Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANDEJTÍM,~I m., libr. Përcjellje, bartje, tejçim, përçim, transmetim.
PËRCJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përcjell dikë apo diçka ose kur përcillem. Përcjellja e miqve (dasmorëve). Pritje dhe përcjellje.
2. Mënyra si e përcjellim një shok, një mik a një të ftuar. Përcjellje e ngrohtë (e përzemërt).
3. Shpurë. E ndiqte nga pas përcjellja.
✱Sin.: gëlltitje, shoqërim, përçim, nisje, dërgim, ndjekje, tejçim, shpurë.
TEJÇÍM,~I m., spec., tek., mek. Përcjellje e diçkaje nga një pjesë në pjesën tjetër, nga një gjë në një tjetër. Tejçimi i nxehtësisë (i lëvizjes, i energjisë). Tejçimi i ngrohtësisë me rrezatim. Tejçim sëmundjesh (mjek.) proces i kalimit të sëmundjes nga i sëmuri tek i shëndoshi në mënyra të ndryshme; ngjitje sëmundjeje.
✱Sin.: përcjellje, shpërndarje.
TRASHËGIMÍ,~A f. 1. drejt. Kalim me ligj a me testament i pasurisë së dikujt që vdes pasardhësve; e drejtë për të trashëguar një pasuri. Trashëgimi ligjore. U la fëmijëve një trashëgimi të madhe. Trashëgimi me testament. E drejta e trashëgimisë. Radha e trashëgimisë. Trashëgimia e një mbreti froni (mbretëria, pasardhësi) i tij.
2. biol., gjenetikë. Aftësi e qenieve të gjalla për të ruajtur brez pas brezi ngjashmërinë e tipareve karakteristike dhe të funksioneve të organizmit; tejçim i gjeneve dhe i tipareve nga prindi te fëmija. Teoria e trashëgimisë. Dukuria e trashëgimisë.
3. Veti fizike a tipare të karakterit, që kanë kaluar nga prindërit e paraardhësit e tjerë te pasardhësit; veçori fizike a morale që trashëgohen nga një brez të tek tjetri; trashëgim. Trashëgimi e madhe. Trashëgimia e pasur kulturore e popullit shqiptar. Trashëgimia kombëtare shqiptare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë