Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur fitojmë të ardhura, krijima a nxjerrja e të ardhurave. Mjet fitimi.
2. Të ardhurat në para që merr dikush për një punë të kryer; paga e punës. Mori fitim të merituar. Nxjerr fitime.
3. ek. Të ardhurat që krijohen nga mbivlera. Fitimi mesatar. Fitime përrallore.
4. ek. Pjesa e prodhimit e cila del nga rritja e prodhimtarisë ose e rendimentit të punës; shuma që mbetet nga të ardhurat pasi zbriten shpenzimet; kund. humbje. Kompania doli me fitim.
5. Përfitimi që kemi nga diçka, dobi; leverdi; kund. humbje. Ajo punë i solli fitim.
6. Fitore. Festoi fitimin e merituar.
7. ek. Tatimfitimi. Tatimi i fitimit tatimi i detyrueshëm që shteti u merr personave privatë a kompanive sipas të ardhurave.
✱Sin.: përfitim, dobi, leverdi, qar, fitore.
TATIMFITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Tatim i detyrueshëm që një subjekt ose një njësi ekonomike i paguan shtetit sipas shumës së përgjithshme të të ardhurave të tatueshme; tatim mbi fitimin. Norma e tatimfitimeve. Këstet e tatimfitimeve. Pagoi tatimfitimet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë