Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TARTARÓS/EMI jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv., vet. v. III Thartohet, tharmëtohet. U tartaros gjella u thartua. U tartaros vera u uthullua.
2. vetv., vet. v. III Prishet, dëmtohet diçka. U tartaros telefoni (radioja).
3. fig., vetv. Nuk më vjen mirë; prishem, thartohem në fytyrë, vrenjtem. Pse tartarosesh? U tartaros keq. Pse ishte tartarosur, ashtu? pse rrinte sikur i ishin mbytur gjemitë?
4. pës. e TARTARÓSI.
TARTARÓSURI (i, e) mb., bised. 1. Që është thartuar. Verë e tartarosur. U nxori verë të tartarosur. Brumë i tartarosur.
2. fig. Që është vrenjtur (ngrysur, mrrolur) në fytyrë. Me fytyrë të tartarosur.
TARTARÓSURII (i, e) mb., bised. Që është prishur (dëmtuar). Televizor i tartarosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë