Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tatoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TAKSOJ

TAKS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR ek., kal. taksë, caktoj taksë për diçka. Taksoj çmimin e mallrave ushqimore. Takson biznesin. Taksoj sendet e luksit.
Sin.: tatoj, tagroj.

TATOJ

TAT/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. Prek, çik, cek. Mjeku i tatoi pulsin.
2. fig. Shikoj se ç’mendje ka dikush; hetoj. Tatoj pulsin e dikujt shoh ku do të dalë, shoh ku e ka qëllimin; e vë në provë dikë, e testoj. I bëri disa pyetje sa për t’i tatuar pulsin.

TATOJ

TAT/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., ek. I vë dikujt tatim, i caktoj dikujt me ligj që t’i japë shtetit një tatim. Tatoj biznesin. Tatojnë tregtarët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.