Fjalori

Rezultate në përkufizime për “talk”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PUDËR

PÚD/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Lëndë si pluhur me erë të mirë, që përdoretkozmetikë. Pudër për fytyrë. Pudër për fëmijë. Kuti pudre. Shtresë pudre.
2. mjek. Bar si pluhurpërdoretmjekësi. Pudër talk (sulfamid). Pudër këmbësh.
3. Diçka e bluar shumë imët, pluhur i imët. Pudër sheqeri.

TALKOHEM

TALK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pudrohem me talk; lyhem me talk, bëhem me talk.
2. pës. e TALKÓJ.
Sin.: pudrohem, pudrosem.

TALKOJ

TALK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Talkos. Talkoj foshnjën.

TALKOS

TALKÓS vep., ~A, ~UR kal. Pudros me talk; lyej me talk. Nëna talkos fëmijën.
Sin.: pudros.

TALKOSEM

TALKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Pudrosem me talk; lyhem me talk.
2. pës. e TALKÓS.
Sin.: pudrohem, talkohem.

TALKOSJE

TALKÓSJ/E,~A f. Pudrosje me talk, lyerje me pudër talku, talkim. Talkosja e foshnjës.
Sin.: pudrosje, talkim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.