Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tatim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKCIZË

AKCÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fin. Taksë detyrimi jo e drejtpërdrejtë për qarkullim mallrash; taksë e veçantë për mallracaktuara (si karburantet, duhani, pijet alkoolike, kafja, mielli, kripa etj.), si dhe për disa shërbime, si burim të ardhurash për buxhetin e shtetit, për të kufizuar përdorimin e produktevedëmtojnë shëndetin ose mjedisin si dhe për të nxitur përdorimin e mallrave alternative. Akciza për derivatet e naftës. Akciza minimale. Ligji mbi akcizat. Heqja (ulja) e akcizave. Akciza e cigareve. Akciza për mallra të luksit. Akcizë e redaktuar. Vendosje e akcizës. Paguaj akcizën.
Sin.: mbitaksë, taksë, tatim.

HARAÇPAGUES

HARAÇPAGÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. hist. Shteti që i paguante haraç një shteti tjetër, kur mundej prej tij a kur pranonte t'i nënshtrohej atij.
2. fig., iron. Shtetas ose sipërmarrëspaguan një taksë për të ardhurat ose fitimet që ai zotëron ose nxjerr, ai që paguan tatim mbi fitimin.kurriz të taksapaguesve.
Sin.: taksapaguesi, tatimpaguesi, tagrapaguesi.

HARAÇPAGUESE
MBLEDHSHËM

MBLÉDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb.mblidhet ose që mundmblidhet; kund. i pambledhshëm. Thikambledhshme. Tatim i mbledhshëmkohë. Borxhembledhshme.

TAGËR

TÁG/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT drejt. 1. Autoritet ose e drejtë që ka një njeri a një subjekt për të kryer një veprimcaktuar juridik. Tagër i plotë. Tagër i pjesshëm. Jashtë tagrit të tij. Njeri pa tagër. Nuk është në tagrin e tij. Ka tagër ligjor. Tagrat e qiramarrësit (e qiradhënësit). S’kishte tagër. I dha tagër. Ka tagër të nënshkruajë kontratën. Tagër doganor e drejtë e shtetit për të tatuar mallra me rastin dheçastin e kalimittyre përtej kufirit doganor.
2. hist. Taksë a tatim. Tagër i lartë (i paligjshëm). Tagrarëndë (të lartë). Të ardhura nga tagrat. Paguanin (shlyenin) tagrat.
Sin.: e drejtë, taksë.

TATIM

TATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET ek. Caktim me ligj nga ana e shtetit i një detyrimi në të holla ose jo; taksë që i paguhet shtetit nga shtetasit, nga sipërmarrjet etj. për të ardhurat ose për fitimet e tyre; pagesë e detyrueshme me ligjbëjnë personat fizikë e juridikë të një vendifavorbuxhetitshtetit, në bazë të të ardhurave ose të pasurisëkanë, të konsumitmallrave e të shërbimevepërfitojnë. Caktimi i tatimeve. Përjashtim nga tatimet. Tatim për frymë. Përjashtim nga tatimi. Tatim mbi fitimin (Tatim fitimi) (ek.) shumë e detyrueshme parash që i paguhet shtetit nga një subjekt ose nga një ndërmarrje, në bazë të të ardhuravepërgjithshme. Tatim mbi kapitalin. Tatim mbi xhiron. Tatimetërthorta. Tatimedrejtpërdrejta. Drejtoria e përgjithshme e tatimeve. Zyra e tatim-taksave. Tatimet paguhenbazë të të ardhurave ose të fitimeve që realizohen dhe mallravekonsumohen. Tatim mbi vlerën e shtuar (tvsh) (ek.) pagesë jo e drejtpërdrejtë nga konsumatori mbi konsumin. Tatim mbi xhiron pagesë e detyrueshmederdh subjekti tregtarbuxhetin e shtetit sipas xhiros; Tatimnatyrë ardhuramblidhen si prodhime bujqësore, blegtorale etj. në vend të të hollave. Tatimet dhe taksat e drejtpërdrejta pagesallogariten mbiardhurat, fitimet, pasuritë e paluajtshme dhe shërbimet publikepersonave fizikë e juridikë dhe duhenderdhënbuxhetin e shtetit po prej tyre; tatimi mbiardhurat, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi pasurinë (pronën) etj. Tatimet dhe taksattërthorta tatimi mbi vlerën e shtuar, taksa doganore, akciza, etj.

TATIMFITIM

TATIMFITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Tatim i detyrueshëm që një subjekt ose një njësi ekonomike i paguan shtetit sipas shumëspërgjithshme të të ardhuravetatueshme; tatim mbi fitimin. Norma e tatimfitimeve. Këstet e tatimfitimeve. Pagoi tatimfitimet.

TATIMPAGUESE

TATIMPAGÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET ek. Ajopaguan tatim.

TATOHEM

TAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vendosin a më caktojnë tatim. Kompanitë fitimprurëse tatohen. U tatuan rëndë.
2. pës. e TATÓJII.

TATOJ

TAT/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., ek. I vë dikujt tatim, i caktoj dikujt me ligj që t’i japë shtetit një tatim. Tatoj biznesin. Tatojnë tregtarët.

VERGJI

VERGJÍ,~A f., hist. Taksapaguhej për banesën, për dyqanin etj. Vergji e rëndë. Paguanin vergjinë.
Sin.: tymjake, taksë, tatim, tagër, pashtrak.

VLERË

VLÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shuma e të hollaveshpreh sa vlen diçka (një send, një mall a një punë); çmimi. Vlera e një sendi. Vlera e ditëspunës.
2. ek. Puna e domosdoshmeharxhohet për prodhimin e një malli. Vlera e mallit. Vlera e këmbimit (e përdorimit). Ligji i vlerës. Tatimi mbi vlerën e shtuar është tatimpërqindje mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve dhe bëhet i pagueshëm, pasiparë zbritet TVSH që rëndon drejtpërdrejt, elementet e kostos së mallrave dheshërbimeve.
3. E mira, dobia e rëndësia që ka diçka për shoqërinë, për njerëzit a për kafshët. Vlerë ushqyese. Vlerë shoqërore. Vlerë njohëse (edukuese). Vlera e letërsisë. Vlera e një romani (e një vepre). Humbet vlerën. I bie vlera. Ia rrit vlerën. Ia di vlerën. Me (pa) vlerë.
4. zakon. sh. Sende e pasuriçmueshme për një popull ose për një vend; të mirat e jetës materiale a shpirtërore që ka grumbulluar njerëzimi ose që arrihen me zhvillimin e mëtejshëmshoqërisë; pasuri. Vlera kombëtare. Vlera materiale. Vlera shpirtërore (kulturore, letrare, artistike, estetike, historike). Ajo vepër nuk ka vlerëlartë artistike. Vlerat e popullit. Krijues i vlerave të mëdha.
5. mat., fiz. Masë e një sasie a e një madhësiendryshueshme. Vlerë e njehsuar. Vlerë e përafërt. Vlerë absolute. Vlera mesatare. Vlerë numerike. Vlera e shprehjes numerike. Vlera e forcës.
6. spec. Cilësia dalluese e diçkaje, vetia e diçkaje. Vlera fonetike.
7. muz. Zgjatja relative e një note, e një pushimi a e një toni muzikor. Vlera e notave. Ka vlerën e dy notave (e një pushimi).
Sin.: vleftë, çmim, dobi, peshë, masë, cilësi, veti, notë.
I ra vlera (dikujt) humbisytë e të tjerëve, nuk është më aq i vlefshëm, nuk e nderojnë si më parë, s’ia kanënevojën ose nuk është më aq i fuqishëm; kund. iu rrit vlera. Ia di vlerën (dikujt a diçkaje) e çmoj shumë dhe e ruaj me kujdes a e mbroj (dikë a diçka); ia kam nevojën, e kërkoj. Iu rrit vlera (dikujt) e nderojnëshumë se më parë, ka fituarsytë e të tjerëve; ia kanëshumë nevojën ose është bërë më i fuqishëm e më i kërkuar; kund. i ra vlera.

VOJSHTI

VÓJSHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet. Taksë doganore. Dëftesë vojshtie dëftesë doganore.
Sin.: taksë, tatim, detyrim, e dhënë, tagër, rëndesë, vërgji, pashtrak.

XHELEP

XHELÉP,~I m. sh. ~E, ~ET hist. Tatimkohën e pushtimit osmanpaguhej për bagëtinë. Jepnin xhelepin. U kërkonin (u merrnin) xhelepin.

XHIRO

XHÍRO,~JA f. sh. ~, ~T 1. Rrotullim i gomave etj. të një makine, të një motori etj. Xhirot e rrotës. Bën xhiro makina i rrotullohen gomatvend makinës dhe nuk ecën.
2. fin. Sasia e mallraveshet një njeri ose sipërmarrje tregtare brenda një kohecaktuar, e shprehur në të holla; qarkullim. Xhiro ditore (mujore). Xhiro e përgjithshme. Xhiroja e mallrave. Xhiro e të hollave. Plani i xhiros. Vëllimi i xhiros. Tatim mbi xhiron. Bën xhiro.
3. ek. Qarkullimibëjnë në një sipërmarrje lëndët e para dhe mjetet e tjera për të nxjerrë një prodhimgatshëm. Fondet e xhiros lëndët e para, ato ndihmëse e të tjerat dhe prodhimet ende të papërfunduara, që ka një sipërmarrje. Mjetet e xhiros fondet e qarkullimit dhe fondet e xhirimit të një ndërmarrjeje.
4. bised. Shëtitje. Bëj xhiro shëtitrrugë a në bulevard, i bie tutje e tëhu bulevardit.
Sin.: qarkullim, shëtitje, rrotullim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.