Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TÁG/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT drejt. 1. Autoritet ose e drejtë që ka një njeri a një subjekt për të kryer një veprim të caktuar juridik. Tagër i plotë. Tagër i pjesshëm. Jashtë tagrit të tij. Njeri pa tagër. Nuk është në tagrin e tij. Ka tagër ligjor. Tagrat e qiramarrësit (e qiradhënësit). S’kishte tagër. I dha tagër. Ka tagër të nënshkruajë kontratën. Tagër doganor e drejtë e shtetit për të tatuar mallra me rastin dhe në çastin e kalimit të tyre përtej kufirit doganor.
2. hist. Taksë a tatim. Tagër i lartë (i paligjshëm). Tagra të rëndë (të lartë). Të ardhura nga tagrat. Paguanin (shlyenin) tagrat.
✱Sin.: e drejtë, taksë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë