Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FRESKÍ,~A f. 1. Të qenët i freskët; gjendje e freskët. Freskia e ajrit (e ujit). Freskia e pranverës. Sjell freski. Ndiej freski.
2. Erë e lehtë dhe e freskët, fllad i freskët. Fryn freski.
3. fig. Diçka origjinale dhe e gjallë, që shfaqet në mënyrë të këndshme e tërheqëse dhe të jep kënaqësi. Freskia e krijimitarisë. Freskia e jetës.
✱Sin.: fresk, fllad, flladitje, teferiç, puhi.
TEFERÍÇ,~I m., bised., vjet. 1. Shëtitje; ekskursion, piknik. Darkave dilnin për teferiç.
2. Vend me hije, me freski e me ujë, ku bëhen shëtitje. Doli në teferiç.
3. Erë e freskët, freski. Frynte teferiç.
4. Ndërrim i fidanëve të domateve, të duhanit etj. prej shtratit të ngrohtë tek ai i ftohti, duke i mbjellë më rrallë; trapiantim.
✱Sin.: shëtitje, ekskursion, piknik, freski, trapiantim.
VERÍ,~UI m. 1. Pika e horizontit që është përkundrejt jugut, drejtimi në të kundërtën e jugut, ana që është në të majtë kur kthehemi me fytyrë nga lind dielli. Në veri të qytetit (të fshatit). Me dritare nga veriu. Sheh nga veriu. Fryn nga veriu. Vjen nga veriu. Busulla tregon veriun. Ylli i Veriut (astr.).
2. Vend që gjendet në këtë drejtim; banorët e këtij vendi. Veriu i Shqipërisë. Detet e Veriut. Shqipëria e Veriut. Poli i Veriut (gjeogr.) pika më veriore e rruzullit tokësor. Rrethi Polar i Veriut. Oqeani i Ngrirë i Veriut. Amerika e Veriut. Në veri të vendit.
3. Vend i ftohtë, në krahasim me vendet e ngrohta të jugut. Dielli i veriut. E ftohta e veriut.
4. Erë e fortë dhe e ftohtë që fryn nga ky drejtim. Fryn veriu. E largoi shiun veriu. Të pret (të than) veriu
5. Erë e lehtë, erë e dobët, fllad; erë që bëjmë me diçka për t'u freskuar. Hap dritaren të hyjë pak veri. I bëj veri dikujt. Na bëj pak veri me kondicioner.
✱Sin.: puhi, fresk, oshnik, najnik, freskore, teferiç.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë