Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tehri”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DREDHËZ
TEHRI

TEHRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Fill leshi ose mëndafshi për të stolisur veshjet kombëtare si: jelekun, xhubletën, xhamadanin etj.; gajtan, dredhëzII, spik, shnegull. Xhubletë e zbukuruar me tehri ari. Tehri argjendi. Jelek (xhamadan) me tehri. I qëndisur (i punuar, i bërë) me tehri. Tehria e tespiheve. Asnjë tehri (më tepër) as edhe një fije, asnjë çikë (më tepër). Shtie tehri fut (mbjell) ngatërresa, fut spica.

VERDHUSHE

VERDHÚSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Verdhushkë (monedhë).
2. Fijeholla aripraruar, që përdorën për të qëndisur a për thurjendryshme, tehri.
Sin.: tehri, tertil, verdhushkë.

XHYBE

XHÝB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Veshje e sipërme e gjatë dhe e lirshme, e lëshuar deri afër këmbëve, me kinda njëri mbi tjetrin, që e mbajnë disa popujLindjes; pallto e gjatë e hoxhallarëve dhe e dervishëve. Xhybe e gjelbër.
2. Veshje e sipërme grash prej cohe, zakonisht e gjatë deri afër këmbëve, pa mëngë dhe e qëndisur me tehri ari; pallto e gjatë dhe e lirshme. Xhybe e qëndisur. Xhybja e nuses. Veshi xhyben.
3. fig., keq. Mbulesë për të fshehur fytyrën e vërtetë a qëllimet e vërteta. Vuri xhyben!
Sin.: binish, tërlik, maskë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.