Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKRÍL,~I m., kim., ind. 1. Material sintetik i krijuar nga polimerët e acidit akrilik ose nga derivatet e tij, që dallon për qëndrueshmëri, për peshë të lehtë dhe për tejdukshmëri, që përdoret në ndërtimtari, në industrinë e tekstilit, në arte, në kozmetikë etj. Procesi i formësimit të akrilit. Akril i derdhur. Akril profesional. Prodhime të akrilit.
2. Fije sintetike shumë e ngjashme me leshin që mundëson shtrirje të gjerë, izolim të mirë termik dhe qëndrueshmëri të gjatë. Fijet e akrilit. Shtresë e akrilit. Akril i bardhë. Qëndrueshmëria e akrilit.
3. Shtresë e veçantë folike a panel akrilik e qëndrueshme ndaj lagështisë, ndaj ujit dhe ndaj nxehtësisë. Pllaka akrili. Gypa akrili. Kuti akrili. Korniza akrili.
APOFILÍT,~I m., min., gjeol. Mineral i çmueshëm, nga zonat vullkanike të Himalajeve, me strukturë të fortë kristalore me ngjyrë me shkëlqim dhe me tejdukshmëri të lartë, që përdoret në gurëgdhendje si dekorim, në prodhimin e artefakteve etj. Gurët kristalorë të apofilitit janë shumë të bukur. Muze me kristale të apofilitit. Shkëlqimi xhamor i apofilitit i ngjan shkëlqimit të perlave.
NDËRPÁMJ/E,~A f. Tejdukshmëri, ndërpasë, transparencë.
NËPËRDUKSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i dukshëm tej për tej, tejdukshmëri, transparencë.
PATEJDUKSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i patejdukshëm, vetia e një trupi që është i patejdukshëm; kund. tejdukshmëri. Patejdukshmëria e një trupi (e një lëngu, e një lënde).
PËRDUKSHMËRÍ,~A f. Tejdukshmëri.
TEJDUKSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i tejdukshëm, vetia e diçkaje që është e tejdukshme; qartësi. Tejdukshmëri e lartë (e madhe). Tejdukshmëria e xhamit (e ujit). Fiton (humbet) tejdukshmërinë. Tejdukshmëri atmosferike (meteor.) shkallë e pastërtisë së ajrit atmosferik, e cila përcakton largësinë objekteve që ndodhen në të.
TEJPÁMJ/E,~A f. 1. Largpamësi; kund. verbëri. Me tejpamje profetike.
2. Tejdukshmëri.
TEJPASHMËRÍ,~A f., libr. Tejdukshmëri. Tejpashmëria e ujit (e qelqit).
TRANSPARÉNC/Ë,~A f. 1. Tejdukshmëri, qartësi. Transparenca e ujit (e liqenit).
2. Hapje, qartësi dhe sinqeritet në veprime, informacione ose vendimmarrje. Të bëhet transparencë për financimin e partive. Kërkohet transparencë për fondet publike.
✱Sin.: tejdukshmëri, tejpashmëri, qartësi, hapje, sinqeritet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë