Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tallazon”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DALLGËZON

DALLGËZ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Bën dallgë, ka dallgë. Dallgëzon deti.
2. fig., jokal. Lëviz dallgë-dallgë. Gruri dallgëzon. Turma dallgëzonte.
3. kal. Bën që të ketë dallgë, e bën me valë. Era e dallgëzoi detin.
Sin.: valëzon, tallazon, valëvit, tund.

TALLAZIT

TALLAZÍT vep., ~I, ~UR kal., vet. v. III Dallgëzon, tallazon1, 2.

TALLAZOHEM

TALLAZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Ngre tallaz, bën dallgë, dallgëzon. Tallazohet deti (oqeani). Deti u tallazua.
2. vetv., vet. v. III Lëkundet, tundet; vjen valë-valë, vjen me tallaze. Bova tallazohej mbi sipërfaqen e ujit.
3. fig., vetv. Shqetësohem, tronditem shumë. Iu tallazua zemra u trondit, u shqetësua shumë.
4. pës. e TALLAZÓN.
Sin.: tallazon, dallgëzon, lëkundet, tundet, shqetësohet, tronditet.

TALLAZON

TALLAZ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR vet. v. III 1. kal. Ngre tallaze, ngre dallgë, bën që të ngrihen tallaze (dallgë). Era (furtuna, tufani, tajfuni) tallazon detin.
2. jokal. Bën tallaze, dallgëzon. Tallazon deti (oqeani). Tallazon si i tërbuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.