Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QUMËSHTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bot. Bimë barishtore me lule të vogla, të verdha, të mbledhura tufë, kërcelli i së cilës nxjerr një lëng të bardhë si qumësht; rryell. Qumështore e bukur. Gjethet (lulet) e qumështores.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje bimësh. Qumështore e egër. Qumështore e kuqe. Qumështore e shkurtër. Qumështore gjethegjerë. Qumështore katërgjethëshe. Qumështore e verdhë. Qumështore shumëngjyrëshe. Qumështore brinore. Qumështore e dyllit. Qumështore e kënetës. Qumështore e malit. Qumështore e shkretëtirës. Qumështore heshtake. Qumështore katërkëndëshe. Qumështore mbështjellëse. Qumështore selvi. Qumështore vajëse. Lule qumështore.
3. Punishte për përpunimin e qumështit. Punonte në qumështore.
4. astron. Udha e Qumështit, Kashta e Kumtrit. E shikonte me vëmendje Qumështoren.
>✱Sin.: ndryshkull, lulequmështore, luleradhiqe, luleshurdhë, tamblatore, kashtull.
TAMBLATÓRE mb. vet. f. Që jep shumë tambël, tamblore, qumështore. Lopë (dhi) tamblatore.
TAMBLAÇÓKE mb. f. Që jep shumë qumësht, tamblatore. Lopë (dhi) tamblaçoke.
TAMBLÓRE mb. Tamblatore. Lopë (dhi) tablore.
TAMBËLÇÁK,~U m., bot., krahin. 1. Qumështore. Gurishtë, gërdhatë, arë me tambëlçak. Mbushi një trastë me tambëlçak.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë të këtij lloji. Tambëlçak i arave tamblatore. Tambëlçak i butë rrëshyell. Tambëlçak i egër pulith. Tambëlçak i hidhët ndryshkull. Tambëlçak i saritë tamblagjak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë