mbjellë ose për ta përdorur atje. Transplantoi bimën e vogël nga fidanishtja në arë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë