Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tas”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMASHIRË

AMASHÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [AMASHÍR,~I m. sh. ~A, ~AT] krahin. Tas; pjatë e thellë.

ASHURE

ASHÚR/E,~JA f. sh. ~E ~ET 1. gjell. Ëmbëlsirëpërgatitet me grurëzier e me sheqer, me arra, bajame, rrushthatë, kanellë etj. Bëj ashure. Gruri i ashures. Një tas ashure. Ashure me qumësht. Ashure dasme.
2. fet., vjet. Një ditë e caktuar në kalendarin mysliman, e cila sipas legjendës kremtohej si ditë zie nga bektashinjtë. Dita e ashures.

BAHUQ

BAHÚQ,~E mb. 1. Tullac. Me kryet bahuq.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Ishin të thinjurit dhe bahuqët.
Sin.: tullac, kokëtullë, flokërënë, i shogët, shogan, shog, tullë, tas, kokëzhveshur, kokëzbathur, kryecullak, qeros.

BALTORE

BALTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë prej balte (qyp, tas, tavë, shtambë etj.); balturinë. Baltore për gjellë (për ujë). Grumbull me baltore.
2. Poçeri. fshat kishte dy baltore.
3. Baltishtë. Nuk mbillet gruribaltore.

BALTË

BÁLT/Ë,~A f. 1. Dhe i përzier me ujë, tokë e qullët zakonishtfushë, nëpër udhë etj.; llucë, ledh, lym, tinë. Baltë e kuqe (e zezë). Baltë e bardhë deltinë e bardhemepërdoret për të larë kokën. Baltë shtambash deltinë e kuqe për të bërë enë balte. Baltë e madhe. Baltë vjeshte. Ngjyrë balte. Vend me baltë. Këpucë me baltë. Bëhet baltë. Bëhem me baltë. Zë baltë (udha). Lyej me baltë. Eci nëpër baltë. Bie (ngec) në baltë. Fshij baltën. E squllët si baltë. Fusha na bën baltë, mali bën furtunë, / Pritmë djalo, pritmë, sa të rritem unë. (folk.). Kali i huaj të lë në baltë. (fj. u.). Nuk i bie vlera floririt se hidhetbaltë. (fj. u.). I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (fj. u.). Kur të bie gomaribaltë, lloj-lloj rrugëshkallëzojnë. (fj. u.). Sa ka kosherja mjaltë, të gjithëbëhen baltë. (fj. u.).
2. edhe sh. ~A, ~AT; ~ËRA, ~ËRAT Vend me dhèpërzier me ujë; copë dheu e njomur ose stërpikë uji e përzier me dhè. Pastroj baltërat. Heq baltat. Shkoq baltën.
3. Dhe (zakonisht deltinë) i përzier me ujë, i ngjeshur e i mbrujtur për të bërë enë, tulla etj., ose për të lyer murin. Baltë e pjekur. Baltë shtambash. Enë (poçe, tas) balte. Kandil balte. Mur me baltë. Kasolle prej balte. Gatuaj (përziej) baltën. Lyej me baltë.
4. Tokëpërgjithësi; truall, dhè; poet. toka mëmë, atdheu. Balta jonë. Balta arbërore. Ka lindurkëtë baltë.
5. Lëndë e butë si brumëpërdoret për punëndryshme; lënda me të cilën është bërë një gjë; fig. brumë. Baltë xhamash lëndë si brumë për të zënë anët e xhamave. Baltë dylli dyllë i zbuturpërdoret për të bërë qirinj. Unazë me baltëkeqe.
6. Lymi i disa ujërave mineralepërdoret si mjet kurimi. Baltë llixhe. Banjë me baltë.
7. edhe sh. ~ËRA, ~ËRAT Mbeturina të një lëngukullojnëfund; fundërri, llum, llurbë; papastërti që zë diçka, zgjyrë. Baltë kafeje. Baltë vaji. Baltë duhani. Balta e kokës. Baltë veshi. Baltë dhëmbësh. Balta e dyfekut. I pastroj baltën çibukut (llullës).
8. fig. Formimi a përbërja e dikujt, brumë. Është nga e njëjta baltë.
9. fig., keq. Send a njeri pa vlerë; diçkakushton fare lirë. U baltë dikush a diçka.
10. edhe sh. ~ËRA, ~ËRAT fig., keq. Diçka e ndyrë, ndyrësi, diçka e pandershme. Baltërat e shekujve. Balta e turpit. Pastroi baltërat.
Sin.: llucë, llum, lym, lyshtër, ledh, lerë, lëtyrë, llubatë, llapërçinë, lloç, llome, llomështi, llurbë, llurbëtirë, muzgë, tinë, fundërrinë, fundërri, zgjyrë.
Ai *mur atë baltë do përçm. Ajo baltë për atë mur është përçm. ka gjetur shoku-shokun, janë të një brumi, si njëri, si tjetri; gjeti tenxherja kapakun; sipas kokës edhe festen. Baltë e dobët. 1. Njeri i dobët nga trupi, që nuk u qëndron dot sëmundjeve, lodhet shpejt etj. 2. keq. Njeri i pakarakter; njeri i paqëndrueshëm, që thyhet shpejt; njeri i lëkundshëm. Baltë e ngjitur keq. njeri i mërzitshëm, që të ngjitet nga pas e nuk të shqitet. Baltë e vjetër njeri me përvojëmadhepunë dhe i rrahur nga jeta; ka pirë ujë në shumë burime (kroje); (është) ujk i vjetër (plak). Baltë e Zotit (e Perëndisë) njeri i thjeshtë, si gjithëtjerët, dikush që nuk ka asgjëveçantë ngatjerët; njeriu me të mirat dhemetat që ka. U baltë (dikush). 1. shih u dhè (dikush). 2. I ra vlera fare; u llucë. Iu baltë (dikujt) iu përul shumë, i vete pas i nënshtruar e i poshtëruar; i lëpihet; u baltë (e pluhur); iu lepitkë; iu opingë; iu bajgë bised.; i lëpin (i puth) këmbët. U baltë e bardhë (dikush) shih u baltëfytyrë (dikush). I bëhet balta *flori (dikujt). U baltëfytyrë (dikush) u zverdh, u zbeh shumë (nga frika, nga tronditja); u dhè (dikush); i ra çehrja e vdekjes (dikujt); iu zbardh buza (dikujt). Iu baltë pas këpuce (dikujt) keq. iu ngjit shumë dikujt sa e mërziti, nuk i ndahet fare, i shkon gjithnjë pas; iu bajgë pas opinge bised.; iu baltë; iu lepitkë; i lëpin (i puth) këmbët. Bëhem baltë e pluhur shkatërrohem krejt; shpartallohem; përulem përpara dikujt, i nënshtrohem tërësisht, bëj çdo gjë që do ai pa asnjë kundërshtim; i bëhem urë (e vig) (dikujt). Bën baltë (dikush) tall. rri kot, rri pa punë ose merret me diçkapadobishme; trazon baltën me shkop; tund (luan) derën; numëron qimet e postiqes; vret (numëron) miza. E bëri baltë (diku) ka shkuar dendur te dikush, e ka tepruar me hyrje-daljeshpeshta; e bëri kalldrëm përçm. S’të bën baltë (diçka) është e nevojshme, duhet, s’të prish punë po ta kesh a të ruash. E bëri baltë e pluhur (dikë a diçka) e shkatërroi; e shpartalloi; e bëri pluhur (e hi). Bën baltë pa shi (dikush) tall. krijon probleme e shqetësime edhe kur s’ka shkak ose arsye, grindet kotkoti. Bën baltën e nuk bën vorba (dikush) nuk e çon derifund një punë, e lë diçka në mes; mbjell e nuk korr. E bën mjaltin baltë (dikush) është i keq nga shpirti e të prish çdo gjë, gëzimin, jetën e mirë, nderin, të vërtetën etj.; e bënbardhënzezë. E bëra rrugën baltë shkoj e vij tutje-tëhu për të mbaruar një punë, veteshumë vende për të njëjtën gjë; sillem rrotull sa andej-këtej për të zgjidhur diçka, sorollatem varavinga; bëj çap e jak; hip e zbrit. Ra në baltë (dikush). 1. U fut padashur në një gjendjekeqe, ra në rrethanavështira, ka ngecur në një punë. 2. I ra vlera; nuk ka forca e mundësi për diçka; ra në llum; ra në batak; ra në moçal; kund. doli (u ngrit) nga balta. Çan baltën për të tjerët (dikush) punon me gjithë fuqitë, derdh djersë e mundohet për botën; i vë gjoksin (diçkaje). Doli (u ngrit) nga balta (dikush) doli nga një gjendje e vështirë, e prapambetur ose poshtëruese; shpëtoi nga një hall, nga një vështirësi a nga një e keqe; doli nga bataku; kund. ra në baltë. *Floribaltë (në pleh). Hëngri baltë (dikush) përçm. 1. Është munduar shumëjetë; ka rrojtur me të keq, ka vuajturvarfëri; u rropat. 2. mospërf. Vdiq; hëngri dhè; kafshoi (zuri, hëngri) gjuhën. Ha baltë me dhëmbë (dikush) vuan shumë, heq keq, u rraskapit (në jetë a në një punë); heq pikën e zezë; heq gurin e gjakut. Hedh baltë (mbi dikë a mbi diçka) e poshtëron duke shpifur, e përlyen, e njollos, ia nxin emrin e mirë; i hedh lerë (dikujt a diçkaje); i hedh gurë (dikujt); i lë hijezezë (dikujt a diçkaje). E hedhbaltë (diçka) keq. e hedh poshtë si diçka pa vlerë, e flak; e shkel me këmbë. S’është baltë për tjegulla (dikush) mospërf. nuk ka fuqi a zotësi për të bërë diçka, nuk ka vlera për diçkamirë. E kam gojën baltë kam një shijekeqegojë; më është pështirosur goja. Me *këmbë balte (argjile). E la në baltë (dikë). 1. E la në vështirësi kur duhej ta ndihmonte, nuk i dha ndihmënpriste; i doli i pabesë dhe e braktisirrethanavështira; e la në llucë; e la në batak; kund. e nxori (e ngriti) nga balta. 2. Ia kaloi një tjetri, ishte më i aftë, më i zoti a më i fuqishëm se ai; qëndron shumëlart se një tjetër. Nuk i la baltë nën thua (dikujt) ia zbuloigjithametat, veset, hilet, gabimet etj.; s’i la gjë pa ia thënë; ia nxoripalarat (në shesh). U lëshon baltë varreve (dikush) përçm. është njeri shumë i lig, nuk i lë të qetë edhevdekurit; nxjerrvdekurin nga varri; ia ka shitur shpirtin shejtanit keq. Nuk mban baltëvesh (dikush) është shumë i ndërgjegjshëm e i çiltër, nuk duron dot dyshimekota mbi vete; e thotë hapurvërtetën. Mbeti (ngeci) në baltë (dikush) ka mbetur në një gjendjekeqe, nuk i kapërcen dot vështirësitë e pengesat, nuk del dot nga gjendja e vështirë; mbeti (ngeci) në llucë; mbeti (ngeci) në moçal; mbetizall. Mbuloi balta baltën përb. thuhet kur vdes një njeri i keq, i pavlerë a i poshtër, që ka bërë shumëliga (në kuptiminmirë bërivdiq!”). E nxori (e ngriti) nga balta (dikë) e ndihmoi që të dilte nga gjendja e vështirë, e shpëtoi nga një vështirësi, nga një hall a nga një e keqe; e nxori (e ngriti) nga lluca; e nxori nga bataku; kund. e la në baltë. Nuk e nxjerr *gomarin nga balta (dikush). I qëroi baltën e thoit (dikujt) ia nxoripalarat; s’i la gjë pa thënë e pa bërë; ia numëroi një e për një të gjithakëqijat. Trazon baltën me shkop (dikush) nuk ka punë e rri kot ose bën diçkapadobishme; bën baltë; tund (luan) derën; vret (numëron) miza; numëron qimet e postiqes; kërcet gishtërinjtë. I zuri thoi baltë (dikujt) filloi ta marrë veten nga ana ekonomike, nisidalë nga gjendja e keqe; doli mbi ujë1 (dikush); dolisipërfaqe (dikush).

BISHTARE

BISHTÁR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Bishtarak1.
2. Xhezvja e kafesë; tas me bishtgjatë. Bishtare me ujë të vakët.
3. bot. Dardhë me madhësi mesatare e me bishtgjatë.

BLUDË

BLÚD/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Kupë a tas druri për të pirë ujë ose për të ngrënë; enë druri me dy pjesërrumbullakëta, ku bariu mbyll dhallin, gjizën etj. për ushqimin e ditës. Mish i gjallëbludë. Një bludë kafe. S’ka as leshfurkë e as përsheshbludë (dikush) është shumë i varfër.

BUTAC

BUTÁC,~II m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Çanak i drunjtë. Butac me ujë. Përsheshbutac.
2. Shportë e vogël prej lëvoreve të drurit, që përdoret për të mbledhur dredhëza; borokaçë.
Sin.: misur, sahan, mashkull, tas, kupë, sqyre.

DASMË

DÁSM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT etnogr. Festëbëhet me rastin e martesës, e shoqëruar me një ceremonigëzueshme. Dasmë e madhe (e thjeshtë). Zakonet e dasmës. Këngë dasme. Ftesë dasme. I zoti i dasmës. -dasmëdjalit (të vajzës)! (ur.). -dasmë të të pamartuarve! (ur.) Bëj dasmë. Ftoj për dasmë. -ngrënçim dasmën! (ur.). Atje ku bëhet dasmë e madhe, merr lugëvogël! (fj. u.). Po dëgjove daullen, dasmën e ke prapa (te dera.) (fj. u.). Mos rri si nusjadasmë. (fj. u.). S’bëhet dasmë pa nuse (fj. u.). 2. Dita kur bëhet kjo festë. Dita (java) e dasmës. Në shtator ka shumë dasma. - Kur e ka dasmën? Shkojdasmë.
Bëj dasmë e festoj me gëzimmadh diçkamezi e pres; jam në gaz e hare. E bën dasmën me një *këngë (dikush). Dasmë pa aheng. 1. Punëcilës i mungon gjëja kryesore, ajo që e karakterizon dhe i jep lezet. 2. shih gjellë pa kripë. Dasmë minjsh (diku) tall. rrëmujë e madhe; ngjarje a mjedis me rrëmujë e zhurmë, ku secili nuk di kush është e çfarë po bën; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i paridytin. Ç’t’u desh dasma në Karbunarë! iron. pse ia hyre kësaj pune që nuk e bën dot; pse u ngatërrovekëtë çështje që nuk të takon e që të prish punë. Gjetkë *daullet e gjetkë dasma. I kërcen *arusha në dasmë (dikujt). Kërcen pas dasme (dikush) është shumë i vonuar për një punë, kujtohet vonë për diçka, nuk e bënkohën e duhur; nis vallen kur pushon daullja; (është) si kofini pas së vjeli (pas të vjelave); (është) pushkë pas lufte; vjen pas pilafit. dasmën e shkon për shkarpa (dikush) lë një punërëndësishme a të ngutshme e merret me një punëparëndësishme, jo të domosdoshme e jo të ngutshme; nuk i vlerëson drejt gjërat; lë të vdekurin e shkon dasmë; lë zanatin e zë zurnanë. Lë *të vdekurin e shkondasmë (dikush) keq. E prish dasmën për një *limon (dikush). Ta prish dasmën për një tas çorbë (dikush) shih e prish dasmën për një limon (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.