Fjalori

Rezultate në përkufizime për “taraks”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TARAKSEM

TARÁKS/EMI jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Llahtarisem, tromaksem, tmerrohem, tronditem. U taraksën nga bubullimat dhe gjëmimi shurdhues. U taraks se iu duk si fantazmë.
2. pës. e TARÁKSI.
Sin.: llahtarisem, tmerrohem, lebetitem, trembem, tromaksem, tronditem.

TARAKSEM

TARÁKS/EMII jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Çlodhem, prehem, qetësohem. Nesër do ta bëjë pushim, që të tarakset.
2. vet. v. III I bie forca ose vrulli; qetësohet, reshtet. U taraks shiu (bora, breshëri).
Sin.: çlodhem, prehem, qetësohem, rehatohem, reshtet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.