Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ARRAKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv., vet. v. III Shkëputet nga tufa dhe endet vetëm nëpër kullotë, shpërndahet sa andej e këtej, në mënyrë të çrregullt. U arrakatën dhitë malit.
2. vetv. Endem poshtë e përpjetë, pa u mbledhur në shtëpi a për punë, nuk arrij të rehatohem, tarashkatem; bëhem bredharak. Arrakatem sa në shtëpi, sa në oborr.
✱Sin.: shpërhapem, shpërndahem, hapërdahem, përndahem, hallakatem, tarashkatem, shkapërdahem, shkapërderdhem, sorollatem, vërdallosem, tarahitem, tarahendet.
TARAHÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. Sillem rrotull pa ndonjë punë, tarahitem. Tarahendet gjithë kohës rrugëve.
✱Sin.: sillem, vërdallosem, sorollatem çobanoj, kapistallem, hallakatem, varavingem, tarahitem, endem, bredh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë