Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tatuazh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALKANË

ALKÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Alcanna) Bimë e vogël drunore, rrënjët e së cilës përdoren zakonisht për të ngjyer flokët ose për të lyer thonjtë. Alkana e Korfuzit. Alkana e Sharrit. Alkana e përhime. Alkana e verdhë. Alkana ngjyruese. Gjethe alkane. Rrënjë alkane. Lëvore alkane.
2. Boja e nxjerrë nga kjo bimë; këna, rrënja e kuqe. Lyej me alkanë flokët. Bëj tatuazh me alkanë. Pluhur alkane.
Sin.: këna, rrënjëkuqe.

PIKËSOJ

PIKËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjuh. shenjat e pikësimit në një tekstshkruar.
2. Thërrmoj a grimcoj diçka.
3. Zbukuroj një dru duke e gdhendur, qëndis një rrobë etj.
4. Bëj tatuazh.
5. art. Punoj me penelatashkurtra për të krijuar hije të shkallëzuara.

TATUAZH

TATUÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Futjelëkurë me gjilpërë e një ose e disa bojëravepashlyeshme, të cilat formojnë një vizatim, shkronjë a figurëcaktuar për kënaqësi estetike. Ka bërë tatuazhetrup.
2. Shenjë e veçantë a vizatimbëhetlëkurë me anë të një gjilpëre dhe bojëraveposaçme. Me tatuazhkrah (në gjoks, në shpatull, në shpinë). Krah i mbuluar me tatuazhe.

TATUOHEM

TATU/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëj tatuazhetrup, lejoj dikë të më bëjë tatuazhtrup. verë tatuohen shumërinj.

TATUOJ

TATU/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj a i bëj dikujt tatuazhtrup. Tatuoj krahun. Tatuoj gjoksin. Tatuoj dikë. Kishte tatuuar krejt shpinën. I tatuoi një shqiponjë.
2. fig. Ngulitkujtesë. Atë pamje e kamtatuuar në tru.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.