Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LARGÚES,~E mb., libr. 1. Që shkon drejt mospërputhjes së tipareve të një dukurie të caktuar, që karakterizohet nga largimi i tipareve të saj; kund. afrues. Zhvillim largues. Në rrugë larguese.
2. Që përpiqet të largohet a të ndërpresë marrëdhëniet e afërta me dikë; kund. afrues. Qëndrim (vështrim) largues.
✱Sin.: tejbartës, përçarës, mospajtues.
TEJMBÁRTËS,~III m. sh. ~, ~IT mek., spec. Lloj transportuesi, mekanizëm për mbartjen a transportimin e diçkaje; tejbartës, konvejer, transportier. Tejmbartës me vargua. Tejmbartës me rrip. Tejmbartës burmor konvejer me vidë pa mbarim. Tejmbartës dridhor. Tejmbartës i varur transportier (konvejer) ajror. Tejmbartës me kova. Tejmbartës me litar. Tejmbartës me rule. Tejmbartës me zinxhirë. Tejmbartës me shirit të rrëshqitshëm.
✱Sin.: konvejer, tejbartës, transportier.
TEJMBÁRTËS,~E mb., mek., spec. Që mbart diçka nga një vend në një vend tjetër; që shërben për të tejmbartur; tejbartës, transportues. Pajisje tejmbartëse.
TRANSPORTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Mjet pune që përbëhet zakonisht nga një rrip lëkure, i cili rrotullohet nga një mekanizëm i posaçëm e merr me vete lëndë a prodhime të ndryshme prej një vendi për t’i çuar në një vend tjetër, prej një punëtori tek tjetri etj.; konvejer, tejbartës. Transportuesi i fabrikës (i uzinës, i repartit). Transportuesi i llaçit (i tullave). Transportuesi i bagazheve nëpër aeroporte. Me transportues.
2. Makinë e madhe me karroceri të gjatë për të mbartur ngarkesa të rënda. Transportues i blinduar (usht.) makinë luftarake e blinduar, që përdoret për të mbartur këmbësorinë, për të kryer luftime etj. Transportues me zinxhirë.
3. Ai që mbart me mjete transporti prodhime a lëndë të ndryshme, nga një vend në një tjetër, nga një repart në tjetrin, brenda një ndërmarrjeje etj. Punon si transportues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë