Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tejçohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANDEJTOHET

ANDEJT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e ANDEJTÓJ. Andejtohet shpesh, sa andej sa këndej. Ngarkesa andejtohet me karrocë. Uji andejtohet me kova deri te shtëpia. Andejtohet malli deri te treni. Sot andejtohet pakoja. Tradita andejtohet brez pas brezi (fig.). U andejtua rryma prej shtylle në shtyllë.
Sin.: mbartet, përcillet, bartet, tejçohet, përçohet, dërgohet, transmetohet.

NAGANË

NAGÁN/Ë,~A f., veter. Sëmundje parazitare shumë e rëndëprek gjedhët, delet, derrat, njëthundrakët etj., e cila shkaktohet nga Trypanosoma Congolense dhe T. brucei, që tejçohet nga mizat ce-ce dhe karakterizohet nga anemia, nga zmadhimi i nyjeve limfatike, nga ethet, nga edemat dhe nga çrregullimesistemit nervor, që shkaktojnë ngordhjen në 2-12 muaj.

PËRHAPEM

PËRHÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., zakon. sh. Largohemidrejtimendryshme dhe mbushim një shesh a gjithë vendin.
2. vetv., vet. v. III Shtrihetdrejtimendryshme diçkaështë e grumbulluar në një vend; zë gjithë vendin, pushton; prishet një grumbull, shpërndahet. U përhapën nëpër pyll (nëpër fushë). U përhap mjegulla. U përhap flaka (zjarri). Përhapën tingujt. Përhapet aroma e luleve. Përhapen rrezet e diellit.
3. vetv., vet. v. III Merr një shtrirje a përpjesëtimgjerë, zgjerohet; kap edhe vendetjera. Përhapet mbjelljasera. Përhapet përdorimi i pajisjeve kompjuterikemësim.
4. vetv., vet. v. III Kalon një sëmundje nga njëri tek tjetri, prek një shumicë njerëzish, mbartet, shtrihet. Sëmundjet ngjitëse përhapen shpejt.
5. vetv., vet. v. III Bëhet e ditur a e njohur për të gjithë ose për një rrethgjerë njerëzish; përvetësohet nga një shumicë njerëzish; shtrihet, popullarizohet. U përhap fjala (lajmi) se... Përhapet përvoja e më të mirëve.
6. vetv. Shpërndahem e merrem me gjëratjera që nuk lidhen shumë me thelbin e një çështjeje; zgjatem për së tepërmi kur merrem me studimin, me shqyrtimin a me trajtimin e diçkaje; nuk përqendrohemdiçka, hapem. U përhaphollësira (në gjërapanevojshme). Punon shumë, po përhapet tepër.
7. pës. e PËRHÁP.
Sin.: shpërndahem, përndahem, hapem, shpërhapet, shpërderdhet, shkoqem, përshkoqem, përshkënditem, hallakatem, davaritem, zhdavaritet, tuhatem, damahushet, përbishtem, shqepem, shtrihem, zgjerohem, derdhem, bie, qarkullohem, shpërpallet, dal, shkon, vete, kalon, tërhapem, zgjerohem, përdegem, çakërdisem, pushtohem, shkapërderdhem, shprishem, zhvillohem, rritem, shtrapëzohet, dëgjohem, njihem, përvetësohet, popullarizohem, hapërdahem, zgjatem, hapem, tërhapem. shpërqendrohem, shtohem, tejçohet, tejshtrihet, rrezatohet, depërton, gëlon, jehon.

TEJÇOHET

TEJÇ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR spec., vet. v. III 1. vetv. Çohet nga njëri te tjetri, përhapet diçka nga një pjesëpjesën tjetër, nga një gjë në një tjetër; përcillet, shpërndahet. Tejçohet energjia në të gjitha pikat.
2. pës. e TEJÇÓJ.
Sin.: përcillet, shpërndahet.

TEJÇUES
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.