Fjalori

Rezultate në përkufizime për “talër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KADE

KÁD/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vozë prej druri me kapakshërben për të mbajtur a për të ruajtur bulmetin, turshinë etj.; tinar, talër. Kade për djathë. Mbush kaden.
2. Lug mulliri; boçkë.
3. fig., mospërf. Njeri shumë i shëndoshë.
Sin.: tinar, talër, vozë, boçkë.
E bëri barkun kade (dikush) keq. shih e bëri barkun hambar (dikush) keq. I ushtojnë kadet (dikujt) shih i ushtojnë hambarët (dikujt).

KORBULL

KORBÚLL,~A f. sh. ~A, ~AT Kade prej druri, talër për bulmet. Djathi ruhetmirëkorbull.
Sin.: kade, talër.

TALËR

TÁLËR,~I m. sh. ~E, ~ET Vozë e madhe e hapur, me fund më të gjerë se gryka, që përdoret për djathë, për ullinj, për turshi ose për të shtypur rrush; kade, tinar. Talër me djathë (me gjizë, me turshi, me bërsi).
Sin.: kade, tinar, fuçi, vozë, but, korbull.

TINAR

TINÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vozë e madhe drurinxë 50-60 kg, me fundgjerë, që vjen duke u ngushtuar sipër dheshërben për të mbajtur djathë, gjizë, gjalpë, turshi, ullinj etj., talër; kade. Tinari i djathit (i gjizës, i turshisë). Vë (shtie) në tinar. Kishte mbushur dy tinarë me ullinj vajës.

TËRMOS

TËRMÓS,~I m. sh. ~A, ~AT Enë (sheke, kade, talër) djathinxë deri në 10 kg.

VOZË

VÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Enë druri e madhe, e rrumbullakët e me barkgjerë, që ndërtohet me dërrasapërkulura e të shtrënguara me rrathë hekuri dhepërdoret për të mbajtur bulmet, verë, turshi etj.; sasia e lëndës sa nxë një enë e tillë. Dërrasë për vozë. Vozë djathi. Vozë vere. Vozë me rrush. Reparti i vozave. Dru voze. Hedhvozë. Rrathë vozash. Mbush (zbraz) vozën. Vozaxhiu i mirë bën vozaforta, të mëdha e të bukura. Gjëmon voza që s’ka verë (që është bosh) (f. u.).
Sin.: vozgë, fuçi, but, kade, talër, tinar, varelë, kadishtë, kade.
U vozë (*fuçi) (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.