Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tamponuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TAMPONOJ

TAMPON/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek. Fshij, pastroj me tampon. Tamponoj një plagë me garzë. Plagë që duhet tamponuar.
2. zyrt. Vë tampon, vulos. Tamponon një dokument (një autorizim, një pasaportë).
Sin.: fshij, pastroj, vulos.

TAMPONUAR

TAMPONÚAR (i, e) mb. 1. është i zënë a i mbyllur me tampon, që i është vendosur tampon, i shtupuar, i taposur. Enë e tamponuar.
2. mjek. Që është tamponuar. Plagë e tamponuar e pastruar me tampon.
3. zyrt. është vulosur. Dokument i tamponuar.
Sin.: i fshirë, i pastruar, i vulosur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.