Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VULÓSUR (i, e) mb. 1. Që është vulosur. Shkresë e vulosur. Zarf i vulosur. Testament i vulosur. Derë e vulosur.
2. Që i është vënë një shenjë a një damkë, i damkosur. Drurët e vulosur. Parcelë e vulosur.
3. Që është mbyllur mirë me diçka, që i është vënë tapa, shtupa etj.; i zënë. Bucelë e vulosur. I ka veshët të vulosur.
4. bised. Që ka përfunduar, që është vendosur përfundimisht, i bitisur. Çështje e vulosur. Punë e vulosur. Quaje të vulosur (për një punë) quaje të mbaruar.
5. Që është shënuar në mënyrë të dukshme me vulë mbi produktet shtazore ose mbi ambalazhet e tyre pas kontrollit veterinar, që tregon lejen për konsumim ose moskonsumim të tyre. Mishi i vulosur. Bulmet i vulosur. Ambalazh i produkteve shtazore i vulosur. Produktet shtazore të vulosura.
✱Sin.: i damkosur, i zënë, i mbyllur, i shtuposur, i taposur, i dyllosur, i mbaruar, i përfunduar, i bitisur.
♦ Bletë e vulosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë