Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tegel”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GROPSHTIM

GROPSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur i bëjmë një tegel një rrobe.

GROPSHTOJ

GROPSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I bëj një tegel një rrobe etj., e qep me tegel.

GROPSHTUAR

GROPSHTÚAR (i, e) mb. Që i është bërë një tegel, që është qepur me tegel.

GROPSHTË

GRÓPSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tegel.

PISKOJ

PISK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E lidh nyjë.
2. Qep rrallë, si shenjë ku do të qep apo do të bëj një tegel.
3. E zë pisk dikë.
4. Ngacmoj. Era ia piskonte vrimat e hundës.

QELEPOÇE

QELEPÓÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Takije prej pëlhurebardhë, të rrahur me tegel, që mbahet sidomos gjatë verës; feste. Qelepoçe myzeqare.

SHESHTOHET

SHESHT/ÓHET vep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vet. v. III Qepet me tegel, ildiset. Nuk sheshtohet ashtu. Sheshtohetrrallë se të tjerat.
2. vet. v. III, pës. e SHESHTÓJ. Toka u sheshtua nga banorët. Rruga u sheshtua. Vendi ishte sheshtuar me kujdes. Fustani u sheshtua nga e ëma. U sheshtua edhe pala e fundit të ri.

TEGEL

TEGÉL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Qepje veshjesh, lëkurësh etj. me makinë, pa ndërprerje; gropshtë. Tegeli i pantallonave (i këpucëve). Bluzë me tegela. Xhaketë me tegela. Shkoi drejt (shtrembër) tegeli. I bëri dy tegela. Iu shqep tegeli.
2. Pe që përdoret për këtë lloj qepjeje. E qepi me tegelkuq. I futikrye një tegel të zi.
3. Vijë e dukshme e qepjes; spik, buzë. Duket tegeli.
4. tek. Vijë e drejtë, që formohet kur bashkojmë, kur mbërthejmë ose kur ngjitim buzët e dy copave metalike etj. Tegeli i saldimit (i bashkimit). Pastrimi i tegelit. S’i kishte dalë i drejtë tegeli.
Sin.: qepje, gropshtë, spik, buzë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.